Mendime
Florim Zeqa: “Morali” politik i pushtetarëve!
E merkure, 24.04.2024, 07:58 PM
“Morali” politik i pushtetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Paradoksalisht, në të
njëjtën ditë kur ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Donika Gërvalla- Schwarz merr vendim për “ndalimin” e punësimit të
familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD, Albin Kurti emëron
njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin pikërisht në komisionin për sekretar të
ministrisë që ajo drejton!
Vendimi i Gërvallës për të fshehur punësimet
familjare
Mbase do të ishte krejt normale sikur z. Donika
Gërvalla- Schwarz këtë vendim ta merrte në
fillim të mandatit politik dhe ta respektonte me devotshmëri, por, ajo tani kur
këtë po e bën si kamuflazh për të hipnotizuar elektoratin e mashtruar dhe
qytetarët e dëshpruar sipas receptit të Albin Kurtit, për kinse qeverisje të
mirë dhe me duar të pastra, siq ishin deklauar në fillim të mandatit politik!
Pra, Zv. kryemininistrja e parë dhe Ministrja e
Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nënshkruar një
vendim përmes të cilit kinse “ndalon punësimin e
familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të
Jashtme dhe Diasporës”, por në fakt po del të jetë e kundërta e saj
çfarë ka nënshkruar!
Nepotizmi dhe familjarizmi janë dukuri të
trashëguara dhe të shëmtuara në secilën ministri.
I gjatë dhe i pafund është rreshti i familjarëve të
figurave politike dhe publike të punësuara në të gjitha ministritë, i punësimit
të familjarëve të ngushtë: i motrave dhe vëllezërve, grave dhe burrave, djemve
dhe vajzave, dajëve dhe tezeve, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të
ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, policëve dhe inspektorëve të
sigurimit, prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish regjimit të Millosheviqit.
Të mos flasim për përfaqësitë diplomatike që janë
krejtësisht të familjarizuara dhe stërmbushura me militant partiak.
Punësimet nëpër ministri dhe përfaqësi diplomatike,
me lidhje familjare ose kush “qet n’Def më shumë”
Ky është kushti dhe kriteri kryesor i punësimeve në
ministri dhe staf diplomatik e jo siq e pohon z. Gërvalla- Schwarz: “Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do
të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të
gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”!
Le të ma thotë zonja Gërvalla-Schwarz, se cili
diplomat në këto tre vjetët e fundit është emëruar sipas kritereve të
sipërcekura?!
Përgjigja është, asnjë i vetëm!
Sipas burimeve të Insajderit, në ditën kur zonja
Gërvalla-Schwarz nënshkruan vendimin e kamufluar, shefi i saj, Albin Kurti
emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin në komisionin për sekretar të
ministrisë që ajo e drejton!
“Qeveria e Kosovës, në
mbledhjen elektronike ka themeluar komisionin për pozitën e Sekretarit të
Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë pozitë
janë emëruar persona që janë të lidhur me pushtetin. Jeton Qela, miku i
ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes
se vendit, do jenë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së
Gërvallës”! (Insajderi).
Ndryshimi vetëm në kohë dhe përmbajtje
Për të mos u zgjatur më tepër në të dhënat dhe
faktet që dëshmon Insajderi, shtrohet pyetja e logjikshme, çfarë ndryshimi
sollën këta që erdhën në pushtet!?
Përgjigja është asgjë ndryshe nga pararendësit e
tyre! I kanë mbushur ministritë dhe stafin diplomatik me militant partiakë dhe
injorantë të papërgatitur në aspektin profesional, me servil dhe puthador të të
gjitha pushteteve, e për më tepër se kaq edhe me bashkëpunëtorë të regjimit
okupues të Kosovës së viteve të ’90-ta!
Thënë të vërtetën edhe pushtetarët aktualë në
aspektin material nuk qëndrojnë keq. Nga hiqi edhe këta u bën milionerë, i blen
nga tre-katër shtëpi dhe banesa në vlera milionëshe, janë aksionarë të
bizneseve më profitabile në vend. Këtë nuk po e themë unë, por e thotë raporti
i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, në të cilin raport, presidentja
Vjosa Osmani renditet milionerja e dytë në vend!
Në që e marrim guximin dhe i kritikojmë
pushtetarët, duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të kujdesshëm nga mendësia
autoritare dhe hakmarrëse e dy krerëve shtetërorë, Albin Kurtit dhe Vjosa
Osmanit, të cilët mund t’na “shpërblejnë” në çdo formë të mundshme!