Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (6)
E diele, 21.04.2024, 07:57 PM
Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pRavosllaves serbe (6)
III. Si
lindi dhE u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në
kurriz e armiqësi me shqiptarët
(2)
Pushtimi i Sanxhakut të Nishit, GOLGOTA MË OGURZEZË SHQIPTARE, traktati i SHËN
STEFANIT,
kongresi i
berlinit dhe LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT
(34 vjet, konsolidim shteti e
përgatitje intensive për pushtime të reja, 1878
-1912)
NGA DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Perandoria Osmane, duke e parë
plogshtinë e vet ekonomike (e rrasur në borxhe) dhe ushtarake (e shkelur kohe)
në krahasim me Fuqitë e Mëdha (shtetet Perëndimore e Rusinë, ndërmori disa
reforma (tanzimati), për përforcimin e pushtetit qendror, siç ishte edhe
shuarja e strukturës jeniqere në ushtri, madje, ndër të tjera bëri edhe
shuarjen e pashallëqeve, siç ishin ato shqiptare: ajo e Ali Pashë Tepelenës dhe
ajo e Bushatlinjve të Shkodrës, por për çudi atë të Serbisë, Pashallëkun e
Beogradit, edhe pse ishte nën sisuverintetin e saj, nuk e preku fare,
përkundrazi, si me thënë, duke e toleruar, mbase edhe nga Valia i
korruptuar, i ndihmonte. E toleronte që pushteti i këtij
pashallëku të sforcohej e ushqehej me:
- fetaroideologji turko-islamofobe
nga serbopravosllavizmi vetjak,
- serbonacional-romantizëm shoven
nga qarku sllavist i Vjenës,
- urrejtje pansllavizmi nga shkolla
ruse dhe
- model-juridksioni shtetformues
formaal fraancez,
sa që më fund Serbia do t’i dale
doresh krejtësisht dhe do të marrë pjesë në shkafnjimin e gjymtyrëve të kësaj
Perandorie Osmane që ia dhuroi autonominë shtetërore Serbisë pa ndonjë
sakrifice të saj të madhe. Kështu pra Serbia e Pashallëkut të Beogradit, e
strukur nën sisuverintetin e asaj hardalline turko-osmane, të cilën 74 vjet e breu
për së brendshmi, dhe së andejmi bëri përgatitje intensive për
rrëmbim-pushtimin e tokave shqiptare që ishin po nën suveritetin e asaj
Perandorie. Kështu Serbia, qeveria saj, duke vepruar në ftymën e
projekt-mësimeve torkoislamofobe, siç ishte edhe Naçertanije dhe e
pajisur me të dhënat e nevojshme rreth situatës politike të këtyre viseve,
ngase vazhdimisht i kishte nën survejim nga rrjeti agjenturor perfekt nën
përkujdesjen e kishës serbe, e cila vepronte e lire në të gjitha viset që ishin
në plan të pushtoheshin nga Serbia. Madje, Serbia pasi kishte liri të garantuar
autonomie shtetërore e cytur nga kërshëria e pasioni, disa here si blic provë
sa me provue forcën e vet përgatitëse ushtarake me atë të kundërshtarit, bëri
sa inkursione në kufi me Turqinë.
Pas këtyre provokimeeve e
parapërgatitjeve të tjera e ndërsyer nga Rusia, besa edhe nga Ausrohuingaria,
në marrëveshje me Malin e Zi, e cila edhe më parë vepronte besnikërisht sipas
sugjerimeve të Rusisë Cariste, më 21.04.1877, do të sulmojnë frontalisht
Arnautistanin Verior Turk apo Shqipninë e Vjetër (sipas Hakif Bajramit),
përkatësisht Sanxhakun e Nishit, Pirotit e gjithandej.
Pikërisht rreth këtij pushtimi dhe
pasojave për shqiptarët në raport me serbët e malazezët dhe ato që u ntrashën
ngaTraktatit i Shën Stefanit, përgjithësisht do të bëjmë fjalë tash fill
në këtë pjesë-vazhdimi të punimit tone, sipas titujve:
1), Pushtimi i Shqinisë së Vjetër
(Sanxhakut të Nishit e gjithandej) - golgota më ugurzezë shqiptare
2) Traktati i Shën Stefanit dhe
Lindja e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit.
3) Kongresi i Berlinit, faktorizimi
i Lidhjes shqiptare dhe implikime e gjithandej me Fiqitë e Mëdha. me
Malin e Zi e Turqinë.
4) Kundërshtimi i Lidhjes ndaj
Fuqive të Mëdha dhe ndeshjet ushtarake me Malin e Zi. 5) Ndeshja eTurqisë me
Lidhjen dhe shuarja ushtarakisht e saj.
6) Përmbyllje, shtrirë-shkrirja e
platformës së Lidhjes si amanet-detyrë në vetëdiijen kombëtare të së ardhmes
shqiptare.
1. Pushtimi Shqipnisë së Vjetër
(Sanxhakut të Nishit e gjithande),
golgota më ogurzezë shqiptare
Këtë periudhë po e paqaqitim në disa
pika:
E para, kur Turqia ishte
në flakëgrindjesh me Rusinë cariste, pa qenë të provokuar fare në të mirë
të Rusisë, më 1877 Serbia edhe Mali i Zi i shpallen luftë Perandorië Osmane.
