E hene, 29.04.2024, 08:18 PM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Regjimi i ajetollaheve e ka kunder edhe popullin e tij

E diele, 14.04.2024, 07:56 PM


Alma Lama:

Izraeli eshte mbi 1500 km larg Iranit, nuk i ka “marre” token e tij sic pretendojne arabet ne Palestine, dhe normalisht nuk do te duhej te ishin ne nje armiqesi kaq te madhe sic jane prej dekadash. Ne fakt dikur kane qene aleate.

Por ajetollaheve, per qellime te instalimit dhe mbajtjes me dhune e propogande te regjimit, i duhej nje retorike anti amerikane dhe anti izraelite meqe Izraeli ka alet SHBA-ne.

Nxitja e urrejtjes per Izraelin nuk ka te beje me dashurine e tyre per Palestinezet, por me interesa te brendshme politike, e po keshtu me rivalitetet e tyre me vendet e rajonit, ne radhe te pare Arabine Saudite.

Irani furnizon me arme grupet terroriste ne rajon te sektit Shia, si Hezbollah apo Huthis, por per interesa te tij edhe Hamasin, qe jane muslimane suni.

Irani finacoi, pergaditi dhe nxiti sulmin e 7 tetorit kunder Izraelit dhe i perdori palestinezet mish per top.

Po ashtu prej 7 tetorit deri ne kunderpergjigjen amerikane, Irani me proksit e tij ekzekutoi rreth 160 sulme ndaj trupave amerikane ne rajon.

Me sulmin e rreth 500 droneve e raketave kunder Izraelit naten e shkruar, per here te pare drejtperdrejt mbi shtetin e Izraelit, Irani e ka cuar konfliktin ne nje nivel tjeter, ku sigurisht qe do te dale i humbur ushtarakisht dhe politikisht.

Pervec te  tjerash, regjimi i ajetollaheve e ka kunder edhe popullin e tij, ku vetem pak muaj me pare shtypi protestat masive te grave qe luftonin kunder imponimit te shamise dhe rregullave strikte fetare duke vrare disa qindra protestues.

Regjimi i ka ditet e numeruara, pasi propoganda nuk po iu ben me pune, kurse represioni mbi popullin e tij, nuk mund te zgjase pafundesisht.

___________

Irani mbreme sulmoi me rreth 200 drone dhe 300 raketa Izraelin. 99% e tyre u asgjesuan ne ajer nga mbrojtja kunderajrore e Izraelit, por me se shumti e mbrojtja kunderajrore e aleatit te saj te fuqishem, SHBA-se, si dhe Britanise, Frances e Jordanise.

Padyshim qe po mos te kishte mbeshtetjen e SHBA-se shteti i Izraelit do te ishte fshire prej kohes nga harta.

Cfare fati te kesh ne krah nje aleat te tille.

Sot me shume se kurre, perfaqesuesit e Kosoves dhe votuesit e tyre duhet ta kuptojne se cfare do te thote te kesh ndihmen e nje superfuqie ushtarake si SHBA, e te bejne te pamunduren te rikuperojne raportet me ta, raporte qe Albin Kurti i ka demtuar duke u sjelle pa respekt dhe duke i sfiduar e shkaktuar probleme te sigurise.

Cdo krisje e raporteve me SHBA-ne eshte sherbim ndaj Serbise e Rusise e cila mezi pret qe te dobesohen e te hidhet ne sulm kunder Kosoves.

Sot per sot nuk guxon prej superfuqise, sepse mund ta pesoje si Irani apo me keq, si ne ‘99.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora