| E diele, 21.04.2024, 10:23 AM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Shitblerja
“Shtëpia
në shitje”,
Në
çdo anë të rrugës,
Njerëzit
po na ikin
Për
kafshatë të bukës.
Në
heshtje largohen
Shpirtërisht
të prekur,
Me
vrap nëpër botë
-Ku
bren miza hekur!
Maleve
të Luginës
Nuk
tymon oxhaku,
Në
damarë të kombit
Po
shterohet gjaku.
Eh,
paria jonë
Me
dy sy në ballë,
E
ka future kokën
Si
struci në zall.
E
mendon pushtetin
Me
shumë bajraktarë,
Në
zgjedhjet e reja
Rroftë
“Treni bullgar”!
NJERIU - UJK
Për
filozofin e njohur Hobbes
-
Njeriu për njeriun është ujk,
E
harron se soji i njeriut hibrid
Të
pret n’besë, të vret n’bukë!
Rreth
këtij vlerësimi kemi dilema
Ndryshe
mendon një nga Malësia,
Ujku
sulmon vetëm kur e kap uria
Kurse
njeriu nga inati dhe xhelozia.
Nga
tufa e ujqërve nuk ka ndodhur
Mes
vëllezërve ta kurdisin helmin,
Ujku
nuk e mbyt të dashurën grua
Ulkonjën,
që rriti Romulin e Remin.
Kështu
ndodh vetëm mes njerëzve
Për
një interes shkel çdo autoritet,
Njeriu
vret gruan për një fjalë goje,
E
tradhton vëllain për pak pushtet.
Në
përralla shpesh quhet njeriu–ujk
Por,
jo edhe në realitet, kurrsesi,
Nga
të bëmat që i bëjnë njerëzit
Ujku
nuk e pranon epitetin “njeri”!