E marte, 06.05.2025, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Po kthehen dallandyshet

E marte, 30.04.2024, 07:50 PM


Vladimir Shyti

Po kthehen dallandyshet

Nën blerimin e pranverës,

Nën pluhurin e hapsirës,

Mbi gonxhet e jetës,

Dallandyshet kërkojnë folet.

Krisje, zhurmë, pika turistike,

Krahët lodhën zogjtë e mjerë,

Të lodhura hyjnë midis njerzëve,

Prishur i kishin foletë.

Bishtgërshërat e pranverës,

Nuk po ndjejnë mirseardhjen,

Shohin vetëm njerëz pa buzëqeshje,

Dhe, shkëlqime të rreme.

Sy të ngjyer me det,

Që trishtimi mbyt ylberet,

Në ajrin e mbetur pezull,

Dhe, dallandyshet humbin shkëlqimin.

Në pullazet e veshur me gri,

Të zhytur në dremitjen e pashkrirë,

Si kafshimi dallgëve me tërbim,

Ato ngrenë foletë nën puthjen e diellit.

Rezidencat dhe kullat luksoze,

Nuk i pranuan;u ndynin pullazet me glasa,

Dhe yjet u largohen, errësira u ngjitet,

Kristale të akullta, pushta të urrejtjes.

Dallandyshet zgjodhën pullazit tim,

Përplasje tingujsh të ëmbël,

Në sqepat e tyre kashtë e baltë,

E magjishme dhe kënga e gjetheve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx