Kulturë
Ramadan M. Pasmaçiu: Dritës shprese
E shtune, 20.04.2024, 07:50 PM
DRITËZ
SHPRESE
-39
vjet më parë-
Nga
Ramadan M. Pasmaçiu
Ai
mëngjes sikur ishte i zhytur i tëri në një dritë krejt tjetër. Në qiell nuk
shiheshin tejembanë re të cekta, si të djeshmen. Dhe dielli, megjithëse nuk
dukej qartë, sikur lëshonte mbi botën një ndriçim të çuditshëm, sipas një
perdeje të grisur e të palarë!
Shkova,
te Klubi i lagjes. Njerëzit i vinin filxhanët në buzë pa u ndjerë. Shikoheshin
në sy të menduar dhe e ulnin kokën shpesh.
Banakierja
e përlotur fshinte sytë me përparëse.
E
njihja. I fola ngadalë e me keqardhje:
-
Ç’të ka ndodhur, Zenepe!?
-
Pse, nuk e ke marrë vesh!? - më pyeti si e mekur.
-
Jo! Tashti sa dola!
-
Ndërroi jetë shoku Enver! - m’u përgjigj dhe u ngashërye. - Ç’na gjeti!
Hapa
sytë vetullmbledhur.
-
Jo, moj! Ç’e tmerrshme! - i thashë i si i tronditur fort. - Mos e bëj káfen fare! Ika!
Shpejtova
për në institut. Lajmi tronditës ishte komunikuar. I gjeta të gjithë me pamje
të zymtë. Disa nga gratë qanin.
-
Ç’qe kjo mynxyrë! - tha Sanija, llogaritarja, dhe kafshoi buzën e poshtme. - Si
ai nuk bën më nëna!
Shokët
e shoqet e institutit sikur përpiqeshin të dukeshin kush e kush më i pikëlluar
e më i helmuar se tjetri! Fytyrat e tyre - të nxira. Heshtja - e përbindshme
gjithandej! Nuk ndihej kurrfarë zëri e sikur asgjë nuk lëvizte. Ndonjëri sikur
sforcohej të rrinte vetullngrysur e gojëmbyllur. Nga gratë kishte të atilla, që
shtrëngoheshin të nxirrnin lot me zor.
Por,
kulmi i shtirjes së njerëzve shpërtheu të nesërmen, në homazhet.
Vargu
i gjatë, i gjallë e i pandërprerë vinte nga Sheshi “Skënderbej” me përngjasimin
e një gjarpri të stërmadh e të goditur për vdekje, që mezi sa zvarritej ngathët
për t’u zhdukur zgavrave të errëta. Njerëzit të lodhur ktheheshin djathtas
ngadalë - ngadalë për te Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe kalonin të
rreshtuar për herë të fundit përpara komandantit.
Gra
e plaka, kur arrinin pranë arkivolit të zbuluar, ulërinin dhe shkulnin flokët!
Ndonjërës, madjé, i binte të fikët! Shoqet e kapnin nga krahët dhe e tërhiqnin
tutje. Thoshje se shumica e grave lebetiteshin si për t’u shënuar përgjithmonë
përpara kamerave me atë dhimbje të pakufishme për udhëheqësin!
U
çudita edhe më shumë, kur pashë Floreshën në kronikën e lajmeve të
televizionit. Ishte daktilografiste në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor. Me
tre fëmijë të vegjël. Me atë rrogë që merrte mezi sa i ushqente. Më pyeste
gjithnjë nëse kisha ndonjë material për ta shtypur në shtëpi jashtë orarit.
Vura
re se Floresha po ndukte faqet duke qarë, duke klithur e duke e goditur kokën
me grusht, teksa kalonte përbri trupit pa jetë të të ndierit! Dhe isha i bindur
se ajo, si sa e sa të tjera, shtyheshin në atë vaj nga tmerri prej sigurimit të
shtetit, që ishte i pranishëm ngado. Ndaj dhe bënin çmos, si besnike të
patundura të partisë, të tregonin sa shumë e kishin dashur udhëheqësin e
lavdishëm. Më të përmbajturit ngushëllonin njëri - tjetrin seriozë:
“Ta
kthejmë dhimbjen në forcë, shokë!”
