Mendime
Enver Bytyçi: Tentakulat e mafies shqiptare!
E hene, 29.04.2024, 07:54 PM
Tentakulat e mafies shqiptare!
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Gazeta
më e madhe e kontinentit, BILD, e Gjermanisë pati filluar para disa viteve të
zbulojë aferat e mafies shtetërore të Rilindjes në Shqipëri. Debati midis kësaj
gazete dhe Edi Ramës përmes telefonatave dhe reagimeve arrogante asokohe
vazhduan disa javë. BILD-i i famshëm e pushoi luftën kundër kryemafiozit
shqiptar! U tërhoq! Madje redaksia e asaj gazete e "la në baltë" vetë
gazetarin e guximshëm që filloi të denoncojë skandalet mafioze të Rilindjes dhe
kryerilindasit!
Para
një ose dy muajsh gazeta e famshme amerikane New York Times shkroi një artikull
kompromentues për kryeministrin e Shqipërisë, duke denoncuar dhënien (për mua
faljen) e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit zotit Kushner, dhëndërr i Donald
Trump. Sipas zëdhënësit mediatik të Edi Ramës, pra sipas Baton Haxhiut, kjo
gazetë kishte planifikuar të shkruante edhe një denoncim tjetër kompromentues
për kryeministrin e Shqipërisë në këtë aferë. "Por, tha Batoni, argumentet
dhe faktet nuk mjaftonin. Prandaj gazeta njujorkeze u tërhoq!
Para
një jave përmes Rai 3 bota shqiptare mësoi për afera të tmerrshme të dy
njerëzve më të afërt të Edi Ramës, për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën. Mbrëmë
ishte njoftuar se do të transmetohej pjesa e dytë e investigimit italian. Nuk u
transmetua! Çfarë ndodhi? Si është e mundur që skenari përsëritet shumë herë,
së paku tri të përmendura më lart? Çfarë mekanizmi përdor Edi Rama për t'u
mbyllur gojën mediave më të mëdha të globit? Në fakt Rama e paralajmëroi të
enjten e shkuar se do të "bëjë paqe me Rai 3", kur thoshte se lutem
që këtë çeshtje ta zgjidhim me mirëkuptim.
Po
cili është mesazhi për mirëkuptim i kryeministrit të mafies shqiptare? Pazari!
Kompromisi, duke paguar për heshtjen e këtyre medieve. Rei 3 e kushdo tjetër
nuk bëjnë mirë që përpëliten për ta fshehur këtë të vërtetë. Paraja e mafies në
duart e kryemafiozit të Shqipërisë ka infektuar edhe mediet prestigjioze të
Amerikës dhe Europës! Prandaj europianët e amerikanët janë pesimistë për të
sotmen e të ardhmen. Media, e cila është përgjegjëse për të thënë të vërtetën,
e fsheh atë, pasi ka nisur të zbulojë diçka. Sepe paguhet majmë për heshtjen!
Paguan mafia me kostum kryeministri.
Prandaj
dhe në Shqipëri duhen konsideruar heronj ata që çdo ditë dononcojnë mafien në
pushtet dhe pushtetin e mafies në qeverinë shqiptare!