Mirëpo në sulmet e para morën edhe kundërgoditje nga ushtria mbrojtëse vendase
turke-shqiptare. Mali i Zi në frontin drejt Shkodres hasi në rezistencë të
fuqishme, por pati zgjerim gjithandej nga e bregdetit (Tivari) e Veriu boshnjak
e këndej nga Podgorica. Ndërkaq ushtria serbe, vetëm pasi i erdhën ndihmë mija
ushtarë rusë me përvojë luftarake si dhe me ndihmën austrohungareze, më në fund
e theu mbrojtjen vendëse-turke dhe kështu ushtria serbe me vullnetarë rusë do
të vazhdojë me furi marshim-pushtimin e viseve të pambrojtura të Shqipnisë
së Vjetër (Hakif Bajrami), gjithsesi e populluar me popullsi autokton me
shumicë shqiptare që nga Nishi e në të gjitha qytetet e tjera përshshirë Vranjë
e Kurshumlijdhr, duke arritur brendapërnrenda Vilajetit të Kosovës, deri në
periferi të Prishtinës e Mitrovicës.
E dyta, si e veçantë e këtij
marshim-pushtimi, fatkeqësi ishte që duke shfrytëzuar tërheqjen e forcave turke
menjëhershmërisht pa afat, ushtria serbo-ruse duke përdorur shembuj barbarie
monstruoze si metodë primitive lufte, fuste panik dhe dëbonte familjarisht të
gjithë shqiptarët e joserbët nga shtëpi-trojet e tyre, qoftë nga vendbanimet e
përzietra, qoftë nga ato thjesht shqiptare. Së andejmi statistikat flasin se u
boshatisen 6 qytete e lagje qytetesh e krahinëza me mbi 714 (716 J. Osmani.)
fshatra, tërësisht shqiptare. Madje sipas historianit, akademik prof, dr. Hakif
Bajrami, Faik Efendia, bashkëkoleg i muderriz Ymer Prizrenit, me
urdhër-sugjerimin e tij me medresantët e tyre, kishin shënuan numrin e
muhaxhirëve që pësuan në Shqipnin e Vjetër, Sanxhakun e Nishit prej nga
del ky rezultat statistikor:
Numnri i
tërësishëm i banorëve shqiptare kapte
shumën 345.286 vetë , prej të cilëve për 28 ditë (01- 28 dhjetor 1877)
nga dhune-masakrat marramendëse:
Vdiqen, në shtëpitë e
tyre, të vrarë e të therrur me bajoneta, 26.287 vetë;
U vranë e u masakruan, kudo që i
ndeshnin gjatë shpërnguljes, 34.964 persona;
Gjeten vdekjen nga uria, e nga i
ftohti 11.359, prej tyre 2.811 fëmijë (6 muajsh - 16 vjeç).
Ja dy fragmente nga një këngë
popullore, ku përshkruhet kjo mënxyrëkeqe:
…Serb-dushmani, haj medet,
Ouh, po na vret e po na pret,
Po na pret e therr me thikë
Prej Nishit e deri në Kikë ,
O prej Surdulli në Karadak
Pa i pasun kurrni hak…
ose
Oh, po desim n’ borë e n’shi,
Bukë pa hangër, uj pa pi
Ka dhetë vetë n’i vorr tuj shti
Pa u thirr, kush talkin përmi!
Në këngë të tjera ndeshim në
përshkrime edhe më të dhimbshme, si:
O sa shumë na t’ mjer’ po vujm’;
Jemi lodh me hec s’po mujm’,
Po na dhamin kam e guj’;
…Me uj t‘shiut buk po gatujm’.
Hiq pa pjek p’e përbijm’ brumin
Sado pak me largu unin.
Do me t vjellta jashtë p’e qesin
Sa shumë udhës t’smut po desin…
Nga kjo kuptojmë se si pasojë e
kësaj ploje shfarosëse të paprovokueshme popullata e pambrojtur shqiptare
përjetoi golgotë të vërtetë që paraqet tragjedinë më të madhe
ogurzezë në t historinë tonë kombëtare.
E treta, ndërlidhur me pikën e
mëspërme njerëzit pësuan përveç viktimizimit nga plumbat e bajonetat aq më keq
nga i ftohti e uria (uni), madje edhe nga paniku e shumica ppër mungesë
kohe nuk paten mujndësi me u pajisë me mjetet më elentare të veshëmbathjes
e jo më të marrin rezerva ushqimore me vete, rrall kush prej tyre kish marrë
ndonjë strajcë miell, andaj janë të sakta të dhënat e për vdekjet që thuhen në
këngë dhe që ndeshen në shkrime e konstatime të analeshkruesve. si:
“nanave do t’u ngrihen foshnjat ndër
duar, shumë pleq e plaka, fëmijë e të sumurë u hodhen apo do të mbesin buzë
rrugëve e rrahe-këmbësoreve dhe kështu mbi borë e të ftohtët të përshuhen në
“vdekjen e bardhë”.
Kështu në këtë ekzodus do të vdesin
150 000-200 000 vetë.
E katërta, mjerisht në këtë kohë
luftë për shfarosjen e shqiptarëve apo shpërnguljen e tyre nuk ndodhi vetëm në
Shqipnin e Vjetër, por edhe në vise të tjera nga ana e Malit të Zi dhe
Bujllgaria. Së kënfejmi, megjithatë, edhe pse më dëmtime,e vuajtje marramandëse,
turma të shumta njerëzish nga të përzënët e tillë muhaxhirë, me gjysmë shpirti,
arriten me dale jashtë rrezikut në territorin e lire të vilajetit përkatës.
Kështu:
a) Në Vilajetin e Kosovës
numri i të tillëve llogaritet të kerë arritur shifren mbi 200.000
muhaxherë (H. B. 214.893).
b) Në anën tjetër në Vilajetin e
Shkodrës nga Mali i Zi u dëbuanm, së paku, 26.000 vetë dhe
c) Në Vilajetin e Manastirit
duke ikur nga ushtria ruso-bullgare numri i të ikurve kishte arritur afro
38.000 vetë.