“Të
na rrojë partia, shokë!”
Kurse
fjalët e së vesë, shoqes Nexhmije, “Na e la partinë të fortë!”, përsëriteshin
shpesh si refren dhe krenarisht me cilindo, që i zgjaste asaj dorën gjithë
pikëllim.
Në
ditët që erdhën më pas, gratë nuk vishnin më rroba me ngjyra kur shkonin në
punë. Edhe buzët me të kuq nuk i lyenin. Por, edhe të qeshnin, dukej se patën
harruar! Ç’frikë!
Nëpunësit
nuk dukeshin nëpër kafenera gjatë orarit zyrtar, siç e kishin zakon.
Mblidheshin pranë televizorëve e radiove, që kumbonin me lloj - lloj programesh
për rolin e pazëvendësueshëm të udhëheqësit të madh për çlirimin e Shqipërisë
nga armiqtë nazifashistë e tradhtarët e vendit! Për mbrojtjen e diktaturës së
kllasës punëtore! Për lulëzimin e atdheut dhe të jetës së popullit!…
Njerëz
madhështorë si Ai, thuhej nëpër emisionet televizive, lindnin njëherë në
pesëqind vjet.
Gazetat
çdo ditë - të mbushura me kujtime, që ngrinin lart lavdinë e Enver Hoxhës, me
pjesë nga veprat e tij largpamëse, me krijime poetësh e shkrimtarësh kushtuar
udhëheqësit…
Edhe
në revistat për fëmijë, me urdhër nga drejtoria e shtypit dhe e propagandës e
komitetit qëndror, u shtuan papritur, si kërpudhat pas shiut, poetët e vegjël!
Plot vjersha e proza të shkurtra shprehnin dashurinë e tyre të thellë dhe
mirënjohjen e përjetshme për xhaxhin Enver!
Komiteti
qëndror i partisë doli me vendime të mëdha!
Universitetit
të Tiranës i vihej emri “Enver Hoxha”!
Organizata
e fëmijëve nga 7 deri në 14 vjeç do të quhej nga atëherë e mbrapa: “Pionierët e
Enverit”!…
Përmendore
të madhërishme do të ngriheshin në Tiranë, Gjirokastër e në vende te tjera të
Shqipërisë, nëpër sheshe e në oborre uzinash e fabrikash, në muzeume e ambiente
institucionesh! Më i madhi monument do të ishte ai në sheshin kryesor, në
qendër të kryeqytetit!
Një
lëvizje e gjallë e tërë popullit dhe e partisë shpërtheu në të katra anët!
Të
gjithë - radhështrënguar për ndarjen nga jeta të të lavdishmit e të
pavdekëshmit udhëheqës!
Të
gjithë - ta kthenin dhimbjen në forcë!
Të
gjithë - në sulm, si një trup i vetëm, për fitorje të reja!
Një
djalosh nga fisi im erdhi e më takoi në njërën nga ato ditë.
-
S’po marr vesh ç’po bëhet! - më tha. - Ramiz Alia, burrë si gjysmë gruaje duket
vërtet, por sikur po ia çon gjer në qiell namin Enver Hoxhës!
Ia
ktheva duke qeshur.
-
Vetëm ashtu mund të mbahet në këmbë. Nuk thotë kot gruaja e të ndjerit: “Na e
la partinë të fortë!”
-
Ah, pantera e zezë!
-
Po do të vijë dita, - shtova unë, - kur do t’i rrëshqasë gjithçka nga dora
Ramiz Alisë! Sado skile që është, e sado krime që mund të bëjë bashkë me
panterën, nuk do ta përmbajnë dot të ardhmen! Prita e digës tashmë ka marrë
krisë! Do të çahet ajo shumë shpejt! E kush mund të ketë forcë t’i vërë gjoksin
shpërthimit të vrullshëm të ujit të rrëmbyer! Ndalet ai!? Të përlan e të vë
përpara si lumi rrozgat!
Heshta
për pak, buzëqesha dhe i thashë prapë:
-
Mos e harro kurrë atë fjalën e vjetër: “Kur vdes tirani, vdes tirania!”
Ai
më shtrëngoi dorën, mori frymë thellë dhe fytyra iu mbush me dritë.