Mendime
Aurel Dasareti: Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar?
E marte, 02.04.2024, 07:56 PM
Çfarë duhet të bëjmë kur “gjeniu” i Shqipërisë është antishqiptar?
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Ky djall shpesh
përshkruhet si një mi i ndyrë dhe me erë të keqe, shërbëtori i zotërisë së tij,
kryekriminelit të radhës në Serbinë naziste-fashiste-terroriste.
Qëllimet e tij djallëzore janë: Shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët e saj
autoktonë-vendës (me anë të varfërisë) dhe zëvendësimi i tyre me afrikanë-aziatikë,
ndarja e Kosovës, dalja e Rusisë në detin Adriatik të Shqipërisë dhe fuqizimi i
Serbisë. Dhe, ky është diktatori më
i “lezetshëm” në botë, kryemafiozi gjakprishur
që ka kapur të gjitha pushtetet dhe e çon Shqipërinë drejtë vdekjes.
***
Indiferenca është më e rënda nga sëmundjet e
shpirtit.
Njerëzit që duken
plotësisht të paprekur dhe të ftohtë - kjo më provokon aq shumë saqë bëhem
plotësisht i dëshpëruar.
Shqiptarët kozmopolitë (i vetmi popull në botë pa vetëdije kombëtare), janë
të rrethuar nga armiqtë pushtues nazifashistë dhe në vend që të kujdesen për hallet
e veta, kthimin e tokave të tyre të grabitura nga terroristët etj, ata luftojnë
për të zgjidhur problemet e të gjithë njerëzve të globit.
Në bukën e madhe, ju jeni thërrime të vogla. Mos vazhdoni të jeni një
fenomen i veçantë në tokë me të cilët tallet e gjithë bota. Kujdesuni për tufën
tuaj.
Çdo shqiptar që nuk
shqetësohet fare, pra është indiferent ndaj vuajtjeve njerëzore të popullit të
tij, është indiferent edhe ndaj prindërve, fëmijëve dhe nipërve të tij.
Indiferenca, “verbëria”,
e të gjithë individëve që me dashje nuk shohin, prandaj nuk i përgjigjen
tradhtisë kombëtare, vjedhjeve masive me të cilat të varfrit e djeshëm me
pantallona të grisura që i lidhnin me sixhim papritmas u bënë milioner (pas një
pasurie të lehtë fshihet një krim i rëndë), krimit gjithëpërfshirës dhe
pisllëqeve të tjera që ka kryer dhe vazhdon të kryej kryemafiozi dhe bajgat
rreth tij, e kanë fajin për atë tragjedi kombëtare që po ndodh atje. Të jetosh
normalisht nën drejtimin e gjakprishurit është të pranosh iluzione.
E ardhmja nuk u përket
atyre kokëmishëve që ende nuk i kanë humbur iluzionet se kinse kazani i
nevojitet shtetit banane, Shqipërisë.
Shqiptarët jetojnë në një botë fantazie, një botë iluzionesh. Detyra më e
rëndësishme për mbijetesën është gjetja e realitetit.
Duhet të ekzistojë një ndërgjegje e fortë dhe e
përhapur kombëtare shqiptare, e mbushur me një përmbajtje të gjerë kulturore.
Kuadri ekzistues për këtë ndërgjegjësim është: një shtet që funksionon mirë në
çdo aspekt.
***
Shqiptarët ferrin e hasin çdo ditë në tokën e tyre.
Kisha dhe xhamia duhet
të thonë me zë të lartë dhe publikisht se ferri nuk ekziston. Shqiptarët
përjetojnë ferrin atje dhe tani, ndërsa jetojnë, të shkaktuar nga qeveritarët,
zyrtarët dhe politikanët e tyre, e ndjejnë në jetën e tyre dhe e shohin në TV,
por të kërcënosh se njerëzit do të digjen në ferr pas vdekjes është e shëmtuar.
Situata në Shqipëri
është e ndërlikuar, kaotike, dhe nuk ka asnjë përfundim. Gjithçka nga tokat dhe
pasuritë tjera shtetërore është shitur, përvetësime të paligjshme të pronave
dhe titujve “akademik”, gjithçka është vjedhur, gjithçka u jepet armiqve të
kombit.