Kjo shumë muhaxhirësh 264.000 vetësh
në tri vilajetet (Kosovë, Shkodër, Manastir), nuk ishte bilanc i plotë, ngase
disa turma ikësish kishin arritur të strehoheshin edhe në vilajete të tjera e
gjithandej Perandorisë Osmane. Është i njohur fakti se një turmë e madhe e
muhaxherisë shqiptarë që kishin arritur në Anadoll të Turqisë, të cilët pas
qetësimit paksa të situatës kërkuan të ktheheshin në vilajetet shqiptare nuk u
lejuan dot nga organet turke.
E pesta, sa ishte problemor strehimi
i të përzënëve, disa prej të cilëve edhe nuk mund qëndronin në jetë nga lodhja,
trauma e sëmundje që shfaqen në raste të tilla, si shembull lidhur me këtë po e
sjell këtë të vërtetë nga kujtesa që ruhet në familjen tonë. Kujtoj këtë rast,
siç treonte mixha Beqë. Turma të dëbuarish muhaxherë nga Nishi e
gjithandej, pasi me të hymen në territorin e lirë të Vilajetit të Kosovës nuk
kishin mundur me gjetë strehë e ushqim kurrkund kishin depërtuar këmbë këndej,
edhe në rrethinat e Prizrenit e të Gjakovës. Kështu në fshatin tonë, Reçan të
Suharekës, kryeplaku i fshatit që atëherë ishte Mehmet Reçani, në emër të
katundit, e pranon një familje shumanëtarëshe muhaxhire. E strehojnë në konaqet
e Ahmet Agës dhe katundisht e ndihmojnë, dikush me bukë, dikush me tamel,
djathë e tlyen; dikush me enë e almise kuzhine; madje edhe me shtrojë e mbulojë
dhe me veshëmbathje, por edhe me dru oxhaku se ishte i ftohti i madh. Në këto
ndihma për sevap ,kanë marrë pjesë edhe kojshitë tanë, shkiet e katundit bile,
mbasi kishin mundësi, kishin pre kajstile për ta ndonjë dhi a delme. Kurrkush
për atë që kishte nuk kursente. Mehmet Reçani, për me ua hekë merakun hap
derëkapakët e koshave të kallamoqit, tue u thanë: Rrini pa gajle se si
gjinen e shpisë teme, sa të kam me pasë për vete kam me pasë edhe për ju. Me nihmën
e Zotit kemi me dalë në Shingjergj.
Mirëpo, gjinëve të asaj familjeje
nuk u kish ba hajr ushqimi, nuk paskan rrnue gjatë. Ndërkohë paskan
pasë vdekun të gjithë. Janë vorrosë përmbi lendinë afër shtëpive tona të sotme,
mbasi trojet e Ahmet Agës e kishte pasë ble gjyshi ynë. Edhe pse ai vend tash
është bërë pyll, edhe sot mund të hasësh gurë s hibuti nga vorret e
muhaxherëve. Kështu kishin pësuar edhe shumë familje muhaxhirësh edhe në
fshatra të tjerë, po megjithatë dikush prej tyre kishte mbijetuar.
E gjashta, s’do mend që
vdekjen e afro 150.000 njerëzve që u shkaktua nga pushtimi i
Sanxhakut të Nishit nga serbët, ishte problem më vete, po aq më
tepër problem ishin të gjallët, ngase ndaj tyre lypsej përkujdesje nga jerlijtë,
nga vendasit, sepse për këta fqinj të paftuar muhaxherë të
mjerë, duhej gjetur strehim, dhe të ndanin bukën e gojës me ta, kur dikush nuk
kishte mjaft as për vete, dhe ky numër nuk ishte i vogël, së paku numrin
familjeve muhaxherësh arrinte në afro 300.000, madje ai numër vinte duke u
shtuar, sepse terreni i banimeve të tye në viset e okupuara ishte shumë i gjerë
dhe marshimi i ushtrisë së armikut nuk i kishte arritur të prekte momentalisht
ndonjë vendbanim a fshat malor por edhe më keq kundër tyre u morën të të
njëjtat masa barbarie e shfarosëse, madje edhe më të specifikuara. Dhe kështu
ky problem kaq i madh gjithëshoqëror i Perandorisë osmane më tepër ishte nën
përkujdesjen jo të qeverisë sa të vetë popullit dhe të degëve të Komitetit
shqiptar të Stambollit, që kishte shtrirje sado pak anembanë në viset
shqiptare.
2 Traktati i Shën Stefanit dhe
Lidhja Shqiptarer e Prizrenit
E para, u tha më sipër se muhaxheria
ishte problem gjithëshoqëror në vend që të ishte çështje kryesishtnën
përkujdesjen e Qeverisë perandorake osmane, e cila me Sulltanin në krye
doli shumë e paaftë të ballafaqohej edhe me këtë problematikë, meqë në atë
periudhë kishte humbur pothuaj të gjitha luftat siç ishin ato me Serbinë
e Malin e Zi, por më fatale ishte humbja me Rusinë
cariste. Rusia përveç ballaballas në Krime e gjetiu, por tani nëpërmjet
Bullgarisë kishte arritir me iu afrue Stambollit. Dhe kështu Turqia rrezikonte
të humbiste kryeqytetin Stambollin e tërë perandorinë. Sulltani me shtetin e
tij ishte në kollaps të plotë, andaj u detyrua nga halli me nënshkrue një paqe
kapitulluese me Rusinë, sipas kusht-kërkesave të saj, paqe kjo që u quajt Traktati
i Shën Stefanit, i cili u nëshkrua më 03.03 1878, ku Rusia me
shtetet e saja satelite (Bullgarinë, Malin e Zi e Serbinë) ishte fituese,
ndërsa Turqia pale humbëse poshtnuese.
