Kulturë
Albert Habazaj: Kujtesë në ditëlindjen e Edës
E hene, 22.04.2024, 07:40 PM
Kujtesë
në ditëlindjen e Edës
Nga
Albert Habazaj
Një
vashëz e qetë Vlore, bilë çame,
Një
dritë e ndezur në shtëpinë time,
Çdo
prill, në lulëzim të bajames
Qetësisht
si sot kalon ditëlindjen.
Një
ditë para ditëlindjes së saj
Eda
kujton nënën që i iku shpejt,
Shpirtin
e Detes, që fluturon skaj më skaj
E
ka ëngjëllin e fatit në jetë.
Ndoshta
çdo nënë si Detja për të bijën
Do
t'i bënte sfidë çdo llohe,
Koha
qe e ligë dhe t'i hapte vendin
Doli
në pension para kohe.
Dhe
Eda me Nikun u rritën si dy zogj
Ndërtuan
familjen e thurën ëndrra,
Lule
lumturie mbjellin çdo ditë tok,
Nga
gëzimi më fluturon zemra.
Të
dy në sy e kanë jetën
Jam
me fat: Dy gonxhe më dhanë,
Kur
jam me to, hallet treten
Të
dyja - mjalti i ëmbël në filxhan.
Ato
janë mësueset e mia
Unë
jam një nxënës i zellshëm,
Kur
lëviz, më bërtasin të dyja:
"Qenke
fëmijë i pandreqshëm"...
Për
Gjyshin dhe Nënën si Perla dhe Ami
Jo,
në këtë botë, askund s'gjenden,
Një
ditë po s'i takuam, bëhet nami
Jemi
ushtarë para tyre vetëm.
Se
më rrëmbyen princeshat në botën e tyre
Tek
uroj nusen e djalit të mesëm
Po
kot i ngatërrojmë fjalët me yje
Sidomos
kur dalin nga shpirti vetëm.
Po
një herë si nuk e ngrysi ballin,
Vetëm
buzagaze, e urtë e syqeshur,
Jemi
krenarë për sjelljen, moralin
Në
thelb dhe në shfaqje me virtyte veshur.
Po
kaq vjet si nuk e ngriti zërin
Apo
të bënte një ankesë, të paktën...
Eda
me Nikun, si sorkadhja me drërin
Nga
ne, si prindër e kanë uratën.
Se
nusja e shtëpisë është fat
Por
Eda për ne është edhe bijë,
E
uroj me Mejon: Jetë të gjatë
Dhe
dita iu bëftë një mijë!
Vlorë, e premte,
18.04.2024