Kulturë
Blerim Rrecaj: Për një jetë me dinjitet
E hene, 29.04.2024, 07:20 PM
Blerim Rrecaj
PËR
NJË JETË ME DINJITET
Vëmendje për jetën
Shpeshherë
kishte dëgjuar shprehjen "Vëri gishtin kokës". Ku vendi me gjithë
njerëz përpëliteshin stuhive dallgëmëdha. E sa e sa herë kishte parë njerëz në
fotografi me poza që ilustronin thënien e tillë, të vënë në mendime, të thella,
sipërfaqësore a kushediseçfare. Thënia e lartpërmendur përsëritej, hiç mangut
nuk e linin as pozat. Derisa u përhumb nëpër mjegullnajë, për një çast u ndal,
edhe nuk dinte kah t'ia mbante por edhe kishte drojë se mos po i përgjithësonte
gjërat e mos ishte duke shitur mend e moral. Vetëtimthi si shkronja titrash iu
vërtitën rreth kokës, e i pa ato diku në qiell, të shkruara me ajër, që
formonin e shpalosnin porosinë: Vëmendje për jetën. Kjo aq sa iu duk
domethënëse, poaq edhe ironike. U mëdysh a të përsiaste edhe pak rreth kësaj.
Shkruajti diç shpejt e shpejt dhe e fshiu. Për një kohë e la këtë temë. Iu kthye sërish.
Herë-herë iu duk se do të mund të përcaktohej për një variant, dhe disi do
arrinte ta përmbyllte këtë shënim që do të mund t'i duhej, a të paktën t'i kujtonte
diçka. Diç mes etheve të ftohta e valëve të ngrohta. Diçka e përzier. Derisa po
rrinte brenda një kafeneje, ndërsa jashtë përpos qiellit të hirtë, erës së
ftohtë e gjelbërimit të harlisur të këtij prilli, përpara kishte dhe ca
bashkëkafiteristë, ca sosh, pos tjerash rrinin e pinin duhan me nge. Përsëri
mendja i valëvit e iu tallazit sikurse të ndodhej para një stuhie. Erdh
kamarieri për të shërbyer, pa farë entuziazmi, pse a mos unë jam në gjendje më
të mirë tha, pa mundur të buzëqeshte lirshëm e pa farë dhembje. Porositi dhe
një çaj të gjelbër, që i erdhi përsëri me një copë të prerë limoni. E pinte
ngadalë-ngadalë, e sytë i hidhte te goblenët me korniza, të vënë varg e vijë,
që pas kornizave të tyre rrethoheshin katërkëndshmërisht me tulla të kuqërremta,
edhe këto të vëna në korniza druri, pas së cilave vazhdonte pjesa e muri të
lyer e qëlqerosur me të bardhë. I bëri pëtshtypje gobleni që kishte përballë,
tabloja e tij, brenda dy kornizave. Kornizë në katror, dha me zë, dhe heshti.
Një të tillë e kishte parë edhe kohë më parë në një tjetër kafiteri e ky i
kujtonte po atë të tillin, që e mbanin në një dhomë shtëpie, dikur në fëmijëri.
E përmbajtja pak a dhumë ishte kjo: një burrë me plis tirqi e xhamadanë afër
gruas me veshje tradicionale shqiptare në një oborr shtëpie, pranë ca shkallëve
kullote a pinte ujë një kalë. Derisa gruaja dhe burri dukeshin në gjendje të
mrekullueshme harmonie mes tyre, mendja s'kishte s'i të mos i shkonte të ca
ngjarje tepër të rënda, te ca kronika të zeza që kapluan vendin, po përsëri me
shpresë se si shoqëri do të dijmë ta marrim veten e të gjejmë zgjidhje, për
problemet që renditen, grumbullohen, shtresëzohen. Andaj mendoi se vëmendja për
jetën është respekt për veten e tjetrin, nder e dobi për rrethin, shoqërinë,
popullin, kombin, shtetin. Vëmendja për jetën është vëmendje për vlerat e
dashurinë që s'kanë e s'mund të kenë alternativë. Vëmendje për jetën,
pëshpëriti, dhe iu duk se ajo nuk e
meritonte të lihej kaq shumë anash siç e kemi lënë, kush më pak e kush më
shumë. Vëmendje për jetën për të cilën mundemi më shumë për të bërë. Vëmendjen
për jetën ta vazhdojmë gjithë gjithë jetës! Vëmendje për jetën me gisht në kokë
e dorën në zemër. Derisa më pas ecte, në një të diele iu vërtit diç nëpër
mendje, pastaj me elemete tjera të ditës në lëvizje, la një shenjë shkrimi në
vargje.
Ndjejë fitoreje
Do
të vijë një ditë
Kur
korrupcioni
Do
pësojë humbje të thellë
E
bërrllogu kryet lart
S'do
mund ta ngrejë
Kjo
do jetë kaq bukur
Kjo
do jetë kaq thjeshtë
Do
të vijë një ditë
Kur
do struken skllavëritë
E
shkallët e stresit
S'do
të jenë si shkallë
Nxënatokash
e nxënaqiejsh
Do
të vijë një ditë
Kur
nëpër kontenjerë
S'do
ketë nevojë të kacavirret kush
Si
supermen e spajdermen
Do
të vijë një ditë
Kur
për stacione pritjesh
S'kemi
pse mbështetemi
Si
për dorëzim
E
them këtë në këtë ditë
Kur
vetëdija s'do na lë me u koritë
Këtë
që thashë e ndjej
Kur
zemra sot dhemb e buzëqesh