Kulturë
Përparim Hysi: 'Klonimi' i një jete në diktaturë
E diele, 28.04.2024, 06:53 PM
"Klonimi" i një jete në diktaturë
Libri i AGRON SHEHUT "Një jetë për t'u
treguar"
Nga
Përparim Hysi
Mikja
ime, FATMIROSHE XHEMALAJ, më dhuroi
librin e AGRON SHEHUT "Një jetë për t'u treguar". Një dhuratë komode
për mua, se, kur më dhurojnë një libër, kam ndiesinë e atij fëmijës kur i bëjnë
një dhuratë. E quaj"dhuratë", se, sado që i dua librat, ato , pothuajëse, janë"Molla të
ndalueme" për mua , një pensionist që mezi shtyj muajin. Nga ana tjetër,
për dhuratat kam po atë perceptim që kishte NIÇE.Ky thoshte:-Nuk ka gjë që ma
gërvish lëkurën më shumë se dhuratat. Ma gërvish, nuk ma gërvis, e falnderova
miken time dhe u ktheva në shtëpi. Më duket se e kam thënë dhe diku tjetër:"karburanti"
im për zgjerimin intelektual timin, është vetëm leximi. Kur dikush më dhuron
një libër, siç ndodhi me miken time,
atëherë, për mos e ndjerë aq shumë"gërvishjen e lëkurës", për
të "paguar" sado pak doganën,
shkruaj për librin.
* * *
Autorin
e librit, AGRON SHEHU, e njoh prej
kohësh. Ai ka jetuar në FIER dhe është inxhinier nafte me profesion.JO vetëm
kaq: ai ka mbi 25-vjet që jeton me familje në KANADA dhe, veç profesionit, ka hobinë e bukur e të vështirë të
shkrimtarit. Ai është bërë i njohur për lexuesin shqiptar.me librin e
parë:"Tokësorët në hapësirë, kohë:Ç'tronditje". Në gjykimin tim.tepër
sipërfaqësor për këtë libër.mund të them vetëm kaq:është libër vetëm për lexues
elitë dhe i"paqpërtypshëm" për çdo stomak lexuesish. Më vonë, ai
shkroi romanin"Postnjerëzorët". Emërues i përbashkët që e nderon
autorin.është një fakt shumë domethënës:të dy romanet janë listuar si të
rekomanduar nga MINISTRIA E ARSIMIT, për të rinjtë e shkollave ku të marrin
njohuri "se çka ndodhur dhe do të ndodhë me njerëzimin, në hapësirë e
kohë.Këto dy romane janë botuar dhe në gjuhën anglisht.
Kur
hapa librin"Një jetë për t'u treguar", atëherë, duke e ndjekur faqe
pas faqesh, deri sa e sosa, pothuaj me një frymë, njoha atë AGRONIN jo vetëm inxhinier
nafte, por AGRNONIN"inxhinier të
shpirtit njerëzor". E ndiqja me kërshëri që nga fëmijëria, me këmbë të
zbathura dhe unë, gati 10-vjet më i madh se ai, them:-E ka fjalën për mua, se
dhe unë me këmbë të zbathura kam qenë në shkollë. Këtu, në këtë libër, ai është aq i vërtetë sa të bën t'i kthehesh
e t'i rikthehesh edhe njëherë, faqe pas faqesh se valllë, a ka më të bukur se
sa e vërteta?
Në
MADAGASKAR ka një shprehje që ia
vlen t'ia "kundravë"
librit të AGRON SHEHUIT. NË MADAGASKAR
thuhet:"Njeriu është si një shishe e zezë: nuk shihet ç'ka brenda në
të". Thonë, thonë, por le të lexojnë librin e AGRONIT. I thotë të gjitha
açik.nga "a-ja" tek "zh-ja".
Me
AGRON SHEHUN në këtë libër ka ndodhur ajo që JOHAN WOLFGANG
GOETHE(1749-1832) e ka thënë me kohë:" Karakter në gjëra të mëdha
apo të vogla, do të thotë në ato gjëra që je i zoti t'i bësh".
Duke
treguar për jetën e tij (në vetë të parë),
ai sikur, sado që shkruan
butë, kthehet në një"shumësi
njerëzish" që jetuan bashkë me të në kohën e"bukur të partisë",
ku, sado qemë, pothuajse, të
gjithë"Sokratë të vuajtur", por duheshim të hiqeshim si"derra të
kënaqur", Duhet të brohorisnim
për"Njëshin", sado që ky"njëshi", kur thoshte
Majakovski"ishte zero e fil". AGRON SHEHU e "thyen atë shishen e
zezë" të Madagaskarit dhe tregon tërë mjerimin e kohës:kur mungonte
buka:ku për gjellë nuk bëhej fjalë;kur fshatari mbillte grurë dhe hante misër
hibrid apo"ibret" siç shpotisnin nën zë. Ishte koha kur ikte koka e
njeriut, për hiç mos gjë. Siç duket"Njëshi", si nxënës i zellshën të
ILIÇIT rus, kish bërë të tijën thënien makabre:"Një ditë mizoritë e mia do
falen". Regjimi diktatorial qe kthyer si ajo"Shpatëtarja e
verbër" (një filim kinez) që vriste e priste armiq.Më tepër të shpikur.
Një njollë në biografi, e pagoi si ai që për"Një thelë, pagoi një
pelë", Kur e shoh në tërësi, pasi e
përfundova së lexuari, them që autori me librin sikur ka thënë atë"Poemën
e mjerimit" të MIGJENIT në prozë. Por kjo"Poema" e AGRONIT ka dhe ca atribute të tjera: ka makabritetin e vrasjeve, ka poshtërimin e njerëzve me aftësi nga të
paaftët. Në çdo çap, "vigjëlonte" partia, I aft ishte komunisti dhe as vlerësohej
aftësia. Intelektuali ndjente më shumë ftohtë, se sa ai fëmija që shkonte
zbathur në shkollë. Këtu nuk bëhet fjalë për një"AGRON", por për
gjithë ne, të tjerët, që e kemi
përjetuar atë mjerim, Sikur, për një
çast, të gjithë atë jetë në ato 50-vjet
dikttaturë(eshtuquajtura e proletariatit),
të kishe mundësi ta ktheje në një trup dhe ta vishje me pergamenë të shkruar faqe për faqe nga
AGRONI, atëherë kushdo do dilte me atë përfundimin: kurrë mos u ktheftë ai
regjim, . AGRON SHEHU e ka"klonuar" me librin e tij. Dhe kur i bëj
pyetjen vetes:- Si ia ka arritur autori, vetvetiu më vjen ndërmend ajo që ka
thënë JANUSH VISHNJEVSKI që thotë:"
Një libër i shkruar mirë na ndihmon jo
vetëm të zgjerojmë horizontin, por na ndikon që të bëhemi persona më të mirë".
Por,
për autorin, AGRON SHEHU s'kam se si mos vë në dukje, se sado me profesion inxhinier nafte, e katreguar aftësinë e lartë profesionale në
ALBERTA, por dashurinë për letësinë e ka treguar duke shkruar libra.
Meriton
që të thuash për të atë që prej kohësh e
ka thënë, shkrimtari francez Andoine De Santis-EXUPERY(1900-1944):"Jeta ka
kuptim, nëse e këmben atë nga dita në ditë,
në diçka tjetër". AGRONI e ka bërë se me atë ka ndodhur ajo që
thotë WILIAM FRANKESHTAIN(1897-1964):"Mes dhimbjes dhe asgjësë, unë
zgjodha dhimbjen".AGRON SHEHU zgjodhi dhimbjen dhe, me librin e tiij, është si balsam për të shëruar ato plagë aq
të dhimbshme.
E
uroj, AGRON SHEHUN:-Të presim me libra
të tjera!
Tiranë, 28 prill 2024