E marte, 06.05.2025, 06:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Molla

E hene, 29.04.2024, 06:08 PM


Feti TUNUZLIU

MOLLA

N’kopshtin tonë kemi pasë trungje pemësh, perime, …

ku im at, mbillte, herrte e ujite, lloj-lloj bime

dhe e bënte parajsë tokësore at vend para shtëpie,

at vend ku - një trunggjatë ishte atraksion bimësie !

Andaj, një ditë pranvere gjyshi tuboi vrik nipat e vet,

me zë t’butë dhe shikimin hedhur kah ata e përreth,

dhe tha: “A shihni, gjysma do jap molla - aq lule kanë çel,

se gjysma tjetër n’mot e ka radhën që me fryte t’del”.

Ndërsa la gojëhapur fëmijtë me shikim kah njëri-tjetri,

(si është e mundur trungu t’mos riprodhohet i tëri !),

s’mbante mend me at trung molle ndodhur ç’kishte,

duke shpalosur kujtimet, shtoi: ”Kështu, prej kohësh ishte”.

Familja ndiqte me kureshtje at proces prodhues prore:

si po frytëzohej gjysma e trungut me gjethe si rrethore,

si po çelte lule t’bardha, … si po bënte molla,

kokrrash të kuqe, të tulta, të ëmbla...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx