E hene, 11.11.2024, 02:07 PM (GMT)

Mendime

Kalosh Çeliku: Përgëzime partive politike shqiptare

E enjte, 04.04.2024, 06:58 PM


PËRGËZIME PARTIVE

POLITIKE SHQIPTARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Im Atë, shpesh ma përsëriste një fjali të tij historike: Lufta është si zjarri, llunja e Ujit. Vërshima. Dhe, Përmbytja. Me vete merr edhe shumë viktima të pafajshme. Pak veta i shpëtojnë atij zjarri me vërshime Natyrore. Politika, ta hanë edhe kokën. Që, Sot: këtë e dëshmojnë me fakte varrezat mes dëllinjave. Puset e shqiptarëve mbushur me viktima të pafajshme. Lufta e Kosovës (1988 - 1999). Lufta e Maqedonisë (2001).

E di, nuk më doni Mua, më shumë se veten?! Përndryshe, do të ishte edhe gabim historik. Realiteti jetësor: pa e dashur Veten, nuk mund ta duash as tjetrin. Pa qenë Nacionalist, nuk mund të jesh Internacionalist. Shkaku, se: Askushi, nuk ju beson Ditën e Sotshme. Ai, që: nuk e do Veten, nuk mund t’i dojë as të tjerët.

Po, pas një Lufte të gjatë me Penë dhiareve malore, më në fund si shkrimtar shqiptar u binda në Ditën e Sotshme, se: kush pas gjithë atyre pusive në jetë më kishte mbajtur ende gjallë me vite në sistemin e egër komunist, si “nacionalist” dhe “irredentist” shqiptar. ”Armik” i shtetit të “pëbashkët” me dënime politike partiake, ende pa hyrë në burg në Jetë përsëgjalli?! Pse, jo: edhe Mua, të më shpallnin “hero” pas Lufte?! Nderonin me çmime shtetërore, edhe qanin me lotët rrëke, sa herë: që, të kishin fushata parazgjedhore partiake për pushtet. Edhe, të më sjellin lule mbi varr. Partitë politike shqiptare?! Ndoshta, edhe ato jugosllave?! Edhe, Sot: në këtë Sistem Neokomunist, në “demokraci”, dyshoj, se: më kishte shpëtuar Koronaviusi, Pandemia partiake, dhe rakia e rrushit. Ose, gratë e mia besnike?!

Fatkeqësia politike, edhe, Sot: po me të njëjtat metoda politike komuniste historike, dhe Neokomuniste me miqtë, dhe “armiqtë” e mi para Vdekjes, ende më shpëtojnë nga armiqtë historik. Ringjalljes time, Ditën e Nesërme?! Ballë për  ball ta vazhoj Lufën me Penë.

Patjeter, ka qenë Ajo: Grosha e Ringjalljes Time, Nanës në Oxhak, e mbjellur dhe mbëledhur arave të Babait me shumë mund dhe djersë, rreshkur gjithë Ditën e gjatë pranë zjarrit në oxhak me dromaxhakun kokë gjarpëri, për darkë shtrurar në sofër, duke i pritur miqtë që i kishte zënë Nata në rrugë maleve për Ditën e Nesërme. Mos, e them: edhe buka e misërit Nanës në çerep, e pjekur me saç mbi krye mes vape me shpuzë, që na e shtronte Nana në Sofër për miqtë. Nateditë, në jatakun e Stërgjyshërve historik, rrëzë “?uke” me zjarrin mbi krye të ndezur flakë për Ditën e Nesërme. Që, gjithë ditën e natën ndizej zjarr me trungje lisi përoxhaku e xixa mbi ?ati, në Qiell mes yjeve. Herë pas here, edhe me trungje shelgu, rrëzë “?ukës” Historike.

Dhe, në mbrëmje: polikanët “muslimanë” gjatë “iftarit”, edhe Sot: ende strehohen me sofra fetare për “iftar” me mysafirët“ partiak para zgjedhjeve persideniciale dhe paralamentare, gjatë muajit të “Ramazanit” me darka politike fetare festive “hallall” për “fitore”. Dhe, jo “Haram”, në Liri?!  Jo, pranë oxhakut me zjarrin flakë, por në rrugë dhe restorante.

Përgëzime, partive politike shqiptare për “fitore madhështore”! E fituat “Luftën”. Postet partiake, dhe pasurinë personale dhe familjare edhe për pak kohë, një mandat politik. Unë, Sot: nuk e dua Luftën e juaj partiake për “Liri” me këmbët dhe trutë në legen.

Ky, është Kalosh ?eliku  i Ditës Sotshme. Edhe, i Ditës Nesërme...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora