Kulturë
Hamdi Hysuka: Promovime veprash letrare në Ditën Botërore të Librit
E diele, 21.04.2024, 07:55 PM
Promovime veprash letrare në Ditën Botërore të Librit
Nga
Hamdi Hysuka
23
prilli është Dita Botërore e Librit, ngjarje që promovon vlerat e leximit,
nderim mbarëbotëror për autorë të shquar të veprave lirike, epike dhe
dramatike.
Libri
është arti i fjalës, ndërsa leximi i tij vlerë shprehëse artistike si asnjë
tjetër... Por ndikimi teknologjik dhe lehtësia e informacioneve na ka larguar
prej tij.
Atëherë
pse shkruhet e pse lexojmë? Sepse letërsia ndikon në formimin e identitetit
tonë, luan rol të madh në emancipimin shoqëror.
Në
këtë kuadër, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Mat, z. Agron Malaj e në
bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Pjetër Budi” Mat, Klubi ynë letrar
organizoi promovimin e tri botimeve të reja letrare:
1.
“Një jetë me Skënderbeun” monografi, e autorit Namik Selmani.
2.
“Për Sulejman Krasniqin” monografi, vëllimi i parë, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
3.
“Matjani për Matin” publicistikë, e autorit Hamdi Hysuka.
Morën
pjesë anëtarë të Klubit Letrar “Pjetër Budi”, shkrimtarë dhe artistë të ftuar
nga Tirana e Prishtina. Nderuan veprimtarinë letrare: kryetari i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica; mr. sc. Sheremet Krasniqi,
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës; zv. kryetarja e e Bashkisë Mat,
znj. Flutura Biba, kryetarja e Këshillit të Bashkisë Klos, znj. Hazbie Dedolli,
z. Namik Selmani, shkrimtar e publicist, mik i matjanëve, me banim në Boston,
ShBA; dr. Sali Kurti, “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, “Mjeshtër i Madh”,
“Ambasador për Paqe; znj. Shpresa Tusha, drejtuese e Zyrës Arsimore Vendore,
Mat; znj. Mira Krasniqi, bashkëshorte e shkrimtarit të paharruar, Sulejman
Krasniqi; djemtë e shkrimtarit, Sokol e Derand Krasniqi.
•Një zonjë angleze, Patricia Nugee, është koleksioniste dhe misionare e përcjelljes së kontributit të Skënderbeut në kohëra. Librat më të rrallë të botuar që prej 500 vjetësh për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, janë gjetur në koleksionin e saj. Pra, krenari shqiptare që një zonjë e huaj, si dikur Edit Durham, Bajron, albanalogu Hahn etj, përcjell vlerat e kombit tonë në shekuj. I gatshëm, i menjëhershëm u gjend punëshumi Namik Selmani, i cili nisi kontaktet me këtë zonjë, vizitoi arkivin e saj dhe, që larg nga Bostoni i Konicës dhe i Fan Nolit, me librin e veçantë “Një jetë me Skënderbeun”, ngriti lart figurën e heroit tonë kombëtar.
•Lidhja
e Shkrimtarëve e Kosovës, me kryetar prof. dr. Shyqri Galica, ka botuar
vëllimin e parë të veprës “Për Sulejman Krasniqin”, e cila përmban përmbledhje
kumtesash e kërkimesh shkencore nga prof. dr. Emin Kabashi, prof. dr. Sabile
Keçmezi, prof. Zija Vukaj, prof. dr. Sali Bytyçi, mr. sc. Bedri Zyberaj, Elez
Osmani, mr. Sheremet Krasniqi (Godeni), mr. Zeqir Bekolli, Saime Isufi, prof.
dr. Begzad Baliu, mr. sc. Fitore Malaj, dr. sc. Besa Hoxha Beqiri, prof. Agim
Vinca dhe intervistë në emisionin ABC të Radios Malmoe në Suedi.
Jo
rastësisht për shkrimtarin që ngriti në art figurat historike të kombit, duke i
kthyer në mite të pavdekshëm dhe që i bëri ballë presioneve e internimeve në
Shqipëri vetëm për hir të kombit, u propozua që studiuesit të bëjnë një
monografi për jetën dhe veprën madhore të tij, pasi gjithë vepra e Sulejman
Krasniqit ka qenë në shërbim të atdheut.
Më
hollësisht prof. dr. Shyqri Galica foli për aspekte biografike të jetës së
atdhetarit e shkrimtarit Sulejman Krasniqi. Ndërsa mr. sc. Sheremet Krasniqi
(Godeni), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, foli se si e ka njohur
shkrimtarin Sulejman Krasniqi. Në vazhdim kryetari i Klubit Letrar “Pjetër
Budi” Mat, z. Hamdi Hysuka referoi
temën: "Sulejman Krasniqi, shkrimtar i madh i rezistencës, një jetë
për Kosovën e kombin. Ndër të tjera theksoi se shkrimtari Sulejman Krasniqi
radhitet ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare. Disa nga kritikët e
quajnë “Balzaku shqiptar”, të tjerë e vlerësojnë “shkrimtar i së vërtetës
historike”, ndërsa një kategori tjetër e kritikëve thonë se ka qenë
"shkrimtar i rezistencës dhe i frymëzimit të brezave".
Në
vitet 1966-1972 punoi në Klos mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjatë asaj
kohe përgatiti romanin “Njeriu dy herë i pushkatuar”.
Natyrshëm
bashkëshortja e shkrimtarit Sulejman Krasniqi, znj. Mira Krasniqi, së bashku me
djemtë Sokol e Derand ndjenë emocione dhimbjeje e krenarie...
•Vëllimi
publicistik “Matjani për Matin”, i autorit Hamdi Hysuka, është një antologji
rrëfimesh dhe adresimesh për Matin. Janë dhjetëra emra të shquar të
përfaqësimit historik dhe kulturor kombëtar që kanë origjinën dhe zanafillën
fisnore të tyre nga Mati. Është ky troll që në identitetin dhe modernitetin
shqiptar të historisë, jo vetëm shpërfaqet atipikisht, por dominon
përfaqësueshëm.
Për
të treguar qëndrimin ndaj tokës amëtare, duke filluar nga viti 2005, gazeta
“Mati” nisi botimin e rubrikës “Matjani për Matin”. 42 personalitete të
shquara, me ndershmëri kombëtare, të profileve të ndryshme, banues në Mat e jashtë
tij, me autoritetin e dijes, dhanë mesazhe sensibilizimi me vetëbesim për
vendlindjen e përbashkët, ku lexuesi motivohet më shumë për të mos e braktisur
vendlindjen.
Disa
nga ata, Basir Bushkashi, Esat Ruka, Qemal Cenaj, dr. Sali Kurti, Bajram
Canameti, Fatmir Neli, Aqif Heta, Hasan Pasha, morën pjesë në promovim.
Me
interes u dëgjuan dhe njëherë matjanët për Matin, drejtpërdrejt, duke filluar
me poetin Basir Bushkashi.
Në
mbyllje të promovimeve, një foto e përbashkët para Pallatit të Kulturës dhe
drekë te restorant “Miku im”.