Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: 'Në botën letrare të Kadri Tarellit'
E diele, 28.04.2024, 07:56 PM
Doli nga botimi libri, “Në botën letrare të Kadri Tarellit”
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Në ditët e para të prillit doli nga botimi libri, “Në botën letrare të Kadri
Tarellit”. Përmes kapitujve të librit
lexuesi do të njohë portretin e një njeriu me të gjitha cilësitë e tij. Për
këtë flet puna, përvoja, sjellja, shpirti bujar dhe i sakrificës, për të dhënë më
të mirën e qenies së tij.
Ndaj dhe shkrimin paraardhës e
titullova, “Portreti
i shkrimtarit Kadri Tarelli!
Për arsye shëndetësore, nuk
munda ta reklamoja në kohën e duhur.” Më mirë vonë se sa kurrë” thotë gojtaria aforistike e popullit tonë të
lashtë.
Jeta e çdo individi, pavarësisht nga
profesioni, apo talenti, por dhe e një njeriu të zakonshëm është një vlerë.
Përvoja jetike është ajo që formon karakterin e çdo individi. Karakteri i kujtdo nis dhe formohet qysh nga lindja,
rritja, arsimimi, zhvillimi fizik, mendor, intelektual dhe profesional, deri sa
brumoset. Ndikimin më të madh për t’u bërë një individualitet i mirëformuar e
ka etapa kur krijon familje. Këtu nisin detyrat dhe përgjegjësit si bashkëshort/e
dhe aq më tepër si prind. Familje do të thotë të jesh me këmbë mbi tokë dhe me
mendje të freskët në kokë. Të krijosh familje do të thotë detyrë, përgjegjësi
dhe vendosmëri, veçanërisht për të parin e saj, kryefamiljarin. Ndërsa kur
arrin në moshën e tretë, gjithsecili bën bilancin e së shkuarës, se çfarë ka
realizuar dhe çfarë nuk ka arritur të realizojë. Ose vlerëson se çfarë ka bërë
mirë dhe çfarë ka bërë keq. Duke analizuar të shkuarën, e sotmja i shërben si
tregues i arritjeve dhe mosarritjeve të së djeshmes. Gjithashtu së fundmi ai
del me një vetëpërfundim, se jeta ka qenë një shkollë për të. Veçse, kurrë
nuk duhet të harrojë se në rrugëne gjatë që e ka emrin “jetë”, duhet të ngelet
njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Cilido që ka një emër të dëgjuar në çdo
fushë të jetës qoftë, si në politikë, diplomaci, shkencë, ekonomi, arsim,
kulturë, mjekësi, art, letërsi apo në sport, nuk di pse i duhet vënë nofka “Njeri
i Madh”? Ky epitet nuk duhet përdorur për çdo njeri të suksesshëm. Pasi e
mira, kurrë nuk ka fund. Duhet të kemi parasysh të mos zmadhojmë, kur, për
njerëzit e vlerave mund të përdorim shkallën e kulturës që, përcaktohet nga
arsimimi, intelekti, profesionalizmi. Vetëm atëherë mund të flasim pa droje për
individualitetin dhe personalitetin e kujtdo.
“Të Vogël” ose “Të Madh”, asnjërin nuk e bën fama, por
bëmat dhe karakteri i tij. Kur je njeri i punës, i fjalës, i besës, që nderon
dhe respekton cilindo qoftë ai, (i veshur me lavdi e me trimëri, me pushtet
apo një njeri i thjeshtë, punëtor i rëndomtë i padëgjuar fare), vetëm atëherë
meriton të quhesh “Njeri”. Ka plot emra të famshëm dhe nuk ndihen, nuk
vetlavdërohen, por vazhdojnë rrugën e nisur me kokën lart. Për ata do të flasë
koha dhe njerëzit që i vlerësojnë. Por ka dhe nga ata që u duket, se kanë kapur
qiellin me dorë dhe fluturojnë në stratosferë, me mendimin se bota ua ka borxh
nderimin dhe vlerësimin. Një i tillë që mban qëndrim fodull dhe e quan veten të
paarritshëm, i cili shprehet , “Jam unë... dhe nuk ekziston asnjë tjetër!”,
ai nuk është asgjë, veç një flluskë sapuni. Edhe ai “famozi” me pupla
që, kur të kthejë patkonjtë nga dielli, bashkë me fizikun e tij do të zhduket
edhe fama me gjithë emrin. Për të do thonë:“ Iu grymtë (iu kalbtë)
shpirti!” Njerëzit e tudhëhequr nga “Uni” që u dhimbset vetëm vetja,
janë egocentristë, u duket sikur bota rrotullohet rreth tyre dhe harrojnë se
rethohen nga njerëz të tjerë vlerash. Harresa
pa paramendim, megjithëse është mëkat, do ta quaj se është me mjaltë. Por kur
për shkak të indiferentizmit, smirës, urrejtjes dhe mllefit arrin deri sa t’i
shndërrojë delirantët, egoistët në njerëz me shikim të lëbyrtë, atëherë
“harresa” shndërrohet në faj, madje në krim. Në raste të tilla nuk quhet më
harresë, por mohim, i cili nuk është në gjendje të analizojë e të njohë as
ndjesën dhe as pendimin.
Janë pikërisht
këto dukuri që diferencojnë karakteret njerëzore.nga njëri -tjetri. Ky është
edhe qëllimi i librit tim,për jetën dhe veprën e Kadri Tarellit.
Nëse do
t’i hedhim një sy strukturës së librit, e cila shtrihet në katër Kapituj, çdo lexues do të dalë në
përfundimin tim, lidhur me personazhin
kryesor që është dhe boshti i librit, karakteri dhe formimi intelektuial dhe
individual i z. Kadri Tarelli.
Pasqyra e lëndës
Përkushtim, jetës dhe veprës së njeriut të vlerave,
Kadri Tarelli
Prolog: Hyrje në rrugën letrare të
shkrimtarit Kadri Tarelli:
K. I
Njohuri rreth veprimtarisë letrare dhe studimore të Kadri Tarellit.
Pasqyra
e-Lëndës
Si e njoh unë Kadri Tarellin?
Letërsia hodhi ura miqësie mes çiftit Haxhiraj
dhe autorëve durrësak.
Intervistë me shkimtarin Kadri Tarelli
K. II
Analiza dhe kritika letrare, nga Kadri Tarelli për krijimtarinë e Vivrës.
- Vilhelme Vranari në librin “Çmimi i Dualizmit”;
. Sofra poetike në familien Haxhiraj
. Veprimtari në Vlorë- Vivra anëtare AShAShA
. Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen në Durrës,
me “Elitat e Mohura”;
. Vivra “Ikonë e Letërsisë Botërore”;
. Çfarë
përfaqëson NAAC dhe ç’synime ka?
. Një festë e vaçantë dhe e papritur ;
. Kuvend përurimi mbi dy libra të Vivrës;
. Kanina flet me gjuhën e heshtjes”;
. Analizë, “Kurth, mashtrim dhe vetmashtrim”;
. Shkrimtarja Vranari si Herta Muler, (Liria në optikën e...
. Atdhetarizmi në penën e V. V.Haxhiraj “Genti, mbreti ilir i Ardianëve";
. Një studim shkencor me vlera kombëtare;
. Vetëm forca e grave mund të bëjë bashkim kombëtar;
. V. Vranari-Haxhiraj, nderohet me “Nder i Kombit në Bukuresht”;
. Në Durrës përurohet libri “Genti, mbreti ilir i Ardianëve”;
K. III
Tarelli: Analiza dhe vlerësim për shkrimtarë të tjerë
. 27 Nobelistë botëror, flasin shqip
. Tregtarët durrsakë, t’i çojmë në Amerikë.
. Isuf Veseli “Poezi”, nga Kadri Tarelli;
. Bajram Sali
Gashi këmbeu penën me pushkë për liri.
. Shpend Topollaj fton miqtë në kuend, “Flisni Miq”
. Çamëria, krah i shqyer i kombit shqiptar” ,
. Durrësi me dy veprimtari letrare-artistike. Mark Zadeja.
. Në lëndinat e letërsisë për fëmijë.
. Bashkim Kadiu “Vlerë e qytetit tim”
. Kuvendi poetik “Muza Poetike Budiane”
. Bashkim Kadiu përuron 'Panteonin e Vlerave'
. "Misionar i dijes dhe
edukimit"
Pjesa e dytë e librit
K. IV
Analiza dhe vlerësime të autorëve të
tjerë, për krijimtarinë e Kadri Tarellit.
. Kur lexoj një libër” Murat Gecaj;
. Kadri Tarelli fiton çmim nd/kombëtar në Itali. Vivra;
. Mirënjohje e autorit Tarelli, për konkursin poetik në
Itali. Vivra.
. Intervistë. - Prof. dr. Murat Gecaj.
. “Hytbi Tarelli, mjeshtër i penelit dhe daltës”. - Gëzim Kabashi;
. Një Misionar për misionarët. - Agim
Bajrami.
. Asnjëherë nuk është vonë të shkruash
poezi. - Shpend Topollaj
. Recensa: “Koha
në vargje”. - Merita Kuçi-Thartori
. Kadri Tarelli, poeti i Durrësit;
. Kosova në penën e shkrimtarit Kadri Tarelli; Bajram Halil Gashi.
. Kadri Tarelli mes arsimit, gazetarisë dhe letërsisë; Ibrahim Hajdarmataj.
. Vjeshta në vargje”. - Bashkim Saliasi;
. Kadri Tarelli, një kritik zëbukur, i veçantë i letrave shqipe” V. Kona;
. “Miku im i mirë”. Bashkim Saliasi;
. Mirënjohje të përzemërta, Prof. Dr. F.
Terziut dhe analistit K.Tarelli: -Vivra
Ju uroj lexim të këndshëm, gjatë të të
cilit do shuani kureshtjen tuaj!
Vilhelme Vrana Haxhiraj...