Mendime
Florim Zeqa: Me guxim dhe besim në fitore!
E marte, 02.04.2024, 06:19 PM
Me guxim dhe besim në fitore!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkurti
i vitit 2025 është afati kushtetues i zgjedhjeve parlamentare në vend, ndërsa
Nëntori i të njejtit vit është afati i zgjedhjeve të rregullta lokale.
Përkthyer në gjuhën politike, viti 2025 është vit i fushatave zgjedhore.
Kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit, jo vetëm se
e palogjikshme, është edhe absurditet i llojit të vet.
Loja më fjalë e opozitës
Ky
model i shprehjes së kërkesës publike të opozitës për zgjedhje të parakohshme
dhe pamundësia e shkarkimit të qeverisë me mocion të mosbesimit, e ndihmon
akoma më shumë kryeministrin Kurti që t’i shkojë deri në fund të mandatit
qeverisës, gjë e cila do ta thente rekordin e këtij çerekshekulli me qeverisje
të plotë, të një Qeverie me besueshmërinë më të lartë nga përfundimi i luftës e
deri më sot.
Opozita
e cila nuk i ka numrat për ta shkarkuar qeverinë përmes një mocioni mosbesimi,
më mirë është të përgatitet seriozisht për zgjedhjet e rregullta sesa të bëjë
fushatë elektorale në Kuvend.
Nëse
realisht opozita mendon që e kalon mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’,
pa e humbur asnjë ditë, asnjë orë dhe as një minutë duhet të thërrasë seancën e
jashtëzakonshme të Kuvendit me një pike të rendit të ditës: Mocioni i
mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, e jo të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
dhe shpërndarjen e Kuvendit pa asnjë justifikim!
Opozita
po vepron në këtë mënyrë, pasi është e sigurtë që nuk e kalaon mocionin e
mosbesimit dhe me automatizëm ia vazhdon Albin Kurtit qeverisjen deri në fund
të mandatit kushtetues.
Tërheqja nga mocioni,
fatale për opozitën
Nëse
opozita nuk e ndërmerrë hapin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, ajo e
humbë rastin e fundit dhe ndjellë ndjenjën disfatiste tek elektorati i saj dhe
i shuan shpresat edhe të militantëve më të mëdhenj opozitar, duke e fuqizuar
kështu bazën elektorale të subjekteve në pushtet.
Rifreskimi
i skenës politike arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të rregullta, e jo përmes
krijimit të krizave artificiale apo të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
(jashtëzakonshme).
Ata
që e kanë guximin dhe besimin në fitore nuk iu frikësohen proceseve zgjedhore,
përkundrazi, forcohen akoma më tepër në pozicionin e tyre, si subjekte serioze
dhe të përgjegjshme në qeverisjen e vendit.
Zgjedhjet
e rregullta, të lira dhe demokratike janë themeli i demokracisë dhe vlerë e
civilizimit njerëzorë. Kosova duhet të dëshmohet edhe para bashkësisë
ndërkombëtare që e ka këtë themel demokratik të ndërtuar nga vitet e ’90-ta,
dhe se është e gatshme të dali çdo herë faqebardhë.
Alternativa
e guximit politik është forca e ecjes para e jo e kthimit prapa. Guximi politik
është në ADN-n e atdhetarëve të vërtetë që s'kursejnë asgjë nga vetja e tyre
për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.