Mendime
Florim Zeqa: Si i mposhta hileqarët!
E marte, 23.04.2024, 07:53 PM
Si
i mposhta hileqarët!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikur
të isha këngëtar, do të më dukej pak, që të gjithë atyre që me duan dhe i dua
nga një strof të këngës për t'ua kushtuar. Do të më dukej pak, të gjithë atyre
që më deshtën me hile nga një epitaf për t’ua shkruar!
Qengji në mesin e
ujqërve të uritur
E
fillova këtë shkrim në mënyrën më të pazakont, i nxitur nga hileqarët dhe
mashtruesit dhe motivuar nga ‘ushtria e facebook-ut’, të cilët shpërthyen si
bomba të minuara pas lëvizjes time sa të vogël po aq edhe të shkurtër politike.
E
kam ditur, por as që kam mundur të besojë se sa e vështirë është për një njeri
të ndershëm të qëndrojë në mesin e njerëzve të papërgjegjshëm të politikës
kosovare!
Kjo
bëhet akoma më e vështirë është për një gazetarë dhe analist të pavarur
politikë!
Një
njeri i ndershëm, qoftë ai qytetarë i rëndomtë apo intelektual, krijues apo
publicist është aq i ngulfatur nën grilat e partive politike sa një i burgosur
i ndërgjegjës prapa grilave të pushteteve totalitare.
Një
njeri i virgjër dhe i pastër në aspektin kombëtar në mesin e politikanëve
hileqarë, të uritur për pushtet, është është sikur qengji në mesin e ujqërve të
uritur, të cilët e presin ta ç’kyejnë gjahun e zënë e të rrethuar nga të gjitha
anët!
Fati në fatkeqësi
U
jam mirënjohës të gjithë miqve të vërtetë, edhe pse të dëshpruar me veprimin
tim, nuk u lëshuan në sharje dhe fyerje siq u ekzaltuan disa prej miqve fallco
dhe të pabesë, militantë të mjerë dhe sharllatan në shërbim të politikanëve të
inkriminuar!
U
jam mirënjohës për jetë dhe mot qindra bashkatdhetarëve në Itali, në Regjionet:
Veneto, Friulli Giulia dhe Lombardia përkatësisht në Provincat: Treviso, Udine,
Venezia, Pordenone, Portogruaro, Viçenca, Rovato, etj., të cilët ishin
rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë, që tashmë nuk ja vlenë as
emrin t’ia permend!
Nuk
është mbetur rastësisht ajo thënja e moçme “Fati në fatkeqësi”!
Falë
intuitës sime i hetova më kohë hileqarët të cilët kishin menduar që të më
përdornin për një kohë të gjatë për interesat e tyre dhe më pas të më hudhnin
si leckën në rrugë apo si limonin e shtrydhur!
Më
zgjuarsinë dhe largëpamësinë që i kam dhuratë nga i madhi Zoti, ia dola me
sukses t’i testojë në kohën e duhur dhe t’ua heqë maskat hileqarëve dhe
injorantëve morbid.
Njëkohësisht
në këtë fatkeqësi e testova edhe veten time, ku pas dështimit të hileqarëve unë
dola fitimtar i madh dhe i pasur më shumë miq e shokë gjithandej regjioneve dhe
provincave në Itali, pa anashkaluar as qytetarët e panumërt në Kosovë dhe
bashkatdhetarët gjithandej në Diasporë, prej të cilëve çdo ditë marrë mesazhe
falenderimi dhe mbështetje të fuqishme për veprimin vizionar dhe pragmatik që
më kthejë drejt lumturisë së përhershme në shërbim të qytetarëve (bashkatdhetarëve)
të vendit tim.