E dyta, me këtë Traktat në kurriz të
tokave shqiptare, më tepër rritej Bullgaria si bashkëluftëtare e Rusisë, edhe
pse ende nuk i kishte pushtuar ushtarakisht të gjitha trevat që i takonin sipas
Traktatit të nënshkruar, ku Bullgarisë (tash e Madhe) i takonte tërë Maqedonia,
një pjesë e Kosovës dhe një pjesë e Shqiprisë. Pastaj rritej shteti i Malit të
Zi, si mik me damkë i Rusisë, për 4.7%, përktësisht 15.7 mijë kilometra
katrore, duke u shtrirrë në kurriz të tokave shqiptare, ndërkaq Serbisë i
njihej rritja prej 37.7%, përkatësisht 52.700 km., pra i njiheshin të gjtha ato
vise që i kishte pushtuar, tërë Sanxhakun e Nishit e gjithandej të gjitha
qytete me Vrajë e Kurshumli deri në periferi të Prishtinës.
E treta, me aktin e Traktatit të
Shën Stefanit (O3.03 i878), kurrkush zyrtarisht nuk e qante më hallin e
muhaxherëve, për golgotë-gjenocidin më ogurzezë që e pësuan shkaktuar
nga dëbimi i tyre, por qahej halli i rrudhjens së mëtejshme të tokaev shqiptare
dhe që do të shkaktonte ekzoduse të reja të mëtejshme të zonave shqiptare që do
të pushtoheshin sipas atij Traktati, për të cilat Sulltani kishhte nëshkruar
nga zori se hiqte dorë prej tyre, të cilat ende ishin të padorëzuara nga Porta
e Lartë. Në këtë situatë, i vetmi organ shoqëror që i therrte zemra e
shpirti për fatrin e zi të shqiptarëve ishte Këshillit
Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të kombësisë Shqiptare, përkatësisht të
Komitetit Shqiptar të Stambollit, andaj edhe vetë Sulltani, pasi
Stambollin e kishte “muhahasere”, të rrethuar, do ta zbuste qendrimin
ndaj anëtarëve duke arsytuar për zorin, por njëherazi i këshilllloi intimisht
që formalisht jashtë strukturave të shtetit e qeverisë turke dhe vetë
Sulltanit, Komiteti shqiptar të formojë një organ politik për protesta në emër
të popullates muslimano-shqiptare kundër humbjes së tokave dhe ndarjes së asaj
kombësie, ngase vërtet ishin prekur interesat vitale të mbarë kombësisë
shqiptare shumicë muslimane(!). Ishte kjo njëfarë lirie veprimi dhënë atij
Komiteti shqiptar, apo jo, dhe si u shfrytëzua jo formalisht nga Komiteti
shqiptar, do të shohim më poshtëbga veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit.
E katërta, sidoftë nga veprimi i
Komitetit s ë bashku me popullatën, kundër atij Traktati, filloi të ndihej zëri
i protestave të shbqiptarëve, por njëherazi aq më shumë, për interesa të veta u
shprehën kujndër atij Traktati edhe disa nga shtetet e fuqishme europiane si
Anglia, Autrohungaria e Gjermania, të cilat nuk ishin naive sa t’i besonin Rusisë
se atë luftë –fitore të shprehur në Traktat, siç ishte deklaruar ajo e kishte
bërë për të çliruar shtetet e vogla pravosllave (Bullgarinë, Serbinë e Malin e
Zi) nga robëria tukro-muslimane e jo aq për interesa të veta
imperialiste. Përveç këtij mosbesimi fuqitë e mëdha gjeten vang edhe
tjetërkund. Rusia me Bullgarinë e Madhe, duke i dhënë asaj toka që ishin ende
të papushtuara, por të obliguara që t’ia lëshonte Turqia, Rusia kishte shkelë
kodet që kishte lidhur më parë ilegalisht e legalisht me këto fuqi të mëdha,
madje edhe për arsye të tjera, pasi këto shtete ishin kundër shtrirjes në këtë
mënyrë së ndikimit rus në Ballkan, kërkuan që kjo çështje (Traktati i Shën
Stefanit) të stopohej dhe të shqyrtohet në Kongresin e Berlinit, i cili
do të mbahej më 13.06.1878, tre muaj pas dates së nënshkrimit të
atij Traktati (3.3.1878) mes Rusisë e Turqisë.
E pesta, kjo pauzë tremujore u
shfrytëzua edhe nga aktivistët e Komitetit Shqiptar të Stambollit, të cilët nën
hijen e marrëveshjes me Sulltanin, u përpoqën dhe vepruan mbarë që krahas
organizimit të protestave të punohet sadopak për stabilizim të gjendjes rreth
vendosjes së muhaxhirëve, njëherazi të vazhdojë zgjimi i ndjenjës kombëtare në
masë. Dhe u morën vesh për formimin e një organi politik shqiptar me të drejtë
ekzekutuese. Sa për dijeni, në Komitetin shqiptar të Stambollit
si organ kulturor bënin pjesë dijetarë e atdhetarë, jo vetëm muslimnë shqiptar
si Hoxha Hasan Tahsini, Zija Prishtina, Ahmet Korenica, Seid
Toptani, Vesel Dino etj, etj, por edhe ortodoksë
e katolikë si Jani Vreto, Koto Hoxhi, Pashko Vasa e të tjerë.
Ne, ndër ta do të dallonim kto katër shembëlltyra që do të prijnë
rreth themelimit, veprimtarisë dhe ideologjizimit të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, siç ishin: diplomati Abdyl Frashëri, vetë kryetari i tij
Komiteti dhe anëtarët autoritativë të tij: Iljaz Pashë Dibra, Muderriz
Ymer Prizreni, Vaso Pashë Shkodrani, të cilët do të
angazhohen në formim-formëzimin e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit.
