E marte, 06.05.2025, 11:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Satira nga Sevdail Hyseni

E diele, 21.04.2024, 10:23 AM


Sevdail Hyseni

Satirike

Shitblerja

“Shtëpia në shitje”,

Në çdo anë të rrugës,

Njerëzit po na ikin

Për kafshatë të bukës.

Në heshtje largohen

Shpirtërisht të prekur,

Me vrap nëpër botë

-Ku bren miza hekur!

Maleve të Luginës

Nuk tymon oxhaku,

Në damarë të kombit

Po shterohet gjaku.

Eh, paria jonë

Me dy sy në ballë,

E ka future kokën

Si struci në zall.

E mendon pushtetin

Me shumë bajraktarë,

Në zgjedhjet e reja

Rroftë “Treni bullgar”!

NJERIU - UJK

Për filozofin e njohur Hobbes

- Njeriu për njeriun është ujk,

E harron se soji i njeriut hibrid

Të pret n’besë, të vret n’bukë!

Rreth këtij vlerësimi kemi dilema

Ndryshe mendon një nga Malësia,

Ujku sulmon vetëm kur e kap uria

Kurse njeriu nga inati dhe xhelozia.

Nga tufa e ujqërve nuk ka ndodhur

Mes vëllezërve ta kurdisin helmin,

Ujku nuk e mbyt të dashurën grua

Ulkonjën, që rriti Romulin e Remin.

Kështu ndodh vetëm mes njerëzve

Për një interes shkel çdo autoritet,

Njeriu vret gruan për një fjalë goje,

E tradhton vëllain për pak pushtet.

Në përralla shpesh quhet njeriu–ujk

Por, jo edhe në realitet, kurrsesi,

Nga të bëmat që i bëjnë njerëzit

Ujku nuk e pranon epitetin “njeri”!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx