E merkure, 22.05.2024, 05:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Sa herë vjen 1 Maji

E merkure, 01.05.2024, 06:50 PM


Sa herë vjen  1 MAJI...

(tregim i jetuar)

Nga Përparim Hysi

Kushdo që ka jetuar në SHQIPËRI nga viti  1944 deri në vitin 1990 e di mirë se "Dita Ndërkombëtare e punëtorëve"ose DITA e 1 MAJIT, ishte festa që festohej më shumë. Për çdo 1maji në qytete dhe, sidomos në kryeqytet ku jetonte "NJËSHI e CO..." festa kish një status të veçantë:veç klasës punëtore, ia grahnin skalione nga kooeperativistët si aleatë të klasës punëtore dhe fill mbas tyre,  stundentët e Universitetit dhe, pas tyre, nxënësit e shkollave nga CIKLI ULËT dhe deri tek shkollat e mesme. Nëse shkruaj këtë tregim, nuk dua të bëj histori, por dua të kujtoj ,  se ç'kam hequr, pikërisht në datën 1 MAJI.

*     *    *

Ka qenë data 1 maj 1958 dhe unë kam qenë nxnësi vitit të tretë në Shkollën Pedagogjike "LUIGJ GURAKUQI" në ELBASAN. KIshim një muaj që veç orarit të mësimeve(bënim 6-orë mësim),  përgatiteshim për të festuar 1-Majin me ushtrime gjimnastikore dhe për të demonstruar në mes të qytetit. Po pikërisht në 1 maji 1958, qëlloi qe DITA e BAJRAMIT. Gjithmonë kam qenë i prirur për"mbarësira" dhe, ngaqë shumë prej nesh, konviktorëve, ishim myslimanë, përgatita braktisjen e kuadrateve të manifestimit. Ishte nismë e rrezikshme kjo imja, por kot nuk thonë:"Rrushi i papjekur nuk hahet". Më hipi në kokë për t'ia mbathur për në shtëpi dhe u"fryva në veshë" shumë prej bashkëshokëve. Rebelimi im pati sukses: plot 14-vetë, të gjithë nga KAVAJA e SHIJAKU ku DITA E BAJRAMIT festohet më shumë, dhe vetëm unë nga FIERI dhe një tjetër nga LUSHNJA. Natyrshëm, e morëm rrezikun mbi kokë, por unë që hiqesha si "më i mençmi", ua mbusha mendjen:- Ne jemi paramaturantë dhe ATDHEU ka nevojë për mësues, mezi na pret. Nuk ka mundësi drejtori që do t'na ndëshkojë. Dhe prapë, nga që u kouotova si lider, thashë:-Po ndodhi që drejtori të na ndëshkojë, drejt e në MINISTRI, në TIRANË. Nuk kish më mendim iracional se ky imi. Kësaj i thonë:- T'i bësh hesapet, pa e pyetur hanxhinë!!!  Iracional arsyetimi im, por malli na kish marrë, plus dhe DITA E BAJRAMIT dhe mend kërcenim prej qejfit. Pse kot thonë:"Kur je në qejf, as zgjebja nuk të ha". E thënë,  e bërë:u vodhëm nga konvikti dhe frymën tek stacioni i trenit. Unë e lushnjari zbritëm në  Rrogozhinë e të tjerët vazhduan më tej,  Ashtu, sa i malluar, por dhe aq i frikësuar mbrrita në shtëpi dhe, për herë të parë i tregova babait për"proçkën" që kisha bërë. Sado që nuk i erdhi mirë, Babai bëri sikur më fali për gjestin tim të rëndë.  Festova të nesërmen dhe, sa hëngra drekë, u nisa për në Elbasan se në datën 2 maj kishim mësim. Mbritëm me trenin e mbasditës, pothuaj të katërmbëdhjetë dhe, kur u futëm tek oborri  i shkollës, na priti tufani. Tufani qe DREJTORi i SHKOLLËS, VASIL KAMAMI që ishte NJERI INSTITUCION. Qe në të drejtën e tij, kur na dha mandatin:- Jini të përjashtuar nga shkolla e konvikti. Na i rrëzoi"puplat" e qejfit dhe"rebelimin" aq të pështirë. Natyrshëm, si"kapo" duhet  të shpëtoja"anijen të mbushur me piratë".- O burra, - thashë, - me tren drejt TIRANËS! Do flemë në hotel dhe nesër tek MINSTRI. Të gjeje hotel në TIRANË nuk paskej qenë aq lehtë, por u ndreqëm duke fjetur dy veta në një krevat. Tërë natës me diskutimin, gjithmonë iracional, u mbushja mendjen shokëve:- Kini për të parë, kur të takojmë MINiSTRIN.Ky do thotë:"...ÇFARË? 14-paramaturantë që partia dhe ATDHEU mezi presin dhe një vit të dalin mësues, përjashto VASIL KAMAMI? HË-hë,  dale-dale. Epo tamam mendje axhamiu. U zgjuam në mëngjes dhe u them:- Do ndahemi në dy grupe se jemi shumë. Që në orën 7.30 unë me grupin e parë, u vendosëm afër ministrisë. KIsha dëgjuar që rojet civile xhëku hanë ryshfet.KIsha blerë një paketë"Partizani" ia zgjata rojes për ta qerasur dhe, kur zgjati dorën, i them:- Mbaje, por më trego  se ç'ngjyrë ka vetura e ministrit.- Ngjyrëkafe dhe, pa mbaruar fjalën, erdhi vetura bojëkafe. Zbriti dhe ngjyrëkafe kish dhe kostumin. I dola përpara me gjithë"Çetën e Robin Hudit" dhe i them:- Shoku Ministër... ai ndaloi një hap dhe më tha:- Hë, çfarë do më thuash! Por unë, sado që nga goja kam qenë ezber, tak dhe sikur kafshova gjuhën.- More, -tha, - nga vini ju? - Nga Elbasani, - fola me gjysmë zëri. Mirë, - tha ai, - hajdeni pas meje!

Ngjitmë shkallët pas tij(qe RAMIS ALIA) dhe u futëm në zyrë. Herë e parë që shihja një zyrë kaq komode dhe, sikur, po harroja ku isha. Tani, - m'u drejtua, - pa më thuaj pse kini ardhur dhe qenkeni 7-veta. Jo, - i thashë, - ne jemi 14-veta, por grupi tjetër është tek lulishtja. Katërmbëdhjete, - sikur përsëriti me vete, -por hë, çfarë"trimërie" kini bërë?

- Lamë kuadratet e manifestimit dhe shkuam në shtëpi për Bajramllëk!

-Si, or si, - latë kuadratet e manifestimit dhe më vini këtu?

-Erdhëm, se DREJTORI i shkollës na përjashtoi.

- Jini anëtarë të rinisë ju?

-Po.

Jini anëtarë rinie dhe prishni një festë aq të rëndësishme si 1 MAJI! I lumtë VASIL KAMAMIT që ju ka përjashtuar.Tani shkoni e ruani lopët!!!

S'kishte "audiencë" më të bukur:Djersë të ftohta në ditën e 2-majit. Tek po linim zyrën e ministrit që na bëri për ujë të ftohtë, befas u rrëfye zëvendësi që dëgjoi ç'u fol.

-Çuna, - tha ai, - pa futuni këtu tek zyra ime. U futëm. Pa m'i thoni një nga një të 14-emrat! Fillova nga emri im.

-Ti, -më tha, - mos je nga SKRAPARI? Po i thashë:- Babai im është nga VËRZHEZHA! E pashë që qeshi, nën buzë.Qe zv-ministri  KAHREMAN YLLI që dikur ka patur për grua kushërirën e timeti dhe qe ndarë. Sidoqoftë, na mbajti shënim emrat dhe na tha:- Kini bërë faj! Si fajtorë  që jini, do vini t'i kërkoni ndjesë DREJTORIT;VASIL KAMAMIT dhe do bisedojmë edhe ne. U ngrohëm nga fjalët e tij dhe, pasi morëm dhe pjesën tjetër të"çetës" mbrritëm në ELBASAN. Na priti  drejtori dhe kërkoi që prindërit tanë të vinin në shkollë për t'u njohur me"rebelimin" tonë. Erdhi BABAI im i shkretë dhe foli duke demaskuar gjestin tim dhe shokëve të tjerë.

SA herë që vjen 1 maji, unë e përjetoj me dhimbje atë ç'kam bërë. Dhe nuk e harroj dot.

Tiranë, 30 prill 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora