E diele, 06.10.2024, 04:20 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Enver Petrovci ka të drejtë ta urrej kë të dojë, e ta dojë Millosheviçin!

E hene, 25.03.2024, 08:55 PM


Kllosharë, gjithandej!

Nga Kimete Berisha

1. Enver Petrovci e ka parë Zotin, por askush nuk është çuditur.

- Zoti ka qenë duke 'fluturuar' në parkun e Gërmisë, kur i është prezantuar atij në formën e mjegullës.

- Enveri e ka shfrytëzuar rastin që ta zhvillojë edhe një bisedë me Zotin, të cilin e ka falënderuar për paraqitjen e tij publike.

- Kur nuk flet me Zotin,  Enver Petrovci i lutet Albinit, i cili...do ta angazhojë 'Këshilltar për aktrim' dhe ndërmjetësues mes tokës dhe qiellit!

- Enver Petrovci anipse nuk ka lexuar libra, ia di vlerën leximit, e lavdëron Albinin që ka lexuar libra, ama profesioni i mësuesit i duket 'i ulët'.

- Sepse, nëse s'do të ndodhte lufta, tha, komandantët do të ishin mësues, demek 'askushi'!

- UÇK-ja nuk i pëlqen Enver Petrovcit, sepse ende nuk ka dëgjuar se edhe Albin Kurti është veteran i UÇK-së.

- Unë besoj se Enver Petrovci mund të bëhet edhe i padukshëm nëse do.

Tjetër gjë që, gjynah...është detyruar të bëj prosti.... për të mbijetuar!

- Enver Petrovci ka të drejtë ta urrej kë

të dojë, e ta dojë Millosheviçin!

Kjo është liria.

2. E opozita thonë se Albin  Kurti është dorëzuar.

- Nëse Albin Kurti është dorëzuar, pse pra ti po e lut të dorëhiqet, e të ta liroj vendin ty.!

- A s'bën ti ta mundësh Albin Kurtin pa ta dhënë lejen Albin Kurti?

- Hikmetja i tregoi sonte Albinit se çfarë është më mirë për të, kaq shumë ia do të mirën...

I tha: dorëhiqu, se të bie më mirë.

- Fitorja jote pra varet nga dorëzimi i Albin Kurtit!

- Pra ti nuk e mund Albin Kurtin, nëse ai nuk e mund veten!

3. E, cili zor po e detyron Albin Kurtin të dorëzohet?

- Çfarë halli ka Albin Kurti?

Asnjë!

Veç një.

Që t'i fitojë zgjedhjet e reja, përsëri dhe përsëri.

I vetmi shqetësim i tij është stina e zgjedhjeve...e preferon verën...dihet pse.

- Mund ta kishit lënë të lodhej nga pushteti..

...Po ku keni parë ju.. ta rrëzoni njeriun, me lejen e tij!

4. PDK, e ka rivale LDK-në, jo Vetëvendosjen!

- Prandaj, PDK të mos humb kohë të merren me Albin Kurtin.

Menjëherë t'ia nis t'i 'gjuhët' LDK-së.

- E LDK të mos ia jap Albin Kurtit atë që po e lyp.

Por, ec e binde ti Hikmeten e cila e lut Albin Kurtin: aman, falma pushtetin!

5. I vetmi Ramush Haradinaj fiton nëse i bën shërbim Albin Kurtit dhe e rrëzon, sipas porosisë!

6. Ndëkohë, Faton Peci i ka hetuar bujqit duke e vjedhur rasadin.

I ka lutur sot bujqit shqiptarë të mos 'vjedhin' më.

- Shpresojmë se pas kësaj lutje të Pecit, bujqëve do t'u vijë keq dhe s'do të 'vjedhin' më!

Bujqit ende nuk janë hidhëruar që Peci i ka futur në një thes!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora