| E diele, 07.04.2024, 07:55 PM |
Çfarë
është narcisti dhe narcizmi?
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Në
shoqërinë njerëzore gjenden me shumicë idiotët. Por në kohët e sotme janë
shtuar narcistët dhe psikopatët. Si narcistët, edhe psikopatët i përkasin
rracës njerëzore, ata jetojnë ndër ne. Njësoj siç jetojnë njerëz që flasin me
zë të ukët ose me zë të lartë, ose njerëz që ngrihen heret apo që flejnë deri
vonë, ose ata që quhen njerëz-mace apo njerëz-dhelpër!
Narcizmi
nuk është sëmundje fizike ose mendore. Narcizmi është deformim i personalitetit
të njeriut. Narcistëve u mungon empatia për njerëzit e tjerë. Ata mbivlerësojnë
aftësitë e tyre dhe luftojnë për vëmendje. Tipike është se ata dëmtojnë
mjedisin njerëzor nga ambiciet e madhështisë që shprehin, imponohen dhe
vetë-reklamohen me madhështi.
Cilat
janë disa tipare të narcistëve?
1.
Janë jo realistë dhe hiqen si shembull i madhështisë.
2.
Flasin vetëm për veten e tyre dhe asnjëherë në mënyrë reflektive.
3.
Hiqen e ndjehen si njerëz specialë, të një lloji të veçantë.
4.
Janë arrogantë.
5.
Kritikojnë dhe paragjykojnë shpejt të tjerët.
6.
Besojnë se për ta nuk vlen asnjë rregull shoqëror.
7.
Vetëlëvdohen vazhdimisht.
8.
Reagojnë me nervizizëm ndaj ktirikave.
9.
Pretendojnë se janë më të mirët ndër të gjithë njerëzit e tjerë.
10.
Vlerësojnë forcën dhe pushtetin e jo vlerat njerëzore.
11.
Kërkojnë që pushteti e forca e tyre të njihet e pranohet nga të tjerët në
mënyrë të imponuar.
12.
Janë mashtrues dhe manipilativë.
Pra,
njerëzit që kërkojnë vazhdimisht vëmendje, ata që janë të bindur se kanë
gjithmonë të drejtë, ose që imponojnë pandërprerje vullnetin e tyre, ata që
përpiqen të kontrollojnë këdo e gjithçka, pikërisht këta njerëz quhen narcistë!
Secili prej nesh është nga pak narcist, por ka jo pak nga ata që jetojnë si të
tillë!