Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (6)

| E diele, 21.04.2024, 07:57 PM |


Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pRavosllaves serbe        (6)

III. Si lindi dhE u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët

(2) Pushtimi i Sanxhakut të Nishit, GOLGOTA MË OGURZEZË SHQIPTARE, traktati i SHËN STEFANIT,

kongresi i berlinit dhe LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

(34 vjet, konsolidim shteti e përgatitje intensive për pushtime të reja, 1878 -1912)

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Perandoria Osmane, duke e parë plogshtinë e vet ekonomike (e rrasur në borxhe) dhe ushtarake (e shkelur kohe) në krahasim me Fuqitë e Mëdha (shtetet Perëndimore e Rusinë, ndërmori disa reforma (tanzimati),  për përforcimin e pushtetit qendror, siç ishte edhe shuarja e strukturës jeniqere në ushtri, madje, ndër të tjera bëri edhe shuarjen e pashallëqeve, siç ishin ato shqiptare: ajo e Ali Pashë Tepelenës dhe ajo e Bushatlinjve të Shkodrës, por për çudi atë të Serbisë, Pashallëkun e Beogradit, edhe pse ishte nën sisuverintetin e saj, nuk e preku fare, përkundrazi, si me thënë, duke e toleruar, mbase edhe nga Valia i korruptuar,  i ndihmonte.  E toleronte  që pushteti i këtij pashallëku të sforcohej e ushqehej me:

- fetaroideologji turko-islamofobe nga serbopravosllavizmi vetjak,

- serbonacional-romantizëm shoven nga qarku sllavist i Vjenës,

- urrejtje pansllavizmi nga shkolla ruse dhe

- model-juridksioni shtetformues formaal  fraancez,

sa që më fund Serbia do t’i dale doresh krejtësisht dhe do të marrë pjesë në shkafnjimin e gjymtyrëve të kësaj Perandorie Osmane që ia dhuroi autonominë shtetërore Serbisë pa ndonjë sakrifice të saj të madhe. Kështu pra Serbia e Pashallëkut të Beogradit, e strukur nën sisuverintetin e asaj hardalline turko-osmane, të cilën 74 vjet e breu për së brendshmi, dhe së andejmi bëri përgatitje intensive për rrëmbim-pushtimin e tokave shqiptare që ishin po nën suveritetin e asaj Perandorie. Kështu Serbia, qeveria saj, duke vepruar në ftymën e projekt-mësimeve torkoislamofobe, siç ishte edhe Naçertanije dhe e pajisur me të dhënat e nevojshme rreth situatës politike të këtyre viseve, ngase vazhdimisht i kishte nën survejim nga rrjeti agjenturor perfekt nën përkujdesjen e kishës serbe, e cila vepronte e lire në të gjitha viset që ishin në plan të pushtoheshin nga Serbia. Madje, Serbia pasi kishte liri të garantuar autonomie shtetërore e cytur nga kërshëria e pasioni, disa here si blic provë sa me provue forcën e vet përgatitëse ushtarake me atë të kundërshtarit, bëri sa inkursione në kufi me Turqinë.

Pas  këtyre provokimeeve e parapërgatitjeve të tjera e ndërsyer nga Rusia, besa edhe nga Ausrohuingaria, në marrëveshje me Malin e Zi, e cila edhe më parë vepronte besnikërisht sipas sugjerimeve të Rusisë Cariste, më 21.04.1877, do të sulmojnë frontalisht Arnautistanin Verior Turk apo Shqipninë e Vjetër (sipas Hakif Bajramit), përkatësisht Sanxhakun e Nishit, Pirotit  e gjithandej.

Pikërisht rreth këtij pushtimi dhe pasojave për shqiptarët në raport me serbët e malazezët dhe ato që u ntrashën ngaTraktatit i Shën Stefanit,  përgjithësisht do të bëjmë fjalë tash fill në këtë pjesë-vazhdimi të punimit tone, sipas titujve:

1), Pushtimi i Shqinisë së Vjetër (Sanxhakut të Nishit e gjithandej) - golgota më ugurzezë shqiptare

2) Traktati i Shën Stefanit dhe Lindja e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit.

3) Kongresi i Berlinit, faktorizimi i Lidhjes shqiptare dhe implikime e gjithandej me Fiqitë e Mëdha.  me Malin e Zi e Turqinë.

4) Kundërshtimi i Lidhjes ndaj Fuqive të Mëdha dhe ndeshjet ushtarake me Malin e Zi. 5) Ndeshja eTurqisë me Lidhjen dhe shuarja ushtarakisht e saj.

6) Përmbyllje, shtrirë-shkrirja e platformës së Lidhjes si amanet-detyrë në vetëdiijen kombëtare të së ardhmes shqiptare.

1. Pushtimi Shqipnisë së Vjetër (Sanxhakut të Nishit e gjithande),

golgota më ogurzezë shqiptare

Këtë periudhë po e paqaqitim në disa pika:

E para, kur Turqia  ishte në  flakëgrindjesh me Rusinë cariste, pa qenë të provokuar fare në të mirë të Rusisë, më 1877 Serbia edhe Mali i Zi i shpallen luftë Perandorië Osmane. Mirëpo në sulmet e para morën edhe kundërgoditje nga ushtria mbrojtëse vendase turke-shqiptare. Mali i Zi në frontin drejt Shkodres hasi në rezistencë të fuqishme, por pati zgjerim gjithandej nga e bregdetit (Tivari) e Veriu boshnjak e këndej nga Podgorica. Ndërkaq ushtria serbe, vetëm pasi i erdhën ndihmë mija ushtarë rusë me përvojë luftarake si dhe me ndihmën austrohungareze, më në fund e theu mbrojtjen vendëse-turke dhe kështu ushtria serbe me vullnetarë rusë do të vazhdojë me furi marshim-pushtimin e viseve të pambrojtura të Shqipnisë së Vjetër (Hakif Bajrami), gjithsesi e populluar me popullsi autokton me shumicë shqiptare që nga Nishi e në të gjitha qytetet e tjera përshshirë Vranjë e Kurshumlijdhr, duke arritur brendapërnrenda Vilajetit të Kosovës, deri në periferi të Prishtinës e Mitrovicës.