E gjashta, në të vërtetë, më 4 maj
1878, një muaj pas nënshkrimit të atij Traktati famëkeq, 30 deputetë
shqiptarë nga parlementi osman kundërshtuan botërish vendim-marrëveshjet e
Traktatit të Shën Stefanit dhe po atë ditë si e gjetëm të shkruar në një
wikipedi, me iniciativën e Ymer Prizrenit fillon formimi i Lidhjes, i
cili më 24 maj 1878 fton delegatët dhe ndër të tjera në atë takim përcaktohet
financimi, tatimi18 grosh për nefuz (anëtarë familjesh) për ushtrinë e Lidhjes,
e cila do të numërojë së paku 15 mijë ushtarë (Në një burim serb thuhet 300.000).
Ndërkaq më 27 maj në tubimin gjithshqiptar Lidhja arsyeton platformën, për
mbjojten e tokave shqiptar formomin e ”Rojën Kombëtare”, territori i
katër vilajeteve do mbroheshin nga kjo “Rojë Kombëtare” me një Komndë
Supreme, ku Lidhja do ta shtrijë autoritetin e vet, duke
kundërshtuar e fajsuar botërisht deri edhe Sulltan e Shtet për nënshkrim të
atij Traktati kundër interesave të Perandorisë, prëkatëssht kundër muslimanëve
e në veçanti kundër komunitetit shqiptar. Lidhur me këtë po sipas kësaj fryme Komiteti
Qendror, në të mirë të Platformës lëshon një proklamatë. Më 4
qershor 1878 rrumbullakësohen rezultatet nga 18 seancatpërgatitore të Lidhjes
dhe më 10 qershor, tri ditë para fillimit të mbledhjes së Kongresit të
Berlinit institucionalizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organ
pushtetor politik nën hije brenda shtetit zyrtar.
E shtata, me qëllimi po spikasim
karakterin ekzekutiv politik. Mbledhjen e drejton kryetari i Këshillit Iljaz
Pashë Dibra. Caktohen tri komisione (siministri): 1) Abdyl
Frashëri për punë të Jashtme 2) Haxhi Shaban Prizreni për punë të
brendshme, çështje të financave dhe 3) Mehmet Vokshi për punë të
mbrojtjes (çështje ushtarake), por si mbikëqyrës apo drejtues i mbarë
veprimtarisë dhe të obligim-detyrave konkrete ishte Muderriz Ymer Prizreni,
i cili edhe do të shpallet kryetar i Lidhjes (Qeverisë), përkatësisht Komitetit
Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndodh që ndonjë mbledhje ta
kryesonte edhe Sheh Mustafa Tetova, kurse ishte edhe evidente vizita e
herëpashershme këshillimdhënësit, diplomatit patriot, Vaso Pashë
Shkodrani.
E teta, nga Projekt-Programi
(Kararanameja) miratuar në Kongres që përbëhej ptej 16 pikash, po dallojmë:
1. Lidhja formohet si organ
politiko-ushtarak i pavarur nga ai shtetëror të cilin nuk e mohon, por kërkon
të mos i përzohen në punët e njëra –tjetrës.
2. Ëshntë organ i katër vilajeve
shqiptare, të cilat i konsoderun faktikisht të bashkuara
administrativishst e ushtarakisht nën përkujdesjen e Lidhjes si me qenë
një territor autonom i përbashkuar adminstartivisht brenda Perandorisë Osmane.
3. Gjuha shqipe do të jetl në
shkollë e adminisratë si gjuhë e parë, ndënëse në hijen e turqishtes si gjuhë
zyrtzare e Perandorisë.
4. Lidhja kishte të drejtë me caktue
taksë shtetërore brenda këtij territori dhe të formojë ushtri të
rregullt dhe të bëjë mobilizim të vullnetarëve
për mbrojtjen e tërësisë tokësore të këtij Vilajeti shqiptar të
përbashkuar
5. Madje në pikën 14. të kararnamës,
gjë që po e theksojmë në mëlnyrë të veçabtë parashihej: Nëse nuk
arrihet me paqe rikthimi i tokave shqiptare të pushtuara nga Serbia e Mali i Zi
obligohet Lidhja që ato t’i kthejë me forcën e armës.
Për mendimin tonë pika 14, ku Lidhja
e lë hapur luftën me Serbinë (Shqipninë e Vjetër) dhe me Malin e
Zi, siç do të imponojë edhe rasti i Ulqinit, siç do të shohim qëndron
tërë alergjia e fuqive të mëdha kundë Lidhjes dhe së saj, ngase kjo
pikë sipas këtij Projekt-programi do ta mbajë gjendjene luftës hapur
me Serbinë e Malin e Zi, për deri sa të çlirohen tokat e okupuara shqiptare nga
ato dy shtete, apo jo?!
Sidoqoftë, rreth
kontatimi-komentimit të kësaj pike, pasi na imponohet do t’i kthehemi më
poshtë.
