Kulturë
Një shtatore që lë hapësirë për ta kritikuar
E diele, 05.05.2024, 07:34 PM
Dje u zbulua shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë. Gjest për tu lavdëruar me prezencën e përhershme historike të heroit tonë.
Por vërejtje të
panumërta, ka shfaqur “Art Critic”.
“Skulptura
si art tredimensional fokusohet te pjesa anatomike, proporcionet, gjesti,
ngjashmëria, drita, hija. Ketë rast ana estetike lë hapësirë për të kritikuar.
Trupi i heroit i cili qëndron i ulur në kalë. Nga beli e sipër proporcionalisht
trupi i tij është shumë i madh në raport me pjesën e poshtme të trupit. Nëse do
fokusohej skulptori në përmasat e vogla trupore të tij duke filluar nga koka,
qafa, gjoksi, krahët, gjunjët, pulpat e këmbëve dhe shputat. Të jenë në harmoni
pjesët njëra me tjetrën jo sikur në këtë rast pjesa sipër e trupit duket si e
pavarur(krahët, gjoksi i madh, gjunjët e shkurtër në tërësi këmbët). Nëse
analizohet ngjashmëria e heroit, ngjashmëritë bazohen në fakte të ndryshme
historike. Në këtë rast më shumë skulptori fokusohet te punimi i muskujve të
kalit, dhe në plan më në rregull e vë strukturën e kalit se të heroit. Këllëfi
i shpatës shumë i madh në raport me trupin e heroit. Nëse analizojmë këmbët e
kalit para dhe ato prapa nuk janë në harmoni me lëvizjen (janë të pa
koordinuara) pra ecje e kalit dhe të bërit hapin para me këmbë përpara nuk
ndërlidhet sepse të paktën njëra nga këmbët prapa duhet të jetë paksa e lakuar
tek gjuri derisa ecja e kalit mbas ligjit të vepruarit duhej ta bënte një gjë
të tillë. Duhet të ngritët pyetja se figurat e shquara si në ketë rast heroi
jonë madhështor Skënderbeu a duhet të punohet me profesional? A duhet të
filtrohen bucetat nga komisionet profesionale? Duhet shumë kujdes për shtatoret
në hapësirat publike veçanërisht për figurat historike, sepse çdo gjeneratë
mbas këtij imazhi krijon një pasqyrë në mendje”, thuhet në reagimin e tyre.