Mendime
Florim Zeqa: Votim elektronik për mërgimtarët!
E premte, 05.04.2024, 07:49 PM
Votim
elektronik për mërgimtarët!
Shkruan:
Florim Zeqa
Politikanët
në pushtet dhe opozitarët po mendojnë që e kanë bërë namin me mundësimin e
votimit nëpër ambasada dhe konsullata për mërgimtarët, duke e harruar
qëllimshëm faktin se për shumicën e mërgimtarëve në shtetet evro-perëndimor kjo
nuk është mundësi, por sfidë e papërballueshme!
Politikanët pasiv,
presin masovizim të mërgatës në zgjedhjet e ardhshme
Nuk
e kam idenë, se nga ju vjen gjithë ky inspirim politikanëve pasiv, të cilët nag
xhepi i tyre nuk e shpenzojnë asnjë cent gjatë fushatave zgjedhore, e në
ndërkohë presin masovizim të mërgimtarëve, me kosto të lartë financiare duke i
bërë me qindra dhe mijëra kilometra vajtje-ardhje në ambasada dhe konsullata
për të votuar për ta!
Në
shtetet me shtrirje të gjërë dhe të gjatë gjeografike, siq janë Italia dhe
Gjermania, etj, për shumicën e mërgimtarëve janë të paarritshme qendrat e
votimit në ambasada dhe konsullata!
Andaj,
vetëm mundësimi i votimit elektronik do të kryente punë dhe do të ndikonte
drejtëpërdrejt në rritjen e votuesve në zgjedhje.
Në
të kundërtën, nëse nuk miratohet projektligji për votimin elektronik të
mërgatës, atëherë do të ndodhë ajo që më së paku i duhet vendit, blerja me çmim
të lartë e votuesve të mërgatës në zgjedhje.
Kush
do të përfitojë nga kjo situatë!?
Në vend të përgjigjes
Kush
janë ato subjekte që nuk e duan votimin elektronik të mërgatës. Janë ato që i
frikësohen votimit masiv, të lirë dhe demokratik të mërgimtarëve, të cilët nuk
mund t’i mbajë nën kontroll asnjë subjekt politik.
Për
këtë arsye nuk janë të interesuar të votojnë ligjin për votim elektronik!
Prandaj,
duan të përfitojnë partitë e ashtuquajtura të mëdha, apo ato subjekte që i kanë
burimet e pashterrshme finaciare, ndërsa subjektet apo kandidatët e pavarur
politik me mundësi të kufizuara financiare do të mbeten të margjinalizuara në
votë.
Sikurse
në zgjedjet e fundit, edhe në ato të ardhshmet, të rregullta apo të
jashtëzakonshme, përcaktuese do të jetë vota e elektoratit në mërgatë e jo
pakica elektorale në Kosovë.
Për
këtë arsye të gjitha partitë politike më shumë janë përqendruar në mërgatë sesa
tek elektorati i mbetur në Kosovë.
Votimi elektronik i
shpejt, i sigurt 100 % dhe pa kosto financiare
Votimi
elektronik përveqse i sigurtë 100 %, merr shumë pak kohë (më pak se gjysëm ore)
në numrimin e votave pas mbylljes së qendrave të votimit. Ata që votojnë në
mënyrë elektronike do të mësojnë të parët rezultatin e votës së tyre.
Procesi
i votimit elektronik të mërgimtarëve është i lehtë, i shpejt dhe pa kosto
financiare. Mërgimtarët mund të votojnë nga vendbanimet e tyre me letërnjoftim
ose pasaportë të Republikës së Kosovës.
Përparësia
e votimit elektronik është se Sistemi e pamundëson votimin më shumë se një herë
të një personi siq ndodhë shpesh në proceset manuale të votimit.
Përparësia
tjetër e votimit elektronik është edhe kjo, që në momentin që votuesi e zgjedh
subjektin politik, me automatizëm i del lista e kandidatëve të subjektit të
dëshiruar nga i cili i voton kandidatët e preferuar, pra e ka të pamundur që të
ngatërrojë partinë me listën e kandidatëve.