3. Kongresi Bërlinit dhe faktorizimi
i Lidhjes së Prizrenit dhe implikimie
me Malin e Zi e gjithandej me
Fuqitë e mëdha e Turqinë
E para, Lidhja edhe nën rrethana
të vështira, si vazhduese e Komitetit Shhqiptar të Stambollit apo edhe vetë si
Komitet Qendror i Lidhjes ndihmoi shumë rreth sistemimit muhaxhirëve apo
zgjidhjeve të brendshme shoqërore tashti të mbarëvajtjes së punëve
politike që nuk ishte punë e lehtë në ato rrethana shoqërore e
politike, por u dallua në plan të brendshëm rreth themelimit Ushtrisë nën
komandën e Kryesuesit të Lidhjesdhe krerëve popullorë. Në këtë kontekst, sipas
studiuesit Muhamet Pirraku, për koordinimin e punëve dhe detyrve për të
gjitha veprimtaritë rreth Lidhjes dhe të forcave të armatosura, edhe pse
nuk spikat në histori si ndonjë pari a komandant folklorik, shtyllë kurrizore
ishte Muderriz Ymer Prizreni, i cili edhe më parë si deputet e
anëtar i Komitetit të Stambollit ishte aktivist i dalluar, të cilit lidhur me
organizimin e protestave anti-Traktat, drejtpëdrejt, i pati kërkuar
ndihmë e angazhim edhe vetë Sulltan Hamiti II. Së këndejmi, meqë si seli e tërë
organizimit, vepimtarisë ishte me emrër konak- bajrakli xhamia e tij,
dhe medresja afër, ku mbaheshin seancat, atëherë krejt veprimtaria dë do të
udhëhiqej, drejtohej e sugjerorohej nën drejtimin apo gjithsesi në praninë
mudederrizit, realitet ky që assesi nuk mund të mohohet dot. Pra,
autoriteti apo personaliteti shumë i sukseshëm i tij ishte spikatur edhe më
përpara si deputet e anëtar i Komitetit të Stambollit, por edhe tash që nga
nisma e organizimeve të seancaye për Lidhjen edhe të vet[ Lidhjes. Dukei
pasur parasysh të gjitha këto, studiuesi Muhamet Pirraku, Ymer Prizrenin
e konsiderin që ishte “ora, zemra e shpirti i Lidhjes shqiptare të Prizrenit,
dhe vërtet shembëlltyra e tij, si i tillë u tragua jo për një ditë por
për dhjetë vitet e fundit të Lidhjes (1877-1887) që do do të
thotë, para, gjatë dhe pas mbajtjes së Kuvendit të Berlinit (13.06-13.07.
1878).
E dyta, po ashtu si Pirraku edhe
akademik Hakif Bajrami, nga një këndë tjetër (Shih portali Drini.us, 4.04.2024)
e dallon dhe e vlerëson lart veprimtarinë e personalitetit të Muderriz Ymer
Prizrenit, i cili ishte më i ndjeshëm se të tjerër lidhur me pushtimin,
përkatësisht ekzoduesin nga Shqipnia e Vjetër, sepse 20
vjet kishte shërbyer si profesor në Idadijen, medresen Arbanas të
Kushumlisë dhe pas ekzodusit ka nismuar që në Kulinë më 10.06.1879 të
mblidhet paria e 714 fshatarve të braktisur, ku do t’i qajne hallet për fatin e
tyre e të atdheut dhe si zot shtëpish, të japin të dhënat e duhura që i
shënonte një bashëkoleg e tij i quajtur Faik Efendia me medresantët e
tij, statistikë kjo do të dalë më e vlefshme se ato zyrtare që
manipuloheshin nga forcat destruktive genocidale dhe njëherazi kjo pari
ta demaskojë e mallkojë hapur sulltanatine Stambollit:
Baba Mbret – Baba Sulltan
Pse e copove këtë Vatan,
Qysh e shite Shqipninë e Vjetër
Çfarë ma të keqe do të bash tjetër
Qysh na shite o Baba Mbret
Po na rriten fmijt pa djep.
Kemi mbet pa streh nën qiell
Kemi mbet pa buk, pa diell…
Kan’ me t’ zanë namt o Baba Mbret
Ka me t’ba Zoti alemi ibret !
Nuk di më tepër por sipas akademik
Hakif Bajramit, i cili argumenton me faklte që vërtet Beogradi, Wiena
e Pjerërbugru e pohojnë në njëfarë mënyre këtë shitje.
Sulltani ishte paguar për këto troje e pasuiritë e humbura, prandaj po
kët mallkim do t’ia drejtojë guximtarisht edhe Muderriz Ymer Prizreni, si
kryetar i Lidhjes, i cili deri në vdekje edhe pse kish ofertl e
mohoi sulltanin e Turqisë si mbret, i cili edhe mbeti për jetë. vërtet, ibreti
alem shembnull poshtrimi, sa që do të të dëbohet nga froni dhe do të
vdesë në mërgim.
E katërta, edhe pse zyrtarisht
Lidhja u institucionalizua në mbledhjen më 10 qershor 1878, ajo në
të vtetë nga 4 maji – 10 qershor 1878, do të thotë, plot
një muaj më përpara, dhe pa ndëprerë një javë më vonë, prej 10 deri më 17
qershor 1878, vazhdoi me punue e veprue nën praninë e drejtimin e
Ymer Prizrenit, ku Ymer –muderrizi ishte jo vetëm nikoqir,
por edhe drejtues-strateg i qeverisë dhe i qeverisjes së ushtrisë dhe i
popullit duke mbajtur qëndrim këmbëngulës të pavarur gjatë luftës për mos me i
lëshue as një pllambë tokë armikut. Pa marrë parasyh presionet Ymer Prizreni,
mbajti qendrin korrekt serioz ndaj të tri palëve kundështare: ndaj Malit të Zi,
Fuqive të Mëdha dhe ndaj Turqisë me Sulltanin,në krye, madje edhe ndaj
Serbisë pa fshi pikën 14. nga kararnameja.
Kështu përveç tipareve: ora,
zemra e shpirti i Lidhjes, kjo figurë burrnore meriton edhe atribute të
tjera, të një burrështeti të urtë e të guximshm, ngase si kryetari Qeverie i
shtetit të parë autonom shqiptar i katër vilajeteve të bashkuara, deri në fund
të jetës atë funksion nuk e përbuzi me përulje as ndaj autoritetit të Sulltanit
dhe as ndaj fuqive të mëdha. Muderrizi në mënyrë të qetë e dijitotoze,
ndërgjegjlsisht i pastër i ksaloi vitete e fundit të jetës në në Ulqinin e
braktisur nga Sulltani, duke e kujtuar tërë veprimtarinë e ptriotike e
njerëzore të tij, duke qenë i ndihmuar edeologjikisht i edhe nga
botkuptim i si ithtar i tarikatit nakshbrendi që si me
thënë, ishte në opozitë e aleancë harmonie me atë turko-shtetërore hanefi.
