Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Arbëreshët në shtëpinë time

| E hene, 22.04.2024, 07:26 PM |


Blerim Rrecaj:

Arbëreshët në shtëpinë time

U ngjit gazetari i njohur veteran

Shkallëve të banesës së tij,

Për të më sjellë të çmueshmen dhuratë:

"Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim".

Mora me mbështjellësen si të ishte picë

E si i thonë arbëreshët bukëvalë,

Seç më vije në mend varg i poetit:

"Edhe pa qenë në Kosovë malli më ka marrë!"

Arbëreshët i solla në shtëpi

Me jetën, zakonet e vendbanimet,

Përpara se të hynin në shtëpi

Hyjnë në zemrën time.

Albumin Arbëresh e shfletova

I bukur ky libër mozaik,

Kaluan shekuj malli e koha e tregoi

Se jemi gjak i tyre e është gjaku ynë.

Tok me tokën

Kushedi për çfarë po mendoja

Për hallet e Kosovës a të botës

Kur më doli përpara njoftimi

Se sot është Dita e Tokës

Për tokën a të them dy tri fjalë

A për të të bëj një lutjeurim

A të vështroj ca lotë nga retë

Gjysma hidhërim e gjysma gëzim

Dal të shoh të madhërishmën tokë

Të dëgjoj tingujt e saj ëmbël-lehtë

Të qaj e të buzëqesh edhe unë pastaj

Ashtu si qanë e qeshën retë

Këndellje

Duke larë

Sytë

Te Kroi

Pavarësia

A thua

Kush e solli

Rrëmujëlluga

Llugë në fshat

Rrëmujë në qytet

Llugërrmujë në familje

Rrëmujëllugë në shtet

Jeta jonë sa false

Poaq  origjinale

Me një fjalë

Vazhdon

Me ritmin

Shqiptarçe

Ping pong me popull

E ftova popullin në një park

I thashë eja se po të pres

Të luajmë ping pong për pak

Se paska një tavolinë me rrjetë

Jam i lodhur e molisur tha populli

Se s'mbet zyrtar e institucion

Që s'luajti me mua e ndjejat e mia

Duke luajtur mes vete ping-pong

Si të duash e ti e di më mirë

Unë të ftova veç për pak relaks

As të të them se faji (s')është jetim

As të të betohem para teje tash

Në përballje me erën

Në rrugë kur dola

Takova erën

Dhe në kokë

Vura kapelën

Era s'ma la

Ma hoqi nga koka

Më erdhi inat

Ç'bën kështu  "e poshtra"

Kryeva detyrën

Në rrugën e kthimit tash

I lehtë isha pendël

Era më vinte pas

Kapelën s'doja

Ta mbaja më në kokë

Po erë lozonjarja

Po më mundte sot

Bënte shaka me mua

Edhe fishkëllente

Shumë të bukur e paske

Këtë kapelë xhakete

Stacione gjelbëroshe

Hapësirat e gjelbërta sa i dua

Sidomos tash në fillimpranverë e tej

Njëri nga ta është edhe vendi

Mes ca fakulteteve e Plisbardhës Bibliotekë

Dhe aty takoj ca lulevjollca

Kaltërsi e tyre shpërndarë për bukuri

Derisa afrohem te ulësja e drunjtë

Sikurse një fije e barit po vështroj e po rri

Më pas seç ia mësyej edhe te dy stacione

Që janë të bukura po aq e jo më pak

Në park qyteti do luajmë ping pong

Në park Ulpiane do luajmë pitpidak

Urata e zogjve

Erdha te dremis tek udhe malore

Ne lis seç po troket nje qukapik

Zogjtë këndojnë per lulet bletët fluturat

Mua më thonë: Të mbyti gjumi o mik

Era fishkëllen e gjethet i tund

Rreshqet nëpër dushk një zhapik

Zogitë vazhdojnë melodinë e tyre

Me refrenin: Të mbyti gjumi o mik

Njerezit vazhdojnë të ecin ngadalë

Kush prej tyre nje vrap kembezbathur nis Zogjtë nepër degët e tyre mikesha

la thonë këngës e melodisë

Mik s'e dijmë ende a po dremit

A te zuri gjumi ty tash

Nëse po atëherë paç uratën tonë

Një ëndërr të bukur e pafsh o gjumash

Gërhiti një qen

Në shtatin shtruar me dushk

Dy qe po flen në shpat Gërmie

Frymarrje e lehtë tinguj në qetësi

Zbuluar pa jorganë e pa batanije

Afrohem ngadalë më afër t'i shoh

Symbyllur vazhdojnë t'ëmblin gjumë

Kam parë dhe herë tjetër qe që flinin

Po një gërhitje nga ta s'kisha dëgjuar kurrë

Ishte gërhitje a paralajmërim

Pasi ajo menjëherë u ndal

Qentë symbyllur vazhduan shtrirë

Unë vazhdova ecjen nëpër park

Pëshpërimë prilli

Në një kafene në një tavolinë

Njëri thotë jemi lodhë e jemi teshë

Tjetri sikur pajtohet me një teshtimë

E erë e kësaj dite prilli pëshpërinë