E dyta, si e veçantë e këtij marshim-pushtimi, fatkeqësi ishte që duke shfrytëzuar tërheqjen e forcave turke menjëhershmërisht pa afat, ushtria serbo-ruse duke përdorur shembuj barbarie monstruoze si metodë primitive lufte, fuste panik dhe dëbonte familjarisht të gjithë shqiptarët e joserbët nga shtëpi-trojet e tyre, qoftë nga vendbanimet e përzietra, qoftë nga ato thjesht shqiptare. Së andejmi statistikat flasin se u boshatisen 6 qytete e lagje qytetesh e krahinëza me mbi 714 (716 J. Osmani.) fshatra, tërësisht shqiptare. Madje sipas historianit, akademik prof, dr. Hakif Bajrami, Faik Efendia, bashkëkoleg i muderriz Ymer Prizrenit, me urdhër-sugjerimin e tij me medresantët e tyre, kishin shënuan numrin e muhaxhirëve që pësuan në Shqipnin e Vjetër, Sanxhakun e Nishit prej nga del ky rezultat statistikor:

Numnri i  tërësishëm i banorëve shqiptare kapte shumën 345.286 vetë , prej të cilëve për 28 ditë (01- 28 dhjetor 1877) nga dhune-masakrat marramendëse:

Vdiqen,  në  shtëpitë e tyre, të vrarë e të therrur me bajoneta,  26.287 vetë;

U vranë e u masakruan, kudo që i ndeshnin gjatë shpërnguljes, 34.964 persona;

Gjeten vdekjen nga uria, e nga i ftohti 11.359, prej tyre 2.811 fëmijë (6 muajsh - 16 vjeç).

Ja dy fragmente nga një këngë popullore, ku përshkruhet kjo mënxyrëkeqe:

…Serb-dushmani, haj medet,

Ouh, po na vret e po na pret,

Po na pret e therr me thikë

Prej Nishit e deri në Kikë ,

O prej Surdulli në Karadak

Pa i pasun kurrni hak…

ose

Oh, po desim n’ borë e n’shi,

Bukë pa hangër, uj pa pi

Ka dhetë vetë n’i vorr tuj shti

Pa u thirr, kush talkin përmi!

Në këngë të tjera ndeshim në përshkrime edhe më të dhimbshme, si:

O sa shumë na t’ mjer’ po vujm’;

Jemi lodh me hec s’po mujm’,

Po na dhamin kam e guj’;

…Me uj t‘shiut buk po gatujm’.

Hiq pa pjek p’e përbijm’ brumin

Sado pak me largu unin.

Do me t vjellta jashtë p’e qesin

Sa shumë udhës t’smut po desin…

Nga kjo kuptojmë se si pasojë e kësaj ploje shfarosëse të paprovokueshme popullata e pambrojtur shqiptare përjetoi golgotë të vërtetë që paraqet tragjedinë më të madhe ogurzezë në t historinë tonë kombëtare.

E treta, ndërlidhur me pikën e mëspërme njerëzit pësuan përveç viktimizimit nga plumbat e bajonetat aq më keq nga i ftohti e uria (uni), madje edhe nga paniku e shumica ppër mungesë kohe  nuk paten mujndësi me u pajisë me mjetet më elentare të veshëmbathjes e jo më të marrin rezerva ushqimore me vete, rrall kush prej tyre kish marrë ndonjë strajcë miell, andaj janë të sakta të dhënat e për vdekjet që thuhen në këngë dhe që ndeshen në shkrime e konstatime të analeshkruesve. si:

“nanave do t’u ngrihen foshnjat ndër duar, shumë pleq e plaka, fëmijë e të sumurë u hodhen apo do të mbesin buzë rrugëve e rrahe-këmbësoreve dhe kështu mbi borë e të ftohtët të përshuhen në “vdekjen e bardhë”.

Kështu në këtë ekzodus do të vdesin 150 000-200 000 vetë.

E katërta, mjerisht në këtë kohë luftë për shfarosjen e shqiptarëve apo shpërnguljen e tyre nuk ndodhi vetëm në Shqipnin e Vjetër, por edhe në vise të tjera  nga ana e Malit të Zi dhe Bujllgaria. Së kënfejmi, megjithatë, edhe pse më dëmtime,e vuajtje marramandëse,  turma të shumta njerëzish nga të përzënët e tillë muhaxhirë, me gjysmë shpirti, arriten me dale jashtë rrezikut në territorin e lire të vilajetit përkatës. Kështu:

a)  Në Vilajetin e Kosovës numri i të tillëve llogaritet të kerë arritur shifren mbi 200.000

muhaxherë (H. B. 214.893).

b) Në anën tjetër në Vilajetin e Shkodrës nga Mali i Zi u dëbuanm, së paku, 26.000 vetë dhe

c)  Në Vilajetin e Manastirit duke ikur nga ushtria ruso-bullgare numri i të ikurve kishte arritur afro 38.000 vetë.

Kjo shumë muhaxhirësh 264.000 vetësh në tri vilajetet (Kosovë, Shkodër, Manastir), nuk ishte bilanc i plotë, ngase disa turma ikësish kishin arritur të strehoheshin edhe në vilajete të tjera e gjithandej Perandorisë Osmane. Është i njohur fakti se një turmë e madhe e muhaxherisë shqiptarë që kishin arritur në Anadoll të Turqisë, të cilët pas qetësimit paksa të situatës kërkuan të ktheheshin në vilajetet shqiptare nuk u lejuan dot nga organet turke.

E pesta, sa ishte problemor strehimi i të përzënëve, disa prej të cilëve edhe nuk mund qëndronin në jetë nga lodhja, trauma e sëmundje që shfaqen në raste të tilla, si shembull lidhur me këtë po e sjell këtë të vërtetë nga kujtesa që ruhet në familjen tonë. Kujtoj këtë rast, siç treonte  mixha Beqë. Turma të dëbuarish muhaxherë nga Nishi e gjithandej, pasi me të hymen në territorin e lirë të Vilajetit të Kosovës nuk kishin mundur me gjetë strehë e ushqim kurrkund kishin depërtuar këmbë këndej, edhe në rrethinat e Prizrenit e të Gjakovës. Kështu në fshatin tonë, Reçan të Suharekës, kryeplaku i fshatit që atëherë ishte Mehmet Reçani, në emër të katundit, e pranon një familje shumanëtarëshe muhaxhire. E strehojnë në konaqet e Ahmet Agës dhe katundisht e ndihmojnë, dikush me bukë, dikush me tamel, djathë e tlyen; dikush me enë e almise kuzhine; madje edhe me shtrojë e mbulojë dhe me veshëmbathje, por edhe me dru oxhaku se ishte i ftohti i madh. Në këto ndihma për sevap ,kanë marrë pjesë edhe kojshitë tanë, shkiet e katundit bile, mbasi kishin mundësi, kishin pre kajstile për ta ndonjë dhi a delme. Kurrkush për atë që kishte nuk kursente. Mehmet Reçani, për me ua hekë merakun hap derëkapakët e koshave të kallamoqit, tue u thanë: Rrini pa gajle se si gjinen e shpisë teme, sa të kam me pasë për vete kam me pasë edhe për ju. Me nihmën e Zotit kemi me dalë në Shingjergj.

Mirëpo, gjinëve të asaj familjeje nuk u kish ba hajr ushqimi, nuk paskan rrnue gjatë.   Ndërkohë paskan pasë vdekun të gjithë. Janë vorrosë përmbi lendinë afër shtëpive tona të sotme, mbasi trojet e Ahmet Agës e kishte pasë ble gjyshi ynë. Edhe pse ai vend tash është bërë pyll, edhe sot mund të hasësh gurë s hibuti nga vorret e muhaxherëve. Kështu kishin pësuar edhe shumë familje muhaxhirësh edhe në fshatra të tjerë, po megjithatë dikush prej tyre kishte mbijetuar.

E gjashta, s’do mend që  vdekjen e afro  150.000 njerëzve që u shkaktua nga  pushtimi i Sanxhakut të Nishit nga  serbët, ishte problem më vete, po  aq më tepër problem ishin të gjallët, ngase ndaj tyre lypsej përkujdesje nga jerlijtë, nga vendasit, sepse për këta fqinj të paftuar muhaxherë të mjerë, duhej gjetur strehim, dhe të ndanin bukën e gojës me ta, kur dikush nuk kishte mjaft as për vete, dhe ky numër nuk ishte i vogël, së paku numrin familjeve muhaxherësh arrinte në afro 300.000, madje ai numër vinte duke u shtuar, sepse terreni i banimeve të tye në viset e okupuara ishte shumë i gjerë dhe marshimi i ushtrisë së armikut nuk i kishte arritur të prekte momentalisht ndonjë vendbanim a fshat malor por edhe më keq kundër tyre u morën të të njëjtat masa barbarie e shfarosëse, madje edhe më të specifikuara. Dhe kështu ky problem kaq i madh gjithëshoqëror i Perandorisë osmane më tepër ishte nën përkujdesjen jo të qeverisë sa të vetë popullit dhe të degëve të Komitetit shqiptar të Stambollit, që kishte shtrirje sado pak anembanë në viset shqiptare.

2 Traktati i Shën Stefanit dhe Lidhja Shqiptarer e Prizrenit

E para, u tha më sipër se muhaxheria ishte problem gjithëshoqëror në vend që të ishte çështje kryesishtnën përkujdesjen e  Qeverisë perandorake osmane, e cila me Sulltanin në krye doli shumë e paaftë të ballafaqohej edhe me këtë problematikë, meqë në atë periudhë kishte humbur pothuaj të gjitha luftat siç ishin ato  me Serbinë e Malin e Zi, por më  fatale  ishte  humbja me Rusinë cariste.  Rusia përveç ballaballas në Krime e gjetiu, por tani nëpërmjet Bullgarisë kishte arritir me iu afrue Stambollit. Dhe kështu Turqia rrezikonte të humbiste kryeqytetin Stambollin e tërë perandorinë. Sulltani me shtetin e tij ishte në kollaps të plotë, andaj u detyrua nga halli me nënshkrue një paqe kapitulluese me Rusinë, sipas kusht-kërkesave të saj, paqe kjo që u quajt Traktati i Shën Stefanit, i cili u nëshkrua më 03.03 1878, ku Rusia me shtetet e saja satelite (Bullgarinë, Malin e Zi e Serbinë) ishte fituese, ndërsa Turqia pale humbëse poshtnuese.

E dyta, me këtë Traktat në kurriz të tokave shqiptare, më tepër rritej Bullgaria si bashkëluftëtare e Rusisë, edhe pse ende nuk i kishte pushtuar ushtarakisht të gjitha trevat që i takonin sipas Traktatit të nënshkruar, ku Bullgarisë (tash e Madhe) i takonte tërë Maqedonia, një pjesë e Kosovës dhe një pjesë e Shqiprisë. Pastaj rritej shteti i Malit të Zi, si mik me damkë i Rusisë, për 4.7%, përktësisht 15.7 mijë kilometra katrore, duke u shtrirrë në kurriz të tokave shqiptare, ndërkaq Serbisë i njihej rritja prej 37.7%, përkatësisht 52.700 km., pra i njiheshin të gjtha ato vise që i kishte pushtuar, tërë Sanxhakun e Nishit e gjithandej të gjitha qytete me Vrajë e Kurshumli deri në periferi të Prishtinës.

E treta, me aktin e Traktatit të Shën Stefanit (O3.03 i878), kurrkush zyrtarisht nuk e qante më hallin e muhaxherëve, për golgotë-gjenocidin më ogurzezë që e pësuan shkaktuar nga dëbimi i tyre, por qahej halli i rrudhjens mëtejshme të tokaev shqiptare dhe që do të shkaktonte ekzoduse të reja të mëtejshme të zonave shqiptare që do të pushtoheshin sipas atij Traktati, për të cilat Sulltani kishhte nëshkruar nga zori se hiqte dorë prej tyre, të cilat ende ishin të padorëzuara nga Porta e Lartë. Në këtë situatë, i vetmi organ shoqëror që i therrte zemra e shpirti  për fatrin  e zi të shqiptarëve ishte  Këshillit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të kombësisë Shqiptare, përkatësisht të Komitetit Shqiptar të Stambollit, andaj edhe vetë Sulltani, pasi Stambollin e kishte “muhahasere”, të rrethuar, do ta zbuste qendrimin ndaj anëtarëve duke arsytuar për zorin, por njëherazi i këshilllloi intimisht që formalisht jashtë strukturave të shtetit e qeverisë turke dhe vetë Sulltanit, Komiteti shqiptar të formojë një organ politik për protesta në emër të popullates muslimano-shqiptare kundër humbjes së tokave dhe ndarjes së asaj kombësie, ngase vërtet ishin prekur interesat vitale të mbarë kombësisë shqiptare shumicë muslimane(!). Ishte kjo njëfarë lirie veprimi dhënë atij Komiteti shqiptar, apo jo, dhe si u shfrytëzua jo formalisht nga Komiteti shqiptar, do të shohim më poshtëbga veprimtaria e Lidhjes  së Prizrenit.

E katërta, sidoftë nga veprimi i Komitetit s ë bashku me popullatën, kundër atij Traktati, filloi të ndihej zëri i protestave të shbqiptarëve, por njëherazi aq më shumë, për interesa të veta u shprehën kujndër atij Traktati edhe disa nga shtetet e fuqishme europiane si Anglia, Autrohungaria e Gjermania, të cilat nuk ishin naive sa t’i besonin Rusisë se atë luftë –fitore të shprehur në Traktat, siç ishte deklaruar ajo e kishte bërë për të çliruar shtetet e vogla pravosllave (Bullgarinë, Serbinë e Malin e Zi) nga robëria tukro-muslimane e jo aq për interesa të veta imperialiste. Përveç këtij mosbesimi fuqitë e mëdha gjeten vang edhe tjetërkund. Rusia me Bullgarinë e Madhe, duke i dhënë asaj toka që ishin ende të papushtuara, por të obliguara që t’ia lëshonte Turqia, Rusia kishte shkelë kodet që kishte lidhur më parë ilegalisht e legalisht me këto fuqi të mëdha, madje edhe për arsye të tjera, pasi këto shtete ishin kundër shtrirjes në këtë mënyrë së ndikimit rus në Ballkan, kërkuan që kjo çështje (Traktati i Shën Stefanit) të stopohej dhe të shqyrtohet në Kongresin e Berlinit, i cili do të mbahej më 13.06.1878, tre muaj pas dates së nënshkrimit të atij Traktati (3.3.1878) mes Rusisë e Turqisë.

E pesta, kjo pauzë tremujore u shfrytëzua edhe nga aktivistët e Komitetit Shqiptar të Stambollit, të cilët nën hijen e marrëveshjes me Sulltanin, u përpoqën dhe vepruan mbarë që krahas organizimit të protestave të punohet sadopak për stabilizim të gjendjes rreth vendosjes së muhaxhirëve, njëherazi të vazhdojë zgjimi i ndjenjës kombëtare në masë. Dhe u morën vesh për formimin e një organi politik shqiptar me të drejtë ekzekutuese. Sa për dijeni, në  Komitetin shqiptar të Stambollit si organ kulturor bënin pjesë dijetarë e atdhetarë, jo vetëm muslimnë shqiptar si Hoxha Hasan Tahsini, Zija Prishtina, Ahmet Korenica, Seid Toptani,  Vesel Dino etj,  etj, por  edhe  ortodoksë e katolikë  si Jani Vreto, Koto Hoxhi, Pashko Vasa e të tjerë. Ne,  ndër ta  do të dallonim kto katër shembëlltyra që do të prijnë rreth themelimit, veprimtarisë dhe ideologjizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, siç ishin: diplomati Abdyl Frashëri, vetë kryetari i tij Komiteti dhe anëtarët autoritativë të tij: Iljaz Pashë Dibra, Muderriz Ymer Prizreni, Vaso Pashë Shkodrani, të cilët  do të angazhohen  në  formim-formëzimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

E gjashta, në të vërtetë, më 4 maj 1878, një muaj pas nënshkrimit të atij Traktati  famëkeq, 30 deputetë shqiptarë nga parlementi osman kundërshtuan botërish vendim-marrëveshjet e Traktatit të Shën Stefanit dhe po atë ditë si e gjetëm të shkruar në një wikipedi, me iniciativën e Ymer Prizrenit fillon formimi i Lidhjes, i cili më 24 maj 1878 fton delegatët dhe ndër të tjera në atë takim përcaktohet financimi, tatimi18 grosh për nefuz (anëtarë familjesh) për ushtrinë e Lidhjes, e cila do të numërojë së paku 15 mijë ushtarë (Në një burim serb thuhet 300.000). Ndërkaq më 27 maj në tubimin gjithshqiptar Lidhja arsyeton platformën, për mbjojten e tokave shqiptar formomin e ”Rojën Kombëtare”, territori i katër vilajeteve do mbroheshin nga  kjo  “Rojë Kombëtare” me një Komndë Supreme, ku Lidhja do ta shtrijë autoritetin e vet, duke kundërshtuar e fajsuar botërisht deri edhe Sulltan e Shtet për nënshkrim të atij Traktati kundër interesave të Perandorisë, prëkatëssht kundër muslimanëve e në veçanti kundër komunitetit shqiptar. Lidhur me këtë po sipas kësaj fryme Komiteti Qendror, në të mirë të Platformës lëshon një proklamatë. Më 4 qershor 1878 rrumbullakësohen rezultatet nga 18 seancatpërgatitore të Lidhjes dhe më 10 qershor, tri ditë para fillimit të mbledhjes së Kongresit të Berlinit  institucionalizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organ pushtetor politik nën hije brenda shtetit zyrtar.

E shtata, me qëllimi po spikasim karakterin ekzekutiv politik. Mbledhjen e drejton kryetari i Këshillit Iljaz Pashë Dibra.  Caktohen tri komisione (siministri): 1) Abdyl Frashëri për punë të Jashtme 2) Haxhi Shaban Prizreni për punë të brendshme, çështje të financave dhe 3) Mehmet Vokshi për punë të mbrojtjes (çështje ushtarake), por si mbikëqyrës apo drejtues i mbarë veprimtarisë dhe të obligim-detyrave konkrete ishte Muderriz Ymer Prizreni, i cili edhe do të shpallet kryetar i Lidhjes (Qeverisë), përkatësisht Komitetit Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndodh që ndonjë mbledhje ta kryesonte edhe Sheh Mustafa Tetova, kurse ishte edhe evidente vizita e herëpashershme këshillimdhënësit, diplomatit patriot, Vaso Pashë Shkodrani.

E teta, nga Projekt-Programi (Kararanameja) miratuar në Kongres që përbëhej ptej 16 pikash, po dallojmë:

1. Lidhja formohet si organ politiko-ushtarak i pavarur nga ai shtetëror të cilin nuk e mohon, por kërkon të mos i përzohen  në punët e njëra –tjetrës.

2. Ëshntë organ i katër vilajeve shqiptare, të cilat i konsoderun faktikisht të bashkuara   administrativishst e ushtarakisht nën  përkujdesjen e Lidhjes si me qenë një territor autonom i përbashkuar adminstartivisht brenda Perandorisë Osmane.

3. Gjuha shqipe do të jetl në shkollë e adminisratë si gjuhë e parë, ndënëse në hijen e turqishtes si gjuhë zyrtzare e Perandorisë.

4. Lidhja kishte të drejtë me caktue taksë shtetërore brenda këtij territori dhe të formojë ushtri të rregullt   dhe të bëjë  mobilizim të vullnetarëve  për  mbrojtjen e tërësisë tokësore të këtij Vilajeti shqiptar të përbashkuar

5.  Madje në pikën 14. të kararnamës, gjë që po e theksojmë në mëlnyrë të veçabtë parashihej:  Nëse nuk arrihet me paqe rikthimi i tokave shqiptare të pushtuara nga Serbia e Mali i Zi obligohet Lidhja që ato t’i kthejë me forcën e armës.

Për mendimin tonë pika 14, ku Lidhja e lë hapur luftën me Serbinë (Shqipninë e Vjetër) dhe me Malin e Zi, siç do të imponojë edhe rasti i Ulqinit, siç do të shohim qëndron tërë alergjia e fuqive të mëdha kundë Lidhjes dhe së saj, ngase kjo pikë sipas këtij Projekt-programi do ta mbajë  gjendjene luftës hapur me Serbinë e Malin e Zi, për deri sa të çlirohen tokat e okupuara shqiptare nga ato dy shtete, apo jo?!

Sidoqoftë, rreth kontatimi-komentimit të kësaj pike, pasi na imponohet do t’i kthehemi më poshtë.

