Kulturë
Albert Habazaj: Himn për Nënat shqiptare
E enjte, 09.05.2024, 07:14 PM
Në nderim të 9 majit, Ditës ndërkombëtare të
nënës!
Lum
kush e ka nënën! Në krahë të dritës ato që kanë ikur tek yjet...
HIMN
PËR NËNAT SHQIPTARE
- një tufëz me lule
vjershërore për 9 Majin, Ditën
ndërkombëtare të nënës -
Albert HABAZAJ
Dashurinë
më të ngrohtë
Që
për fëmjët ka nëna
Asnjë
këngë dot s’e thotë
E
di zemra e saj përbrenda.
Na
dha jetë, qumësht e këngë,
Nën’
e xhanit, durim madhe,
Me
rrufetë dhëmb për dhëmbë
Qan
e hesht, hambar me halle.
Ju,
o nënat shqiptare
Veten
harruat për ne,
Testament
i Mirësisë
Ikët me yjet mbi rè.
Vendin
e nënës askush
Askush
s’e mban dot një ditë,
Sytë
me ç’dashuri i mbush
O
sytë e pastër plot dritë!
Vajza,
gra, nëna e gjyshe,
Jeni
Shqiponja Tërbaçi,
S'ka
se si të jeni ndryshe
O
mëllëri nga kulaçi!
Kulaç
malli, dashurie
Për
shtëpi e për Atdhe,
Mbushur
me mjaltë mirësie
Shenjtore
me frymë për ne.
Gremisni
paragjykime
Luftoni
për botë të re,
Ju
s'njihni ditë për pushime
Amazona
si rrufe.
Sot
ne u themi gëzuar,
Pse
mos t'u themi përditë?!
Ju
mbani botën në duar,
Ju
botës i jepni dritë.
Ju
jeni urata vetë,
Luftëtare
shumë trime,
Pastroni
qiellin nga retë
Shqiponja
në fluturime.
Kolona
virtyti, nderi
Kurora
të dinjitetit,
Pasqyra,
ku thyhet terri,
Sheh
veten sinqeriteti.
Bija,
motra, nuse, dada
Nga
ju ka frikë ligësia,
Se
ju çani barrikada
A
u faltë Perëndia!
Vlorë, e enjte, 9 Maj
2024