E pesta, Muderriz Ymer Prizreni si
mendjendritur që ishte qysh heret kishte planifikuar domosdonë e formiminit të
ushtrisë së Lidhjes andaj jo vetëm, caktoi tatimin, dhe përafërsish edhe numrin
afro 250.000 vetë veç pjesës vullnetare rezervë, por e mendoi edhe furnizimin e
saj me armë, së pari nga depot e ushtrisë së rregullt turke e pastaj edhe me
blerje, me fondit për ushtri. Kështu i pati shkruar që në fillim të organizimit
nga Valiu i Prishjtinës duke i kërkuar që patjetër me hir o me pahir
armët nga depot t’i jepen ushtrisë së Lidhjes. Lidhur me këtë si ka
vepruar Valiu i Prishtinës nuk di, por siç e kemi cekur në librin Injorimi
dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës.Pristinë 2023, f.
212, është e vërtetë që Ushtria e Lidhjes me komanduesin popullor nga
Malsia e Gjakovës, Shaban Binaku kishte armatour trimat e ushtrisë së vet e
gjithandej nga depot e Prishtinës. Këtë e dëshmoj shumë thjeshtë, me këtë
shembull nga libri i cituar:
Dy djem të rij reçanas,Zeneli e
Rrahmani, të cilët për një faj që kishin bërë rreth një
Pleqnie rreth gjakmarjes, sepse kishin lënduar kryepleqnarin
Mehmet Reçanin, të cilët pas aktit kishin ikur nga fshati dhe çastësisht
si të humbur kishion arritur në rrethinat e Prishtinës. Dhe si të dyshimtë i
paska burgosur ushtria e Shaban Binakut. Komandant Binaku, i merr në pyetje, i
thonë se janë nga familja kryepleqnarit Mehmet Reçani dhe se gjoja kishin
ardhur me lypë nga një pushkë e me u pranue në ushtri. Shabani Binaku u beson u
jep nga një pushkë dhe pasi ishin shumë rinj për ushtri i këshillon të kthehen
në shpi dhe t’i bëjnë të fala Mehmetit, më të cilin si kushërinj fisi krasniqas
nën vulen e Ali Binakut ishin njohur në pajtime gjaqesh.
Dhe vërtet armatimi i ushtrisë së
Lidhjes, me hir e pahir nga depot e ushtrisë turke ishte zgjuarsi e
Muderrizit, mendjendritur ngase qysh në fillim të formim-formëzimit të Lidhjes,
nuk kishte besim në në sulltanin, andasj arma dhe e drejta
do të bashkëndihmonin në arritjen e qëllimit t Lidhjes e të Muderrizit,
sepse emri i fjala e shqiptarisë në atë mund të dëgjohej e shoqëruar me jehonën
e krismave të armës në mbrojtje të tokave shqiptare që Fuqitë e Mëdha e
Turqia me to ua dhuronin Serbisë e Malit të Zi, apo jo?!
E gjashta, Kongresi i Berlinit,
u mbajt me 13 Qershor - 13 korrik 1878, pjesërisht ndryshoi vendimet e
Traktatit të Shën Stefanit, por kërkesat e shqiptarëve si kërkesa shqiptare të
Lidhjes nuk u morën parasysh fare, por në një njëfarë mënyre demonstrimet e
shqiptarëve të organizuara nga Lidhja, u reflektuan në përkrahjen që Kongresi i
bëri Portës së Lartë, vetë Sulltanit, pasi i la nën qeveverisje disa nga ato
vise për të cilat i nga halli ki ishte nënshkruar se heq dorë prej tyre do t’i
kthehen e disa jo, siç ishin pushtimet e Serbisë. Serbia, me gjithë
krimet marramendëse të njerëzve të pafashëm që kishte bërë, u shpërblye nga
Kongresi me njohjen e pavarësisë shtetërore, gjithsesi, ia njohën zgjerimin në
territoret që kishte pushtuar. Turqia në krahasim me atë që kishte nënshkruar
lidhur me Malin e Zi, e nuk ndahet aq mirë, po megjithatë kishte njëfarë
fitimi, sepse nëse do t’ ia dorëzojë Malit të Zi vendvbanimet Shpuzë, Podgoricë
e Zhablak dhe plus krahinëzen shqiptare Plavë-Guci, do t’ia kthenin Ulqinin. Ja
si e përshkruhet këngën popullure servilizimi i Sulltanit ndaj urdhër-kërkesës
arrogante të Rusisë cariste, si epror, pikërisht për Plavë Guci:
Krali i Rusit iu kish ngërmue
Crnagoren me ma zgjanue
Fort e Vogël ka qillue
Me zgjanue me Plavë Guci
Dhe ma fellë n’Kosovë me hi…
Në tëvërtetë, në ripërcaktimin e
kufirit ishte caktuara komisioni i posaqëm turkomalazez i mbikëqyrur nga
përefaqësuesit e Fuqive të Mëdha,
E shtata, kjo ishte arsyeja që
Turqia me urdhërin e Kongresit e dërgoi Mehmet Ali Pashë Maxharri në Prizren me
mesazhin e Sulltanit që Lidhja të sillej “urtë e butë!” dhe gjithsesi të
lejionte zbatimin e vendimit të Kongresit, të Berlinit. Pikërisht atëbotë
Prizreni ishte me plot protestues, që mbështetnin pavarësinë vendimore të
Lidhjes. Kërkuan që Ali Pashë Maxharri me suiten e tij telegrafistin dhe 40 zapti
truproje, të ktheheshin nga kanë ardhur. Pasha përsëri, në emër të
Sulltanit kërkonte lojalitete nga Lidhja e qytetarët. Ishte muaji gusht 1878.
Forcat protestuese e vranë telegraistin e Ali Pashë Magjarrit, i cili me suiten
paksa të zgjeruar shkoi në Gjakove në konak te Abdullah Pashë Drenit.