Nudistit të gërditshëm, një sugjerim: Kur do të jesh në ferr, dhe flakët
po shpërthejnë rreth teje dhe ndihesh shumë rëndë, atëherë është mirë të takosh
zagarët e regjimit që janë fqinjët e tu dhe ndajnë të njëjtin fat. Dhe,
meqenëse ti vet mburresh se ka shumë dhoma në shtëpinë tënde të ferrit (madje
më shumë se ajo në Surrel), në të njëjtën kohë, ju (secili kriminel e hajdut
prej jush) duhet t'i luteni Zotit:
“Jo, Zoti im! Unë u futa në natë. Zbrit nga qielli
në formën më të tmerrshme që mund të marrësh; fluturo këtu përpara harkut të
gjuajtjes dhe më thuaj se është vërtet kështu; më thuaj se jam fajtor për
zjarrin e ferrit që më përvëlon”.
***
Shqiptarit pa vetëdije kombëtare, jeta i kishte dhënë arsye të besonte se
asnjë humbje nuk ishte përfundimtare.
Hidhërimi është gjendja
shpirtërore që ndodh kur dikush e ka shtrembëruar tërbimin nga zhgënjimi.
Kërkoj gjëra të mëdha që krijojnë lëvizje. Nuk ka rëndësi sa kushton, nuk dua
të vdes pa u lyer me të gjitha ngjyrat në kutinë time të ngjyrave, nuk dua të
jetoj në pastel.
***
Më mirë të bëhesh avull se sa të mbetesh pluhur.
Shqiptarë! Jini të guximshëm dhe mospërfillës përballë të gjithë djajve që
duan t'ju shfarosin.
Derdhni gjithë shpirtin
dhe zgjuarsinë tuaj, mbajeni trupin tuaj në lëvizje në mënyrë që të avullojë
sepse avulli është më i mirë se pluhuri në të cilin gjendeni.
Të qenit i pranishëm në
jetë është shumë më jetike për ne sesa të lundrojmë në sipërfaqe.
Nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërceni, asnjë armik me të cilin nuk
mund të përballeni, asnjë frikë që nuk mund ta hiqni, pavarësisht se sa e
pamundur mund të duket ndonjëherë.
Asgjë nuk është më e dëmshme për një person shpirtëror sesa mungesa e
rezistencës.
Çfarë po pritni?! Nga çfarë vuani? Duhet përzënë këtë të poshtër. Antishqiptari më i
rrezikshëm i vendit që në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm më të përbetuar kryen
spastrimin etnik të vendit, sillet si një egërsirë gjëmuese për të gjetur dikë
që ta përpijë.
***
Nëse njerëzimi nuk mund të jetojë me rreziqet dhe
përgjegjësitë e natyrshme në liri, ai ndoshta do të kthehet në autoritarizëm.
Kjo është ideja qendrore
e “Arratisjes nga liria”, një vepër
historike e një prej mendimtarëve më të shquar të kohës sonë dhe një libër që
është po aq në kohë sa kur u botua për herë të parë në 1941. Pak libra kanë
hedhur një dritë të tillë mbi forcat që formojnë shoqëria moderne apo depërtuar
aq thellë në shkaqet e sistemeve autoritare. Nëse ngritja e demokracisë i la
disa njerëz të lirë, në të njëjtën kohë lindi një shoqëri në të cilën individi
ndihet i tjetërsuar dhe i çnjerëzor. Duke përdorur njohuritë e psikanalizës, Erich
Fromm (1900-1980)
analizon sëmundjen e qytetërimit bashkëkohor siç dëshmohet nga gatishmëria e
tij për t'iu nënshtruar sundimit totalitar.
Ai kritikon një kulturë
ku prodhimi dhe konsumi maksimal janë bërë kuptimi i jetës. Në vend të një
shoqërie ku njerëzit janë bërë skllevër të teknologjisë, Fromm mbrojti një
socializëm humanist. Ky socializëm ndryshonte shumë nga komunizmi sovjetik dhe
nga kapitalizmi (i egër) perëndimor. Në librat e tij ai përvijonte masa
konkrete me synimin për të krijuar një shoqëri më humane.
***
Ju nuk e shihni
realitetin e jetës derisa të qëndroni në buzë të shkëmbit.
Ai që është dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për
një vit, nuk do të heqë dorë kurrë vullnetarisht.
Mafiozi shqipfolës ka përfituar për 25 vjet. Rezistoni!
“Historia e lirisë është një histori rezistence” - Thomas Woodrow Wilson (1856 -1924)
Presidenti i 28-të i ShBA-së.
***
Një njeri vjen në botë - një shpirt zbret në tokë, ai nxit një re pluhuri
rreth vetes, mbledh pluhur dhe e tërheq zvarrë përreth. Kur koha e tij këtu
poshtë mbaron, ai përsëri pluhuroset dhe kthehet në gjirin e së përjetshmes.