E shtune, 22.06.2024, 01:05 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Çfarë është narcisti dhe narcizmi?

E diele, 07.04.2024, 07:55 PM


Çfarë është narcisti dhe narcizmi?

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Në shoqërinë njerëzore gjenden me shumicë idiotët. Por në kohët e sotme janë shtuar narcistët dhe psikopatët. Si narcistët, edhe psikopatët i përkasin rracës njerëzore, ata jetojnë ndër ne. Njësoj siç jetojnë njerëz që flasin me zë të ukët ose me zë të lartë, ose njerëz që ngrihen heret apo që flejnë deri vonë, ose ata që quhen njerëz-mace apo njerëz-dhelpër!

Narcizmi nuk është sëmundje fizike ose mendore. Narcizmi është deformim i personalitetit të njeriut. Narcistëve u mungon empatia për njerëzit e tjerë. Ata mbivlerësojnë aftësitë e tyre dhe luftojnë për vëmendje. Tipike është se ata dëmtojnë mjedisin njerëzor nga ambiciet e madhështisë që shprehin, imponohen dhe vetë-reklamohen me madhështi.

Cilat janë disa tipare të narcistëve?

1. Janë jo realistë dhe hiqen si shembull i madhështisë.

2. Flasin vetëm për veten e tyre dhe asnjëherë në mënyrë reflektive.

3. Hiqen e ndjehen si njerëz specialë, të një lloji të veçantë.

4. Janë arrogantë.

5. Kritikojnë dhe paragjykojnë shpejt të tjerët.

6. Besojnë se për ta nuk vlen asnjë rregull shoqëror.

7. Vetëlëvdohen vazhdimisht.

8. Reagojnë me nervizizëm ndaj ktirikave.

9. Pretendojnë se janë më të mirët ndër të gjithë njerëzit e tjerë.

10. Vlerësojnë forcën dhe pushtetin e jo vlerat njerëzore.

11. Kërkojnë që pushteti e forca e tyre të njihet e pranohet nga të tjerët në mënyrë të imponuar.

12. Janë mashtrues dhe manipilativë.

Pra, njerëzit që kërkojnë vazhdimisht vëmendje, ata që janë të bindur se kanë gjithmonë të drejtë, ose që imponojnë pandërprerje vullnetin e tyre, ata që përpiqen të kontrollojnë këdo e gjithçka, pikërisht këta njerëz quhen narcistë! Secili prej nesh është nga pak narcist, por ka jo pak nga ata që jetojnë si të tillë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora