| E marte, 30.04.2024, 07:50 PM |
Vladimir Shyti
Po
kthehen dallandyshet
Nën
blerimin e pranverës,
Nën
pluhurin e hapsirës,
Mbi
gonxhet e jetës,
Dallandyshet
kërkojnë folet.
Krisje,
zhurmë, pika turistike,
Krahët
lodhën zogjtë e mjerë,
Të
lodhura hyjnë midis njerzëve,
Prishur
i kishin foletë.
Bishtgërshërat
e pranverës,
Nuk
po ndjejnë mirseardhjen,
Shohin
vetëm njerëz pa buzëqeshje,
Dhe,
shkëlqime të rreme.
Sy
të ngjyer me det,
Që
trishtimi mbyt ylberet,
Në
ajrin e mbetur pezull,
Dhe,
dallandyshet humbin shkëlqimin.
Në
pullazet e veshur me gri,
Të
zhytur në dremitjen e pashkrirë,
Si
kafshimi dallgëve me tërbim,
Ato
ngrenë foletë nën puthjen e diellit.
Rezidencat
dhe kullat luksoze,
Nuk
i pranuan;u ndynin pullazet me glasa,
Dhe
yjet u largohen, errësira u ngjitet,
Kristale
të akullta, pushta të urrejtjes.
Dallandyshet
zgjodhën pullazit tim,
Përplasje
tingujsh të ëmbël,
Në
sqepat e tyre kashtë e baltë,
E
magjishme dhe kënga e gjetheve.