| E hene, 25.03.2024, 07:55 PM |
Kllosharë, gjithandej!
Nga
Kimete Berisha
1.
Enver Petrovci e ka parë Zotin, por askush nuk është çuditur.
-
Zoti ka qenë duke 'fluturuar' në parkun e Gërmisë, kur i është prezantuar atij
në formën e mjegullës.
-
Enveri e ka shfrytëzuar rastin që ta zhvillojë edhe një bisedë me Zotin, të
cilin e ka falënderuar për paraqitjen e tij publike.
-
Kur nuk flet me Zotin, Enver Petrovci i
lutet Albinit, i cili...do ta angazhojë 'Këshilltar për aktrim' dhe
ndërmjetësues mes tokës dhe qiellit!
-
Enver Petrovci anipse nuk ka lexuar libra, ia di vlerën leximit, e lavdëron
Albinin që ka lexuar libra, ama profesioni i mësuesit i duket 'i ulët'.
-
Sepse, nëse s'do të ndodhte lufta, tha, komandantët do të ishin mësues, demek
'askushi'!
-
UÇK-ja nuk i pëlqen Enver Petrovcit, sepse ende nuk ka dëgjuar se edhe Albin
Kurti është veteran i UÇK-së.
-
Unë besoj se Enver Petrovci mund të bëhet edhe i padukshëm nëse do.
Tjetër
gjë që, gjynah...është detyruar të bëj prosti.... për të mbijetuar!
-
Enver Petrovci ka të drejtë ta urrej kë
të
dojë, e ta dojë Millosheviçin!
Kjo
është liria.
2.
E opozita thonë se Albin Kurti është
dorëzuar.
-
Nëse Albin Kurti është dorëzuar, pse pra ti po e lut të dorëhiqet, e të ta
liroj vendin ty.!
-
A s'bën ti ta mundësh Albin Kurtin pa ta dhënë lejen Albin Kurti?
-
Hikmetja i tregoi sonte Albinit se çfarë është më mirë për të, kaq shumë ia do
të mirën...
I
tha: dorëhiqu, se të bie më mirë.
-
Fitorja jote pra varet nga dorëzimi i Albin Kurtit!
-
Pra ti nuk e mund Albin Kurtin, nëse ai nuk e mund veten!
3.
E, cili zor po e detyron Albin Kurtin të dorëzohet?
-
Çfarë halli ka Albin Kurti?
Asnjë!
Veç
një.
Që
t'i fitojë zgjedhjet e reja, përsëri dhe përsëri.
I
vetmi shqetësim i tij është stina e zgjedhjeve...e preferon verën...dihet pse.
-
Mund ta kishit lënë të lodhej nga pushteti..
...Po
ku keni parë ju.. ta rrëzoni njeriun, me lejen e tij!
4.
PDK, e ka rivale LDK-në, jo Vetëvendosjen!
-
Prandaj, PDK të mos humb kohë të merren me Albin Kurtin.
Menjëherë
t'ia nis t'i 'gjuhët' LDK-së.
-
E LDK të mos ia jap Albin Kurtit atë që po e lyp.
Por,
ec e binde ti Hikmeten e cila e lut Albin Kurtin: aman, falma pushtetin!
5.
I vetmi Ramush Haradinaj fiton nëse i bën shërbim Albin Kurtit dhe e rrëzon,
sipas porosisë!
6.
Ndëkohë, Faton Peci i ka hetuar bujqit duke e vjedhur rasadin.
I
ka lutur sot bujqit shqiptarë të mos 'vjedhin' më.
-
Shpresojmë se pas kësaj lutje të Pecit, bujqëve do t'u vijë keq dhe s'do të
'vjedhin' më!
Bujqit
ende nuk janë hidhëruar që Peci i ka futur në një thes!