3. Kongresi Bërlinit dhe faktorizimi i Lidhjes së Prizrenit dhe implikimie

me Malin e Zi e gjithandej  me Fuqitë e mëdha e Turqinë

E para, Lidhja edhe nën rrethana të vështira, si vazhduese e Komitetit Shhqiptar të Stambollit apo edhe vetë si Komitet Qendror i Lidhjes ndihmoi shumë rreth sistemimit muhaxhirëve apo zgjidhjeve të brendshme shoqërore tashti të mbarëvajtjes së punëve politike  që nuk ishte punë e lehtë në ato rrethana shoqërore e politike, por u dallua në plan të brendshëm rreth themelimit Ushtrisë nën komandën e Kryesuesit të Lidhjesdhe krerëve popullorë. Në këtë kontekst, sipas studiuesit Muhamet Pirraku, për koordinimin e punëve dhe detyrve për të gjitha veprimtaritë rreth Lidhjes dhe të forcave të armatosura, edhe pse nuk spikat në histori si ndonjë pari a komandant folklorik, shtyllë kurrizore ishte Muderriz Ymer Prizreni, i cili  edhe më parë si deputet e anëtar i Komitetit të Stambollit ishte aktivist i dalluar, të cilit lidhur me organizimin e protestave anti-Traktat, drejtpëdrejt, i pati kërkuar ndihmë e angazhim edhe vetë Sulltan Hamiti II. Së këndejmi, meqë si seli e tërë organizimit, vepimtarisë ishte me emrër  konak- bajrakli xhamia e tij, dhe medresja afër, ku mbaheshin seancat, atëherë krejt veprimtaria dë do të udhëhiqej, drejtohej e sugjerorohej nën drejtimin apo gjithsesi në praninë mudederrizit, realitet ky që assesi nuk mund të mohohet dot. Pra, autoriteti apo personaliteti shumë i sukseshëm i tij ishte spikatur edhe më përpara si deputet e anëtar i Komitetit të Stambollit, por edhe tash që nga nisma e organizimeve të seancaye për Lidhjen edhe të vet[  Lidhjes. Dukei pasur parasysh të gjitha këto, studiuesi Muhamet Pirraku, Ymer Prizrenin e konsiderin që ishte “ora, zemra e shpirti i Lidhjes shqiptare të Prizrenit, dhe vërtet shembëlltyra e tij, si i tillë u tragua jo për  një ditë por për dhjetë vitet e fundit  të Lidhjes (1877-1887) që do do të thotë, para, gjatë dhe pas mbajtjes së Kuvendit të Berlinit (13.06-13.07. 1878).

E dyta, po ashtu si Pirraku edhe akademik Hakif Bajrami, nga një këndë tjetër (Shih portali Drini.us, 4.04.2024) e dallon dhe e vlerëson lart veprimtarinë e personalitetit të Muderriz Ymer Prizrenit, i cili ishte më i ndjeshëm se të tjerër lidhur me pushtimin, përkatësisht ekzoduesin nga Shqipnia e Vjetër, sepse  20 vjet kishte shërbyer si profesor në Idadijen, medresen Arbanas të Kushumlisë dhe pas ekzodusit ka nismuar që në Kulinë më 10.06.1879  të mblidhet paria e 714 fshatarve të braktisur, ku do t’i qajne hallet për fatin e tyre e të atdheut dhe si zot shtëpish, të japin të dhënat e duhura që i shënonte një bashëkoleg  e tij i quajtur Faik Efendia me medresantët e tij, statistikë kjo do të dalë më e vlefshme se ato zyrtare që manipuloheshin nga forcat destruktive genocidale dhe njëherazi kjo pari ta  demaskojë e mallkojë hapur sulltanatine Stambollit:

Baba Mbret – Baba Sulltan

Pse e copove këtë Vatan,

Qysh e shite Shqipninë e Vjetër

Çfarë ma të keqe do të bash tjetër

Qysh na shite o Baba Mbret

Po na rriten fmijt pa djep.

Kemi mbet pa streh nën qiell

Kemi mbet pa buk, pa diell…

Kan’ me t’ zanë namt o Baba Mbret

Ka me t’ba Zoti alemi ibret !

Nuk di më tepër por sipas akademik Hakif Bajramit, i cili argumenton me faklte që vërtet  Beogradi, Wiena e  Pjerërbugru  e pohojnë në njëfarë mënyre këtë shitje. Sulltani ishte paguar  për këto troje e pasuiritë e humbura, prandaj po kët mallkim do t’ia drejtojë  guximtarisht edhe Muderriz Ymer Prizreni, si kryetar i Lidhjes, i  cili deri në vdekje edhe pse kish ofertl e  mohoi sulltanin e Turqisë  si mbret, i cili edhe mbeti për jetë. vërtet, ibreti alem  shembnull poshtrimi, sa që do të të dëbohet nga froni dhe do të vdesë në mërgim.

E katërta, edhe pse zyrtarisht Lidhja u institucionalizua në mbledhjen më 10 qershor 1878,  ajo në të vtetë nga 4 maji – 10 qershor 1878, do të thotë, plot një muaj më përpara, dhe pa ndëprerë një javë më vonë, prej 10 deri më 17 qershor 1878, vazhdoi me punue e veprue  nën praninë e drejtimin e Ymer Prizrenit,  ku Ymer –muderrizi  ishte jo vetëm nikoqir, por edhe drejtues-strateg i qeverisë dhe i qeverisjes së ushtrisë dhe i popullit duke mbajtur qëndrim këmbëngulës të pavarur gjatë luftës për mos me i lëshue as një pllambë tokë armikut. Pa marrë parasyh presionet Ymer Prizreni, mbajti qendrin korrekt serioz ndaj të tri palëve kundështare: ndaj Malit të Zi, Fuqive të Mëdha dhe ndaj Turqisë me Sulltanin,në krye, madje edhe ndaj Serbisë pa fshi pikën 14.  nga kararnameja.

Kështu përveç tipareve: ora, zemra e shpirti i Lidhjes, kjo figurë burrnore meriton edhe atribute të tjera, të një burrështeti të urtë e të guximshm, ngase si kryetari Qeverie i shtetit të parë autonom shqiptar i katër vilajeteve të bashkuara, deri në fund të jetës atë funksion nuk e përbuzi me përulje as ndaj autoritetit të Sulltanit dhe as ndaj fuqive të mëdha. Muderrizi në mënyrë të qetë e dijitotoze, ndërgjegjlsisht i pastër i ksaloi vitete e fundit të jetës në në Ulqinin e braktisur nga Sulltani, duke e kujtuar tërë veprimtarinë e ptriotike e njerëzore të tij,   duke qenë i ndihmuar edeologjikisht i edhe nga botkuptim i  si ithtar i tarikatit  nakshbrendi  që si me thënë, ishte në opozitë e aleancë harmonie me atë turko-shtetërore hanefi.

