Mendime
Florim Zeqa: Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!
E premte, 29.03.2024, 08:51 PM
Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shprehur
në mënyrën figurative, nuk është që jam pro-pushtetit dhe kundër opozitës, por
jam pro-të mirës dhe kundër të keqës. Jam pro-të mirës për faktin se e mira
ngadhnjen çdo herë ndaj të keqës. Jam pro-të vërtetës dhe kundër gënjeshtrës
sepse e vërteta çdo herë e mund gënjeshtrën me këmb të shkurtëra.
Kthimi i besimit,
objektiv i çdo politikani të ndershëm
Degradimi
i një shoqërie njerëzore fillon nga mosrespektimi i vlerave, vazhdon me
abuzimin e pushtetit nga ana e politikanëve të papërgjegjshëm dhe kulmon me
zhvatjen dhe vjedhjen e buxhetit të shtetit.
Angazhimi
im në politikë për qëllim ka jo interesin personal, por ka mbrojtjen e
interesit të përgjithshëm të qytetarëve (mërgimtarëve) pa dallime partiake,
fetare apo ideologjike.
Thënë
ndryshe, angazhimi im në politikë për qellim ka materializimin e ideve dhe
projekteve disa vjeçare për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për
arritjen e barazisë qytetare pavarësisht bindjeve politike apo pikëpamjeve
ideologjike.
Kthimi
i besimit të qytetarëve në shtetin e Kosovës, përkatësisht në kthimin e besimit
në institucionet publike dhe shtetërore duhet të jetë objektiv dhe qëllim i çdo
politikani në të dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale).
Nuk është punë e lehtë
dhe e shpejt kthimi i besimit tek qytetarët me shpresa të humbura
Por,
kjo nuk është e pamundur. Me transparencë dhe llogaridhënje, me sinqeritet dhe
dashuri ndaj vendit kthehet edhe besimi i qytetarëve.
E
themë këtë për faktin se, politikanët që e duan me shpirtë dhe zemër shtetin
sikurse shtëpinë e tyre nuk e vjedhin buxhetin e shtetit. Politikanët që i duan
dhe i trajtojnë qytetarët e vendit njëjtë dhe në mënyrë të barabart sikurse
anëtarët e familjes së tyre, jo vetëm që nuk e lënë anash interesin e
popullatës, e vënë në plan të parë interesin e qytetarëve, pastaj i shikojnë
edhe interesat e tyre personale.
Për
fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, për dy dekada rresht, të gjithë
pushtetarët në plan të parë e kishin interesin e tyre personal, përkatësisht
pasurimin e tyre mbi kurrizin e popullatës së varfër.
Qytetarët
priten dhe ju besuan gjatë të gjitha qeverive paraprake, duke e pritur të
nesërmën më të mirë, e cila nuk ju erdhi asnjëherë. Mashtrimet serike të
politikanëve nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, i venitën të gjitha shpresat e
qytetarëve, të cilëve e vetmja fije shprese ju ka mbetur në qeverisjen aktuale,
e cila, dorën në zemër deri më tani shumë pak ka realizuar nga ajo që e kanë
premtuar!
Premtim dhe zotim moral
para qytetarëve të vendit tim
Me
betim në Zot dhe Atdhe, i garantoj të gjithë qytetarët e vendit, se nëse e
marrë besimin e tyre, do të jemë gardian i zgjuar 24 orë në shërbimin e
qytetarëve të vendit tim, pa llogaritur në asnjë përfitim personal. Do t’i
shkrijë të gjitha energjitë intelektuale dhe përvojën time mbi dyzetvjeçare në
shërbim të qytetarëve të mrekullueshëm dhe vendit tim të shenjt. Jam ai ushtari
besnik i viteve të ’90-ta, mbrojtësi besnik i djersës së mërgimtarëve dhe
shigjetari i kujdesshëm i abuzimit të gjithë pushtetarëve.