Mendime
Florim Zeqa: Drejtimi i shtetit nga parti të reja!
E enjte, 04.04.2024, 07:13 PM
Drejtimi i shtetit nga parti të reja!
Shkruan:
Florim Zeqa
Asnjëherë
në jetën time nuk kam mbajtur armë në trupin tim. Lapsi dhe librat më kanë
shoqëruar dhe më shoqërojnë edhe sot. Armë e kam lapsin, shok e kam librin. Kam
ndihmuar të tjerët aq sa kam pasur mundësi, por të keqën askujt nuk ja kam
menduar.
Sllogane të vjetëruara
me strategji mashtruese për qytetarët dhe mërgimtarët
Slloganet
“Drejtimi i ri" dhe “Rruga e re” të shtetit me parti të vjetra dhe
tejëkonsumuara politike si në rrafshin e brendshëm politik ashtu edhe në atë të
jashtem diplomatik, nuk janë gjë tjetër veçse një mashtrim i ri për qytetarët e
vendit.
Thuajse
qytetarët e vendit dhe mërgimtarët janë aq naiv për të mos e kuptuar mashtrimin
e provuar disa në lëkurën e tyre. Qytetarët duan ndryshimin e kursit qeverisës
e jo përseritjen e refrenit, i cili vendit i solli stagnimin ekonomik, kurse
qytetarëve varfërimin dhe denigrimin social.
Vetëdijësimi
i qytetarëve është imperativ i kohës, kurse ndërgjegjësimi i mërgimtarëve për
bojkotimin e vizitave të ekspeditave të partive të dështuara politike është
urgjente për të parandaluar mashtrimin e radhës nga politikanët mashtrues dhe
matrapaz, të cilët, vizitat në mërgatë i shkrytëzojnë, jo për të nderuar dhe
ndihmuar mërgimtarët, por, për të bërë shpërlarjen e parave të pista në shtetet
evro-perëndimore.
Falenderim publik për
kryediplomaten Gërvalla
Kur
jemi në këtë segment duhet ta falenderoj publikisht kryediplomaten, znj. Donika
Gervalla për ndaljen e abuzimit të buxhetit të shtetit apo zbrazjen e grazhdit
për sekserët diasporës në shërbim të pushteteve të kaluara në Kosovë, të cilët
në emër të organizimit të aktiviteteve dhe hapjes së shkollave shqipe në
Diasporë përfitonin me dhjetramijëra euro e më shumë në vit nga Ministria e
Diasporës që nga rishpallja e pavarësisë e këndej.
Me
ndaljen e kësaj gjakderdhje financiare nga zv.kryeministrja dhe kryediplomatja
Donika Gërvalla janë kursyer miliona euro të buxhetit të shtetit.
Në
asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet kthimi prapa apo kthimi i shtetit nën
drejtimin e partive dhe grupeve të interesit që e rropën dhe ç'rropën shtetin
për dy dekada rresht, të cilat e trajtuan shtetin si plaçkë lufte, kurse
qytetarët dhe mërgimtarët i trajtuan si skllëvër dhe instrument të pasurimit të
tyre.