E pesta, Muderriz Ymer Prizreni si mendjendritur që ishte qysh heret kishte planifikuar domosdonë e formiminit të ushtrisë së Lidhjes andaj jo vetëm, caktoi tatimin, dhe përafërsish edhe numrin afro 250.000 vetë veç pjesës vullnetare rezervë, por e mendoi edhe furnizimin e saj me armë, së pari nga depot e ushtrisë së rregullt turke e pastaj edhe me blerje, me fondit për ushtri. Kështu i pati shkruar që në fillim të organizimit nga Valiu i Prishjtinës duke i kërkuar  që patjetër me hir o me pahir armët nga depot t’i  jepen ushtrisë  së Lidhjes. Lidhur me këtë si ka vepruar Valiu i Prishtinës nuk di, por siç e kemi cekur në librin Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës.Pristinë 2023, f. 212, është e vërtetë që Ushtria e Lidhjes me komanduesin popullor nga Malsia e Gjakovës, Shaban Binaku kishte armatour trimat e ushtrisë së vet e gjithandej nga depot e Prishtinës. Këtë e dëshmoj shumë thjeshtë, me këtë shembull nga libri i cituar:

Dy djem të rij reçanas,Zeneli e Rrahmani,  të  cilët për një faj që  kishin  bërë rreth një Pleqnie  rreth gjakmarjes, sepse   kishin lënduar kryepleqnarin Mehmet Reçanin, të cilët pas aktit  kishin ikur nga fshati dhe çastësisht si të humbur kishion arritur në rrethinat e Prishtinës. Dhe si të dyshimtë i paska burgosur ushtria e Shaban Binakut. Komandant Binaku, i merr në pyetje, i thonë se janë nga familja kryepleqnarit Mehmet Reçani dhe se gjoja kishin ardhur me lypë nga një pushkë e me u pranue në ushtri. Shabani Binaku u beson u jep nga një pushkë dhe pasi ishin shumë rinj për ushtri i këshillon të kthehen në shpi dhe t’i bëjnë të fala Mehmetit, më të cilin si kushërinj fisi krasniqas nën vulen e Ali Binakut ishin njohur në pajtime gjaqesh.

Dhe vërtet armatimi i ushtrisë së Lidhjes, me hir e pahir nga depot e ushtrisë turke  ishte zgjuarsi  e Muderrizit, mendjendritur ngase qysh në fillim të formim-formëzimit të Lidhjes, nuk kishte besim në në sulltanin, andasj  arma  dhe e drejta do të bashkëndihmonin në arritjen e qëllimit t Lidhjes e të Muderrizit,  sepse emri i fjala e shqiptarisë në atë mund të dëgjohej e shoqëruar me jehonën e krismave të armës në mbrojtje të tokave shqiptare që Fuqitë e Mëdha e Turqia  me to ua dhuronin  Serbisë e Malit të Zi, apo jo?!

E gjashta, Kongresi i Berlinit, u mbajt me 13 Qershor - 13 korrik 1878, pjesërisht ndryshoi vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, por kërkesat e shqiptarëve si kërkesa shqiptare të Lidhjes nuk u morën parasysh fare, por në një njëfarë mënyre demonstrimet e shqiptarëve të organizuara nga Lidhja, u reflektuan në përkrahjen që Kongresi i bëri Portës së Lartë, vetë Sulltanit, pasi i la nën qeveverisje disa nga ato vise për të cilat i nga halli ki ishte nënshkruar se heq dorë prej tyre do t’i kthehen  e disa jo, siç ishin pushtimet e Serbisë. Serbia, me gjithë krimet marramendëse të njerëzve të pafashëm që kishte bërë, u shpërblye nga Kongresi me njohjen e pavarësisë shtetërore, gjithsesi, ia njohën zgjerimin në territoret që kishte pushtuar. Turqia në krahasim me atë që kishte nënshkruar lidhur me Malin e Zi, e nuk ndahet aq mirë, po megjithatë kishte njëfarë fitimi, sepse nëse do t’ ia dorëzojë Malit të Zi vendvbanimet Shpuzë, Podgoricë e Zhablak dhe plus krahinëzen shqiptare Plavë-Guci, do t’ia kthenin Ulqinin. Ja si e përshkruhet këngën popullure servilizimi i Sulltanit ndaj urdhër-kërkesës arrogante të Rusisë cariste, si epror, pikërisht për Plavë  Guci:

Krali i Rusit iu kish ngërmue

Crnagoren me ma zgjanue

Fort e Vogël ka qillue

Me zgjanue me Plavë Guci

Dhe ma fellë n’Kosovë me hi…

Në tëvërtetë, në ripërcaktimin e kufirit ishte caktuara komisioni i posaqëm turkomalazez  i mbikëqyrur nga përefaqësuesit e Fuqive të Mëdha,

