Kulturë
Përparim Hysi: Të "klonosh" dituritë përmjet një libri
E enjte, 09.05.2024, 07:43 PM
Të "klonosh" dituritë përmjet një libri
Libri
"Përsiate imagjinare" të SABIR KRASNIQIT
(ese)
Nga
Përparim Hysi
SABIR
KRASNIQI, autor i këtij libri pak si unik në llojin e tij, përmjet e-mailit.
Një libër hulumtues, i një lloji të veçantë,
i "patretshëm për çdo stomak lexuesish" dhe, pse nuk jam i
dhënë pas këtyre librave, ngaqë kohën e kaloj veç me lexime, jo vetëm e lexova,
por do të them me dy fjalë për vlerat e këtij libri.
Imagjinata
e ndihmon njeriun të pasurojë diapazonin e tij
trunor.se është si gjimnastikë
për trurin dhe ka efekte pozitive. Nga ana tjetër, nuk kam si e harroj atë që
thotë CEZARE PAVEZE:"Kur shkruaj një libër, bisedoj me veten dhe me të
tjjerët:çlirohen dy gëzime njëherësh". Dhe ka shumë të drejtë:i gëzuar
autori SABIR KRASNIQI, por, njëkohësisht, edhe unë, se më zgjodhi
si"nun" për t'i prerë kërthizën. Jam prudent në ato që shkruaj
për"shijen" e një libri, por
në gjykimin tim, pak si të njëanshëm, më
mund mendimi i një DITURAKU si OSCAR WILDE që thotë:" S'ka më të
rreziklshëm se sa të jesh si tepër modern: rrezikon të dalësh jashtëmode nga
një çast në tjetrin".
Apo
ca më shumë thënia:-Bëhu vetja, se gjithë të tjerët janë të zënë!
* *
*
Pa
modesti të rreme, unë shkruaj vet:në prozë e poezi. Kjo ndodh, pothuajse çdo
ditë, sipas atij "parimit të pashhkruar":çdo ditë nga një vijë, çdo ditë nga një rresht". Si krijues e
di, mirëfilli, se"Çdo subjekt që krijoj, më krijon mua. Unë shkruaj për të
krijuar veten time".Fjalët në thonjëza janë të OCATANA E.
BUDHA(1947-2006), por mendoj unë se
vlejnë për të gjithë krijuesit. Imagjinata, - thotë CARL JUG.- është një krijim mendor aktiv i
formalizuar për një qëllim të caktuar. kurse psikoterapisti FREDERIK FRITZ
PEARLS e përshkruan imagjinatën si një aktivitet mendor që më kursen kohën.
Sipas psikologëve të të gjitha disiplinave njerëzore, aktiviteti imagjinar luan
një rol parësor. DANTE i detyrohet veçanërisht, madhështisë së imagjinatës.
SABIR
KRASNIQI ka hulumtuar në DITURAKË e FLOZOFË që kanë vënë domenin në histori dhe
duke shkruar këtë libër"Përsiate imagjinare" ka ndjerë atë shijen e
atij bujkut, që, pasi ka zgjedhur farën elite", ka korrje të mbara. Tek e
lexon, para teje si lexues bëjnë paradë, DITURAKË, si OSHO, BUD'HA, FREUD(FROJDI), KONFUCI dhe
mandej nga këta të shkallës së epërme. zbret me këmbë mbi tokë, se para teje
kjo"sëra e dytë", në mund të shprehem kështui, janë më të njohur, më të rrokshëm nga çdo lexues.E kam fjalën
për DAUT DEMAKUN, për ADEM DEMAÇIN, për KADARENË, për DRITËRO AGOLLIN, për
FATOS ARAPIN apo dhe të ndonjë tjetëri.Kur shikoj se sa me përkushtim është
zhytur autori, SABIR KRASNIQI, mbi këta
DITURAKË e FILOZOFË, them se me këtë ka ndodhur ajo që thotë JOHN
DRYDEN:"AI që do të kërkojë perlat, duhet të zhytet thellë".
Natyrshëm që të shkruash një libër të tiillë, nuk është fare e lehtë, Veç studimit është pak si"dhuratë e
ZOTIT", po kur thotë LEO BUSCAGLIA:"Talenti është dhuratë e ZOTIT për
ty, se çfarë bën me të, është dhuratë jote për ZOTIN". Dhe për mos t'i
hamë hakun dhe ÇAJUPIT tonë që thotë:"Margaritari nuk gjendet buzë detit a
në shpellë/kërkoje në det.thellë..."
* *
*
Por
çfarë përcjell për lexuesit, SABIR KRASNQI?
Së
pari, të jemi optimistë.Ta duam jetën dhe kur është e vështirë. Kundër
pesimizmit që, pak nga pak, e
"vret" jetën.
Kundër
stresit: a nuk është stresi sëmundja e shekullit? Shërohet me të qeshur. DHe i
futur paksa në"lëkurën e autorit" nuk kam si mos i pranëvë një
shembull kuptimplot. ÇARLI ÇAPLINI, MBRETI i padiskutueshëm i humorit, në NAPOL të ITALISË kaloi në një gjendje të
rëndë stresi.Aq u rëndua sa trokiti tek një magjistriclë me emër. Kjo e pa
klientin shumë të mjeruar dhe befas i tha:- Je me fat! Ka ardhur në qytet një
humorist i madh.Shko, ndiq shfaqjen e tiij dhe do shërohesh. Por nuk janë vetëm
këto mesazhe që përcjell autori, por pa
marrë përsipër që të them gjithçka, si pakëz poet që jam, s'kam si mos
rekomndandoj poezinë"ÇAST".Po të kisha mundësi që të "shtrija
në panele"ato që shkruan autori,
këtë poezi do ta vija drejt e në"pavijonin e parë".
Për
autorin, më duket, ia vlen të thuhet ajo që ka thënë RENE MAGRITTE për ANDREA
BRETONIN:"... nuk shkruan për të krijuar vepra letrare, por për të
përforcuar idenë se jeta, absolutisht, ia vlen të jetohet." Jo më kot ERIK
BIER alias XHORXH ORUELL(1903-1950) ka thënë:"Bota mund të ndryshojë me
forcln e intelektit". Kur i bëj pyetjen vetes si SABIR KRASNIQI arrin të
na sjellë "DITuRAKË "kaq të vështirë" dhe të prcjellë mesazhe me
kaq vlerë, për të arritur në një përgjigje të saktë, më vjen në ndihmë DELAKRUS
COERATIS që thotë:"ZOTI ua jep detyrat e vështira, ushtarëve të tij më të
fortë".
Dhe
në mbyllje të kësaj eseje, po vë në gojë të autorit. atë që ka thënë nxënësi i
SOKRATIT, ANTISTENI:" E vetmja gjë që nuk na i rrëmben dot askush, është
kënaqësia që ndjejmë, kur bëjmë një vepër të mirë!
Urime
SABIR KRASNIQI!
Tiranë, 7 maj 2024