Delegacioni i Lidhjes me në krye Ahmet Koronicën, edhe atje disa herë kërkoi
nga Abdullah Dreni ta largonte mikun e padëshiruar. Ai nuk pranonte Forcat e
Lidhjes i rrethuan konaqet e Abdullah Dreni, i cili nga brenda oboirrit kishte
organizuar mbrojtje të forte. Forcat e Lidhjes nga minarja hodhën flake, qilima
lagur me benzinë në asrajjat e Pashës, dhe në anën po ashtu ca qere me kashtë
kallur flake shpërthyen vijen mbrojtëse dhe filluan sulmet nga brenda. Pati viktima
nga të dyja palët. Aty u vranë edhe të dy pashkllarët: Mahnmet Ali Pashë
Maxharri i dërguari i Sulltanit dhe Abdullah Pashë Dreni, i zoti i
konakut. Vrasja e telegrafistit dhe tashti e Pashë Maxharrit pati jehonë
nga doli sheshazi forca ushtarake e qeverisëse e Lidhjes. Së këndejmi, gati për
një vit deri më 22 prill 1879 u zvarrit zbatimi i dorëzimit të Plavë Gucisë
Malit të Zi.
E teta, komisaioin i ndërkufitar i
përbërë nga përefaqësues nga Fuqitë e Mëdha dhe Turqia e Mali i Zi, sipas
rekomandimit të Kongresit, filloi së vepruari. Mali i Zi para Kmisonit u
paraqit i dëgjuesëm, Ia kthei Turqisë Ulqinin edhe Turqia. Duke tërhequr
ushtrinëe vet ia dorëzoi Malit të Zi tri vendbanimet Podgoricë,
Zhablak e Shpuzë, për të cilat përfaqësuesit e Lidhjes më parë nuk
kishin reaguar, ngase ato ishin të banuara me popullatë të përzier, mirëpo kur
vjen çështja te Plavë e Guci, ndalet zbatimi, sepse Lidhja për këtë që më parë
kishte paralajmëruar edhe Kongresin senëse ose kur të tërhiqen
fotca kufitare turke, ushtria e Lidhjes do ta zëvendësojë, sepse është e betuar
se nuk ia lëshon asnjë pëllëmbë tok këtë tokë shqiptare Malit të Zi. Mali
i Zi në anën tjetër me përkrahjen e fiqive të mnëdha nuk hiqnin dorë nga
kërkesa bërë Turqisë që ta zbatonte obligimin, ndërsa Lidhja gjithashtu ishte
stoike në qëndrimin e saj, se atë Shqipni të Vogël së bash u me vendasit
do ta do ta mbrojë me forcë.
E nënta, më 22 prill
1879Turqia përesëri u detyrua me dërgua Ahmet Muhtar Pashën, komandantin e
ushtrisë turke të Rumelisë, me 20.000 forca për qetësimin e situates dhe
zbatimin e urdhërit, ngase çështja e dorëzimit tç Plavi Gucisë kishte
mbetur pa u zbatuar. Ahmet Muhtar Pasha. arrin në Prizren e Gjakovë, ku
nuk gjen mirëkuptim, madje kur do me depërtua nga Malsia e gjithandej
kërrcnohet nga komandauesit e ushtrisë së Lidhjes që tashmë ishin pozicionuar
për mosdorëziminm e Plavë-Gucisë t kërkojnë largimin e Ahmet Muhtar
Pashës, i cili nuk do me provue fatin e Ali Pash Maxharrit, u tëhoq nga
kërkesa dhe kështu situatra mbeti nën autoritetin e Lidhjes. Megjithsatë
ky pasi u oftoi shpëngulje të lehtë që do të bëhet me ndihmën shtetit ua kishte
sigurue një lokacion të pështatshëm andej nga Berati, pëfaqësuesit e
Plavë-Gucisë assesi nuk deshin as ta dëgjonin.
E dhjeta, atëherë duke e parë
qendrimin e patundur të vendasve dhe të Lidhjes, Muhtar Pasha para
përfaqësuesve të Malit të Zi dhe Fuqive të Mëdha, u arsyetue se Turqia nuk
përngonte, po janë rebelët vendës. Kështu arsyetohet ndaj të tjerëve, por edhe
para konsullit rus në Prizren Jastrebov se Turqia plotësisht i ka
zbatuar urdhërfat e Kongresit. Ka tërhequr ushtrinë zyrtare nga ajo jo treve ,
prandaj nuk është e drejtë të pritej nga Turqia që ta vrasë prenë, t’ua pjeke
dhe Malit të Zi t’ia fusë në gojë. Nga një bisedë e tillë Jastrebov pasi u bind
raporton se ushtria turke nuk ndodhej në mbrojtje të Plavë-Gucisë. Me
këtë Muhtar Pasha hapi rrugë që Mali i Zi ndaj Plavë-Guxisë ta përdorë forcën e
vet ushtarake. Mirëpo sa ishte ky taktizim i një valiu të. lartë, siç ishte
Ahmet Muhtar Pasha dhe a kishte marrëveshje të fshehtë me Hafiz Pashën, vali i
Kosovës si dhe me Abedin Pashë Dinon (i çamërjot) kryeministër aktual i
Turqisë, në njërën anë me komandatin e Plavë-Gucisë Ali Shabanagaj –Ali Beg
Gucia, në anën tjetër, mbetet çëshje e diskutueshme, ngase siç do të
shohim, pas mbrojtjes së sukseshme Ali Beg Gucia, do të shpallet pashë, siç
do ta shohim në pjesë vijuese.
Madje, siç do të dalë, edhe
pas shuarjes së Lidhjes dhe të Besa-besës së Haxbi Zekës Ali
Pashë Gucia do të rekrutojë, apo jo, të rinj shqiptarë në forcat e
ushtrisë së Padishahut?!