Mendime
Florim Zeqa: Forca e ndryshimit politik!
E shtune, 27.04.2024, 07:54 PM
Forca
e ndryshimit politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
partitë tona nuk i duan idealistët, por servilët dhe puthadorët, i duan
përversat dhe ata që punojnë parreshtur për interesin e liderit dhe të partisë
e jo për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Shumica e liderëve partiakë (jo të
gjithë) jo vetëm që nuk janë idealista, janë njerëz pa ndjenja dhe të pashpirtë
të cilët janë të gatshëm që të shkelin edhe mbi kufoma nëse është nevoja, vetëm
e vetëm për mbajtjen apo marrjen e pushtetit.
Partitë politike dhe
“ushtarët” e Facebook-ut
Nga
ri-shpallja e pavarësisë e këndej, Në Kosovë është vështirësuar tejë mase jeta
për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Edhe po deshe nuk të lejojnë të punosh
për të mirën e popullit, pasi, para çdo investimi që e bëjnë njerëzit e
pushtetit e llogarisin interesin (pëfitimin) personal të tyre.
Nuk
mundesh me qenë as afarist i suksesshëm pa ua ndarë hisen pushtetarëve, në të
kundërtën ta bllokojnë aktivitetin afarist, qoftë me bllokimin e eksportit të
lëndës së parë apo të importit të produkteve tua jashtë vendit.
Pra,
nëse nuk je në shërbim të një lideri të një partie politike, as që mund të
fillosh veprimtari afariste në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga grupet e
interesit, të cilët menjëherë të kushtëzojnë dhe izolojnë në ecjen përpara me
biznesin tuaj.
Pa
u bërë pjesë integrale e grupeve të interesit, njëjtë e ke në cilën do parti që
shkon!
Ose
duhet me iu nënshtru urdhërave të tyre ose të largojnë menjëherë nga rrethi i
ngushtë klanor!
Nëpër
partitë tona politike nuk i duan njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë që ofrojnë
ide dhe iniciativa për zhvillimin e vendit, por duan “ushtarë” të Facebook-ut
që tërë ditën e lëvdojnë liderin dhe partinë, porqë njëkohësisht ofendojnë dhe
kërcënojnë njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë.
Edhe populli është bërë
sikur politikanët
Nuk
është thënë kot ajo thënja: “Shqiptarit pa ja k…nanën nuk të thotë babë”! Vetë
populli po i do dhe po i voton në zgjedhje njerëzit e kësaj kategorie, të
kategorisë më të ulët të shoqërisë sonë.
Me
këtë trend të ecjes sonë si shoqëri njerëzore, së paku edhe për një
çerekshekulli nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore dhe substanciale në skenën
tonë politike. Nëse vazhdohet ecja jonë me hapat e Breshkës, atëherë do të
mbesim shumë prapa vendeve të zhvilluara të rajonit, e të mos flasim për vendet
më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, prej të cilave jemi me qindra vite pas.
Nuk
jam pesimist, por si të pritet ndryshim substancial, kur çdo ditë Kosovën po e
braktisin të rinjët dhe shtresat intelektuale, po largohen mjekët dhe
infermirët, studentët dhe profesorët, policët dhe ushtarët! Me një fjali, çdo
ditë e më shumë Kosova po varfërohet në vlerat e saj intelektuale, kulturore
dhe tradicionale.
Pas kalimit të
suksesshëm të testit demokratik, fillon epoka e ndryshimit politik
E
vetmja shpresë mbetet tek ngjizja e alternativës së re, që unë e kam projektuar
si Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN). Vetëm përmes kësaj force të re
politike, të pastër dhe të shëndoshë kombëtare mund të arrihet kthesa e madhe
pozitive në Kosovë. Në të kundërtën, jo vetëm që do të vendnumrojmë, rrezikojmë
të rrëshqasim në greminën e pafund.