Mendime
Florim Zeqa: Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!
E diele, 07.04.2024, 07:25 PM
Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nganjëherë
duhet të shtirresh sikur je injorant dhe nuk kupton asgjë, për të njohur
njerëzit dhe për të kuptuar se deri ku arrin pabesia dhe mashtrimi, poshtërimi
dhe maskarallëku i atyre që të hiqen si miq, të cilët në momentin e parë që ju
ipet mundësia të dalin kundër dhe të bëhen armiq të përbetuar!
Pakurrizorët sa herë që
ndërron moti e kthejnë gzofin
Për
fat të keq ka plot figura politike që kanë ambicie të sëmuara karrieriste, që
janë përfitues të çdo situate, të çdo gjëje dhe gjithçkaje. Të tillë, për fat
të keq në Kosovën tonë të vogël ka më bollëk. Sa më parë që arrijmë të
pastrohemi nga kjo kastë kusarësh politikë aq më e ndritshme do të jetë e ardhmja
e jonë në shtetin e Kosovës.
Politikanët
të cilët në radhë të parë e vëjnë karrieren e tyre dhe interesin personal, jo
vetëm që nuk mbrojnë parime politike, janë zvarranik dhe të pakurrizorë. Të
pakurrizorët nuk e kanë problem të lakohen sipas situatave, herë në të djathtë
e herë në të majtë për mbajtur, gjegjësisht marrur pushtetin pa asnjë meritë
personale duke u thirrur në meritat e të tjerëve, saqë për njeriun e zakont
krijohet dilemë e pajustifikueshme, ku ishin këta njerëz në Kosovë kur “hahej pasuli
nga një kokërr”!?
Nëse
ndodhë që në zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë numrat, po të njëjtit politikan
të pakurrizorë do t’i ndryshojnë aleancat partiake vetëm që të ulen në karrikën
e pushtetit.
Vullneti
im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo
interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore,
por qytetare, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të
qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.
Ashtu
siq i kam shërbyer atdheut dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) për katër dekada
rresht pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material, do t’i
shërbejë edhe në të ardhmen. Kjo më bën të ndjehem krenarë dhe faqebardhë në
përballje me secilin që mendon ndryshe, pavarësisht bindjeve ideologjike.
Ndërgjegja e pastër është pasuria më e madhe e kësaj bote.