Mendime
Nue Oroshi: Vetëdija dhe vetdijësimi si pjesë e shoqërisë tonë shqiptare
E diele, 21.04.2024, 07:55 PM
Vetëdija dhe vetdijësimi si pjesë e shoqërisë tonë shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Vetëdija
shpeshherë është ballafaquar me format e sjelljes në shoqërinë shqiptare e cila
herë e ka dërguar përpara shoqërinë por në shumë raste edhe e ka dëmtuar. Kjo
ka ndodhur për faktin se shpeshherë liderët tanë shqiptarë nuk e kanë pasur
vetdijësimin e duhur për punët që kanë kryer qofshin në aspektin politikë,
kulturor, shkencorë dhe në shumë aspekte tjera. Te kesh një vetëdije dhe të
jesh i vetdijësuar për punët që i kryen dhe të kesh një siguri në vete pa e
njohur fare profesionin që i ke hyrë janë dy botra dhe një mur i madh që i
ndanë në mes. Por e keqja është se rrallëherë e gjen ndonjë shqiptarë që thotë
nuk mundem ta kryej këtë punë që me ofrohet. Është mësuar një pjesë e shoqërisë tonë të mirren më të gjitha
gjërat dhe mos ta kryejnë asnjë punë si duhet.
Moskryerja
e punëve për shkak të mungesëës profesionale dhe formësimi i vetëdijes se i di
të gjitha është një mbështjellës që ta kaplon trurin dhe paraqet një hemorragji
apo gjakderdhje të mbrendshme pa e parë fare gjakun në mbrendësi të trurit,por
vetëm si një lloj kaplimi dhe rrethimi të trurit me një mur të hollë që nuk të
lën fare të vetdijësohesh por ke mbetur i burgosur mbrenda cipave të trurit.
Shoqëria jonë shqiptare në shumë aspekte ka dështuar jo vetëm për faktin e mos
vetdijësimit por edhe për shkak të disa gjeneve të trasheguara të hipokrizisë,
mendjemadhësisë dhe tradhëtisë. Te jesh hipokrit nuk i nevoitesh as politikës
as shkencës dhe as kulturës. Të kesh mendjemadhësi dhe ti nënvlerësosh miqtë,
kolegët, këshilltarët është një lloj sharmi i dalë bojës apo një trashegimi e
mendjemadhësisë nga e kaluara komuniste. Të gjitha këto aspekte qofshin gjeni i
trasheguar i hipokrizisë politike, qoftë bllokimi i trurit të mendjemadhësisë,
qoftë vetdija për të mos qenë i vetëdishëm për dëmet që i shkakton një
personalitet politikë,ushtarak apo shkencor shtetit apo vendit që e udhëheq
paraqesin një rrugëtim koherent në kohë e hapsirë për të mundshmën dhe të
pamundshmën.
Koha
e të mundshmës është e lidhur edhe me rrethin që e rrethon atë politikan,
ushtarak apo shkënctar. Ta shohësh sot një politikan si të përkryer dhe mos ti
japësh asnjë vërejtje nga ana e këshilltarve që e rrethojnë paraqët vetëm një
tip këshilltari robot i cili flet, sillet e shkruan si shefi i tij. Në botën
demokratike kritikat janë të lejuara ato i japin sharme dhe vetëdije
politikanit dhe me këtë ato e qojnë përpara shoqërinë.Vetëdija dhe vetëdijësimi
si pjesë e politkës sonë shqiptare është
nën nivelin më të ultë. Është për faktin se nuk vjen në shprehje
asnjëherë tek politikanët tanë pranimi i fajit apo përgjegjësive për dështimet
gjatë periudhës kohore ku politikanët tanë kanë qenë duke udhëhequr shtetin.