E shtata, kjo ishte arsyeja që Turqia me urdhërin e Kongresit e dërgoi Mehmet Ali Pashë Maxharri në Prizren me mesazhin e Sulltanit që Lidhja të sillej “urtë e butë!” dhe gjithsesi të lejionte zbatimin e vendimit të Kongresit, të Berlinit. Pikërisht atëbotë Prizreni ishte me plot protestues, që mbështetnin pavarësinë vendimore të Lidhjes. Kërkuan që Ali Pashë Maxharri me suiten e tij telegrafistin dhe 40 zapti truproje, të ktheheshin nga kanë ardhur.  Pasha përsëri, në emër të Sulltanit kërkonte lojalitete nga Lidhja e qytetarët. Ishte muaji gusht 1878. Forcat protestuese e vranë telegraistin e Ali Pashë Magjarrit, i cili me suiten paksa të zgjeruar shkoi në Gjakove në konak te Abdullah Pashë Drenit. Delegacioni i Lidhjes me në krye Ahmet Koronicën, edhe atje disa herë kërkoi nga Abdullah Dreni ta largonte mikun e padëshiruar. Ai nuk pranonte Forcat e Lidhjes i rrethuan konaqet e Abdullah Dreni, i cili nga brenda oboirrit kishte organizuar mbrojtje të forte. Forcat e Lidhjes nga minarja hodhën flake, qilima lagur me benzinë në asrajjat e Pashës, dhe në anën po ashtu ca qere me kashtë kallur flake shpërthyen vijen mbrojtëse dhe filluan sulmet nga brenda. Pati viktima nga të dyja palët. Aty u vranë edhe të dy pashkllarët: Mahnmet Ali Pashë Maxharri i dërguari i Sulltanit dhe Abdullah Pashë Dreni, i zoti i konakut.  Vrasja e telegrafistit dhe tashti e Pashë Maxharrit pati jehonë nga doli sheshazi forca ushtarake e qeverisëse e Lidhjes. Së këndejmi, gati për një vit deri më 22 prill 1879 u zvarrit zbatimi i dorëzimit të Plavë Gucisë Malit të Zi.

E teta, komisaioin i ndërkufitar i përbërë nga përefaqësues nga Fuqitë e Mëdha dhe Turqia e Mali i Zi, sipas rekomandimit të Kongresit, filloi së vepruari. Mali i Zi para Kmisonit u paraqit i dëgjuesëm, Ia kthei Turqisë Ulqinin edhe Turqia. Duke tërhequr ushtrinëe vet  ia dorëzoi Malit të Zi tri vendbanimet Podgoricë, Zhablak e Shpuzë, për të cilat përfaqësuesit e Lidhjes më parë nuk kishin reaguar, ngase ato ishin të banuara me popullatë të përzier, mirëpo kur vjen çështja te Plavë e Guci, ndalet zbatimi, sepse Lidhja për këtë që më parë kishte  paralajmëruar edhe Kongresin senëse  ose kur të tërhiqen fotca kufitare turke, ushtria e Lidhjes do ta zëvendësojë, sepse është e betuar se  nuk ia lëshon asnjë pëllëmbë tok këtë tokë shqiptare Malit të Zi. Mali i Zi në anën tjetër me përkrahjen e fiqive të mnëdha nuk hiqnin dorë nga kërkesa bërë Turqisë që ta zbatonte obligimin, ndërsa Lidhja gjithashtu ishte stoike në qëndrimin e saj, se atë Shqipni të Vogël së bash u me vendasit do ta do ta mbrojë me forcë.

E nënta, më  22 prill 1879Turqia përesëri u detyrua me dërgua Ahmet Muhtar Pashën, komandantin e ushtrisë turke të Rumelisë, me 20.000 forca për qetësimin e situates dhe zbatimin e urdhërit, ngase  çështja e dorëzimit tç Plavi Gucisë kishte mbetur pa  u zbatuar. Ahmet Muhtar Pasha. arrin në Prizren e Gjakovë, ku nuk gjen mirëkuptim, madje kur do me depërtua nga Malsia e gjithandej kërrcnohet nga komandauesit e ushtrisë së Lidhjes që tashmë ishin pozicionuar për mosdorëziminm e Plavë-Gucisë  t kërkojnë largimin e Ahmet Muhtar Pashës, i cili nuk do me provue fatin e Ali Pash Maxharrit, u tëhoq nga  kërkesa dhe kështu situatra mbeti nën  autoritetin e Lidhjes. Megjithsatë ky pasi u oftoi shpëngulje të lehtë që do të bëhet me ndihmën shtetit ua kishte sigurue një lokacion të pështatshëm andej nga Berati, pëfaqësuesit  e Plavë-Gucisë   assesi nuk  deshin as ta dëgjonin.

E dhjeta, atëherë duke e parë qendrimin e patundur të vendasve dhe të Lidhjes, Muhtar Pasha para përfaqësuesve të Malit të Zi dhe Fuqive të Mëdha, u arsyetue se Turqia nuk përngonte, po janë rebelët vendës. Kështu arsyetohet ndaj të tjerëve, por edhe para konsullit rus në  Prizren Jastrebov se Turqia  plotësisht i ka zbatuar urdhërfat e Kongresit. Ka tërhequr ushtrinë zyrtare nga ajo jo treve , prandaj nuk është e drejtë të pritej nga Turqia që ta vrasë prenë, t’ua pjeke dhe Malit të Zi t’ia fusë në gojë. Nga një bisedë e tillë Jastrebov pasi u bind raporton se ushtria turke nuk ndodhej në mbrojtje të Plavë-Gucisë.  Me këtë Muhtar Pasha hapi rrugë që Mali i Zi ndaj Plavë-Guxisë ta përdorë forcën e vet ushtarake. Mirëpo sa ishte ky taktizim i një valiu të. lartë, siç ishte Ahmet Muhtar Pasha dhe a kishte marrëveshje të fshehtë me Hafiz Pashën, vali i Kosovës si dhe me Abedin Pashë Dinon (i çamërjot) kryeministër aktual i Turqisë, në njërën anë me komandatin e Plavë-Gucisë Ali Shabanagaj –Ali Beg Gucia,  në anën tjetër, mbetet çëshje e diskutueshme, ngase siç do të shohim, pas mbrojtjes së sukseshme Ali Beg Gucia, do të shpallet pashë, siç do ta  shohim në pjesë vijuese.

Madje, siç do të dalë,  edhe pas shuarjes së Lidhjes dhe të Besa-besës së Haxbi Zekës Ali Pashë Gucia do të rekrutojë, apo jo,  të rinj shqiptarë në forcat e ushtrisë së Padishahut?!