Kulturë
Blerim Rrecaj: Arbëreshët në shtëpinë time
E hene, 22.04.2024, 07:26 PM
Blerim Rrecaj:
Arbëreshët
në shtëpinë time
U
ngjit gazetari i njohur veteran
Shkallëve
të banesës së tij,
Për
të më sjellë të çmueshmen dhuratë:
"Arbëreshët
fotosintezë e shpirtit tim".
Mora
me mbështjellësen si të ishte picë
E
si i thonë arbëreshët bukëvalë,
Seç
më vije në mend varg i poetit:
"Edhe
pa qenë në Kosovë malli më ka marrë!"
Arbëreshët
i solla në shtëpi
Me
jetën, zakonet e vendbanimet,
Përpara
se të hynin në shtëpi
Hyjnë
në zemrën time.
Albumin
Arbëresh e shfletova
I
bukur ky libër mozaik,
Kaluan
shekuj malli e koha e tregoi
Se
jemi gjak i tyre e është gjaku ynë.
Tok me tokën
Kushedi
për çfarë po mendoja
Për
hallet e Kosovës a të botës
Kur
më doli përpara njoftimi
Se
sot është Dita e Tokës
Për
tokën a të them dy tri fjalë
A
për të të bëj një lutjeurim
A
të vështroj ca lotë nga retë
Gjysma
hidhërim e gjysma gëzim
Dal
të shoh të madhërishmën tokë
Të
dëgjoj tingujt e saj ëmbël-lehtë
Të
qaj e të buzëqesh edhe unë pastaj
Ashtu
si qanë e qeshën retë
Këndellje
Duke
larë
Sytë
Te
Kroi
Pavarësia
A
thua
Kush
e solli
Rrëmujëlluga
Llugë
në fshat
Rrëmujë
në qytet
Llugërrmujë
në familje
Rrëmujëllugë
në shtet
Jeta
jonë sa false
Poaq origjinale
Me
një fjalë
Vazhdon
Me
ritmin
Shqiptarçe
Ping pong me popull
E
ftova popullin në një park
I
thashë eja se po të pres
Të
luajmë ping pong për pak
Se
paska një tavolinë me rrjetë
Jam
i lodhur e molisur tha populli
Se
s'mbet zyrtar e institucion
Që
s'luajti me mua e ndjejat e mia
Duke
luajtur mes vete ping-pong
Si
të duash e ti e di më mirë
Unë
të ftova veç për pak relaks
As
të të them se faji (s')është jetim
As
të të betohem para teje tash
Në përballje me erën
Në
rrugë kur dola
Takova
erën
Dhe
në kokë
Vura
kapelën
Era
s'ma la
Ma
hoqi nga koka
Më
erdhi inat
Ç'bën
kështu "e poshtra"
Kryeva
detyrën
Në
rrugën e kthimit tash
I
lehtë isha pendël
Era
më vinte pas
Kapelën
s'doja
Ta
mbaja më në kokë
Po
erë lozonjarja
Po
më mundte sot
Bënte
shaka me mua
Edhe
fishkëllente
Shumë
të bukur e paske
Këtë
kapelë xhakete
Stacione gjelbëroshe
Hapësirat
e gjelbërta sa i dua
Sidomos
tash në fillimpranverë e tej
Njëri
nga ta është edhe vendi
Mes
ca fakulteteve e Plisbardhës Bibliotekë
Dhe
aty takoj ca lulevjollca
Kaltërsi
e tyre shpërndarë për bukuri
Derisa
afrohem te ulësja e drunjtë
Sikurse
një fije e barit po vështroj e po rri
Më
pas seç ia mësyej edhe te dy stacione
Që
janë të bukura po aq e jo më pak
Në
park qyteti do luajmë ping pong
Në
park Ulpiane do luajmë pitpidak
Urata e zogjve
Erdha
te dremis tek udhe malore
Ne
lis seç po troket nje qukapik
Zogjtë
këndojnë per lulet bletët fluturat
Mua
më thonë: Të mbyti gjumi o mik
Era
fishkëllen e gjethet i tund
Rreshqet
nëpër dushk një zhapik
Zogitë
vazhdojnë melodinë e tyre
Me
refrenin: Të mbyti gjumi o mik
Njerezit
vazhdojnë të ecin ngadalë
Kush
prej tyre nje vrap kembezbathur nis Zogjtë nepër degët e tyre mikesha
la
thonë këngës e melodisë
Mik
s'e dijmë ende a po dremit
A
te zuri gjumi ty tash
Nëse
po atëherë paç uratën tonë
Një
ëndërr të bukur e pafsh o gjumash
Gërhiti një qen
Në
shtatin shtruar me dushk
Dy
qe po flen në shpat Gërmie
Frymarrje
e lehtë tinguj në qetësi
Zbuluar
pa jorganë e pa batanije
Afrohem
ngadalë më afër t'i shoh
Symbyllur
vazhdojnë t'ëmblin gjumë
Kam
parë dhe herë tjetër qe që flinin
Po
një gërhitje nga ta s'kisha dëgjuar kurrë
Ishte
gërhitje a paralajmërim
Pasi
ajo menjëherë u ndal
Qentë
symbyllur vazhduan shtrirë
Unë
vazhdova ecjen nëpër park
Pëshpërimë prilli
Në
një kafene në një tavolinë
Njëri
thotë jemi lodhë e jemi teshë
Tjetri
sikur pajtohet me një teshtimë
E
erë e kësaj dite prilli pëshpërinë