Të
mos pranosh përgjegjesinë për dështimet është njejtë sikur të kesh një cipë të bllokuar të trurit që nuk e sheh fare
rrezën e diellit apo qeljën e luleve në pranverë por gjithmonë në mendjen tënde
i sheh vranësirat, shiun, bresherin dhe bubullimën apo vetëtimën. Gjithmonë bën
luftë me vetvehtën vetëm duke e menduar dhe më tepër të shëmtuarën se sa të
bukurën.
E
kur e zeza ta mund të bardhën, e shëmtuara ta mund të bukurën dhe bekimin ta
mund mallkimi atëherë nuk je i denjë që ta udhëheqësh një shoqëri, nuk je i
denjë që ta udhëheqësh një forcë ushtarake, apo një projekt kombëtar për ta
dërguar përpara shoqërinë dhe për ta përgaditur një projekt kombëtar dhe
shkëncor për një të ardhme të shqiptarve. Asnjëherë në këto tri dekada nuk janë
mbledhur studiusit shqiptarë akademikët, profesorët, politikologët dhe pjesët e
tjera të shoqërisë tonë që ta bëjnë një projekt të përbashkët kombëtare se si
do të dukej Shqiptaria në tersi pas pesëdhjetë viteve.
Çfarë
duhët bërë ne për vetveten? Çfarë duhet te jetë vetdijësimi jonë kombëtar
politikë dhe shoqëror? Pse gjithmonë ne shqiptarët fillojmë nga e para? Pse
gjithmonë ne shqiptarët gjatë takimeve tona mbesim shpeshherë në nivelin e
fjalëve apo oratorive të ndryshme pa u ulur asnjëherë që ta shkruajmë projektin
shkencor dhe politike per 50 vite te ardhshme apo vetëm mbetemi peng se çka do
të na sjellin të tjerët. Këto mangësitë tona na paraqesin një vetëdije pa
vetdijësim se nga duhet të ecim. Kjo paraqët një frymarrje të veshtirësuar për
shoqërinë shqiptare e cila në krye po na i vendos personat që pak kanë njohje
politike e mos të flasim për ato shkencore.
Shpeshherë
një pjesë e shqiptarëve mbajnë tubime apo takime politike pa e ditur se pse i
kanë mbajtur ato.Te dukesh lider pa paraqitur fare lidership dhe të jesh pjesë
e politikës me dy apo tri dekada pa i dhënë asgjë asaj përveçse ta dëmtosh
shoqërinë, është një dobësi njerëzore,kombëtare dhe politike. Kjo dobësi për
mosmundësinë e dhënies asgjë politikës por qëndrimi mbrenda politikës
shpeshherë ka quar edhe në tradhëti kombëtare tek një pjesë e politikanëve
tanë.Tradhëtia kombëtare vjen tek ata politikanë që politikën e shikojnë si mjet
të përfitimit material pa e pasur fare të zhvilluar vetëdijen politike dhe
kombëtare për punën që e kryejnë.Të mirresh me politikë pa qenë politikanë dhe
pa mësuar fare për politikën në vitët që je pjesë e politikës i bien që të bësh
veprime të cilat do t´ia shoh sherrin shoqëria për dekada me radhë.E
shpeshëherë në shqiptarët në shumë aspekte jemi shquar si individ por
fatkeqësisht na ka munguar bashkëpunimi për një projekt të përbashkët.
Kjo ka ardhur si fryt i mos vetëdijësimit për punën që duhët kryer duke mos menduar fare për përgaditjen e një projekti afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të çështjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë duhet ti lëmë fjalët e mëdha por duhet një vetdijësim për t´iu hyrë punëve të mëdha që e qojnë shoqërinë tonë përpara. Dhe nese nuk dijmë atëherë të marrim se paku një model të ecjës përpara të shoqërisë tone nga shtetët që e kanë zhvilluar shtetin dhe kombin e tyre. Dhe ky model të përshtatet me mentalitetin e popullt tonë shqiptarë duke respektuar historinë, kulturën, traditën dhe shumë gjëra pozitive që i kemi ne shqiptarët.