| E hene, 29.04.2024, 06:08 PM |
Feti TUNUZLIU
MOLLA
N’kopshtin
tonë kemi pasë trungje pemësh, perime, …
ku
im at, mbillte, herrte e ujite, lloj-lloj bime
dhe
e bënte parajsë tokësore at vend para shtëpie,
at
vend ku - një trunggjatë ishte atraksion bimësie !
Andaj,
një ditë pranvere gjyshi tuboi vrik nipat e vet,
me
zë t’butë dhe shikimin hedhur kah ata e përreth,
dhe
tha: “A shihni, gjysma do jap molla - aq lule kanë çel,
se
gjysma tjetër n’mot e ka radhën që me fryte t’del”.
Ndërsa
la gojëhapur fëmijtë me shikim kah njëri-tjetri,
(si
është e mundur trungu t’mos riprodhohet i tëri !),
s’mbante
mend me at trung molle ndodhur ç’kishte,
duke
shpalosur kujtimet, shtoi: ”Kështu, prej kohësh ishte”.
Familja
ndiqte me kureshtje at proces prodhues prore:
si
po frytëzohej gjysma e trungut me gjethe si rrethore,
si
po çelte lule t’bardha, … si po bënte molla,
kokrrash
të kuqe, të tulta, të ëmbla...