Kulturë
Fran Gjoka: Pajtim Xhelo është mishërim i thjeshtësisë, i dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
E shtune, 04.05.2024, 07:58 PM
Shkrimtari dhe poeti i talentuar Pajtim Xhelo është mishërim i thjeshtësisë, i dinjitetit dhe krenarisë kombëtare
(Dolën
në dritë katër librat e rinj të poetit, prozatorit, studjuesit vlonjat, Pajtim
Xhelo)
Shkruar
nga Fran Gjoka
Këto
ditë Shtëpia Botuese NACIONAL botoi
katër librat e rinj të Pajtim Xhelos :
1. "Ti duhet të jetosh " -
tregime dhe novela
2
. "Vejusha me sy të gjelbër "
- novela
3
. " Në mugëtirë yjet arratisen " - lirika
4
. " Pranverë e vonuar " - lirika
Mjafton të kesh lexuar krijimet e mëparëshme të Pajtim Xhelos dhe je i sigurt që edhe këto janë të po atij niveli, madje do gjejmë aty edhe prurjen me sukses të padiskutueshëm të të prozës së shkurtër moderne, si tregimi impresion. Do thoja pa rezervë që është një risi në Letërsinë Shqipe bashkëkohore, një risi që duhet vlerësuar nga kritika e kohës ( nëse ajo është e pranishme akoma )
Pa
hyrë në detaje për të analizuar hollësisht poezinë dhe prozën e sapo sjellë (
sepse atë po e lë në dorën e lexuesit ), po paraqes :
"Një biografi e shkurtër e shkrimtarit, poetit, studjuesit të Gjuhësisë,historisë së lashtë dhe publiçistit Pajtim Xhelo".
U
lind në qytetin e Vlorës, në një familje shumë të herëshme qytetare me tradita
intelektuale dhe atmëmëdhetare nga të dy prindërit. Që në vitet e para të
shkollës, shquhej për një përqëndrim të pazakontë në marrjen e dijeve. Mësuesit
e tij thoshin që ky djalë nuk studionte për të marrë nota të mira. Ai studionte
për njohuri të qëndrueshme, me piksynyme të qarta, që të njihte sa më mirë
botën që e rrethonte. Eshte ndër nxënësit e rrallë, me formim të përgjithshëm,
i vlerësuar me notën 10 në letërsi dhe lëndët shoqërore dhe me 10 në matematikë
dhe shkencat e përpikta. Kish prirje të veçantë për gjuhët e huaja, të cilat më
vonë e ndihmuan në studimet e tij në shkencat albanologjike.
Shquhej për një pjekuri të parakohëshme, seriozitet në çdo hap që hidhte, këmbëngulje, etje për dije. Mësuesit dhe shokët e tij trgonin se ai nuk mësonte kurrë përmendësh, pa e zbërthyer dhe kuptuar në thelb gjithçka të re. Pasioni për letërsisnë u vu re që në moshë të re. Në klasën e pestë mësuesja e gjuhës ruse, Mjaftime Gorishti, duke parë që njohuritë e tij ishin më të përparuara se ato të moshatarëve të tij, e ngarkoi me mbarëvajtjen e bibliotekës së shkollës Nr 2 ( Naim Frashëri ) Kjo bëri që ai të niste të lexonte me një etje të jashtëzakonëshme që në atë moshë ( 11 – 12 vjeç ) autorë të dëgjuar, si Tolstoi, Dikensi, Viktor Hygoi, Balzak, Stendal, Xhek London Gorki, Turgenjev, Gogol, Pushkin, Lermontov, Majakovski,Dikens, Shollohov, Migjeni, Mjeda, Noli, Çajupi e shumë të tjerë.
Siç tregon edhe vet, nuk i duhej të studionte shumë në shtëpi, sidomos në matematikë. Cili qe sekreti? Kishte një vëmendje të jashtëzakonëshme në shpjegim.
Shokët
e tij thonë që kur mësuesit shpjegonin, ai nuk shkëputej nga dëgjimi, sikur
bota të përmbysej rreth tij. Mbase do duket e pabesueshme, po në moshën 13
vjeçare Pajtim Xhelo shkruajti një novelë me temë nga jeta shkollore, novelë që
u vlerësua nga një shkrimtar vlonjat, mësues letërsie, Miliano Stefa.
Që
kur ishte në vitin e parë të gjimnazit, mësuesi i letësisë, Daut Shtino, u
thosh të gjithëve, që Pajtim Xhelo e njihte drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe më
mirë se vet mësuesit e Gjuhës. Një ngatërresë e sajuar në biografi, bëri që të
mos shkonte në Universitet në degën që donte. Shkoi me dy muaj vonesë për
Agronomi. Nga letërsia dhe arti nuk u shkëput. Luajti teatër, këndoi, ishte
atlet cilësor...
Një djalë me prirje, që mbase, në parim, edhe kundërshtonin njeratjetrën. Në pesë vitet studentore shkruajti dhe botoi heraherës në gazetën STUDENTI e më pas në gazetën lokale të qytetit. E emëruan në Skollën e Mesme të Llakatundit ( Teknikum bujqësor ), nga ku, për shkak të asaj përbërjeje politike të sajuar e larguan me shkakun që lexonte libra të ndaluar. Pas 13 orë mbledhje, ku u mbrojt nga të 59 mësuesit ( me përjashtim të sekretarit të Partisë dhe drejtorit dhe spiunit ) shpëtoi nga dënimi me burg, po mori një goditje që e detyroi të heshtëte për disa vite. Deri atëhere kish gati për botim dy novela, tre vëllime me tregime dhe dy vëllime me poezi. I pushtuar nga paniku dhe frika mos e përndiqnin, i dogji të gjitha dorëshkrimet në sobën e drurit. Nga shkrimet nuk hoqi dorë, por fshehur, pa ia trguar askujt. Gjatë kohës, studionte autodidakt për historiografinë e lashtë të popullit tonë, e cila i dha dorë të përfundonte romanin e tij historik “ Mallkim i përjetshëm, të cilin e aprovoi për botim Shtëpia Botuese “ Naim Fr4ashëri “ në vitin 1988, ku ishte nëndrejtoreshë Iskra Tata Thoma. Recensenti historik, Myzafer Korkuti e vlerësoi me notat më të larta, jo vetëm nga ana e vërtetësisë historike, por edhe si lexues I kualifikuar. Po kështu edhe recensenti tjetër, Arben Xoxe. Romanin nuk pranoi ta linte për botim, sepse nuk ra dakord që të ndryshonte një fakt historik...
Donte
t’i përmbahej me përpikmëri vërtetësisë historike. E botoi në vitin 1997, nëpër
plumbat e marsit të tmerrshëm të atij viti të mbrapshtë. Në vitin 1992 nxjerr
gazetën “ Zgjimi “ si gazetë e vetme në Vlorë, sepse gazeta“ Vlora “tashmë
ishte mbyllur. Po atë vit çel Shtëpinë e parë
dhe të vetme Botuese në Vlorë me emrin “ Flamuri “ Nisi botimin e një Almanaku
letrar me titullin “ Aulona “, por për shkak të vështirësive financiare dhe
teknologjisë shumë të vjetër të makinerive të Shypshkronjës, dolën në dritë
vetëm tre numra. Po kështu boton një gazetë të dytë dyjavore me titull “
Ekartshkin” ( ekonomi, aert, shkencë, informacion). Edhe ajo pasoi almanakun,
dolën vetëm tre numra dhe nuk jetoi më. Siç thotë edhe vet Pajtimi, nëse do t’I
presësh rrugëtimin një artisti krijues, vëre në drejtim dhe ia ke arritur
qëllimit. Ato vite për Pajtimin ishin një zbrazëtirë, pa krijimtari.Në të
vërtetë nga viti 1990 , deri në vitin 1997, duke qenë Drejtor në dy ndërmarje,
nuk pati mundësi të merrej me krijimtari Botimet i nisi në vitin 1997 dhe 1998.
Për shkak të një diabeti shumëvjeçar ( që në moshën 18 vjeç, kur nuk i doli e
drejta e studimit ), pati probleme të rënda me sytë. Bëri 9 ndërhyrje në
klinikat ruse dhe deri në vitin 2015 nuk mundi të shkruante. Pas këtij viti,
edhe pse duke sakrifikuar shëndetin e të parit, vijoi të shkruante dhe të
botonte me një vullnet dhe frymëzim të jashtëzakonshëm. Vet Pajtimi thotë :
“Mund të duket çudi, po Zoti ma ktheu borxin e viteve që heshta. Ka botuar dy
romane dhe të tretin e ka gati për botim, 10 vëllime me lirika, dy vëllime me
novela, në bashkautorësi me Iskra Tata Thomanë,një vëllim tjetër me novela në
bashkautorësi me Iskrëne, një novelë xhepi, një vëllim me tregime, një libër me
studime albanologjike dhe librin we fundit, në bashkpunim me Iskrën me “
Shprehje frazeologjike përmes rrëfenjave.
Këto ditë, edhe pse në rrethana shumë të rënduara me shëndetin( I diagnostikuar nga një sëmundje e pashërueshme me fund të shpejtë ), Dolën nga botimi katër librat e tij të rinj, dy vëllime me lirika dhe dy vëllime me tregime dhe novela.
Gjithsej
ka botuar 23 libra. Edhe pse me probleme të rënda shëndetësore, ai po vijon
krijimtarinë. Ja si shprehet Iskra
Tata Thoma , prozatore, kritike
letrare,
redaktore, përkthyese, studjuese për mikun e saj, Pajtimin : “ Pajtim Xhelo, si shkrimtar ka arritur në majën e Olimpit në të gjitha gjinitë e prozës, që nga tregimi i shkurtër, novela, romani ( madje edhe romani historik që është aq i vështirë,sidomos kur flet për lashtësinë ) Më duhet të theksoj faktin, që, edhe pse nuk është çam, ka shkruar aq shumë tregime për Çamërinë, aq sa kanë shkruar të gjithë krijuesit çamë, të marrë së bashku. Disa nga shokët, me shaka i thonë : “ Ti je çam “ E kam të vështirë ta them me siguri, nëse Pajtimi ka lënë pa na sjellë në tregimet e tij, ndonjë krahinë të Shqipërisë Natyrore, apo, siç i quan ai, Epirit, Iliirisë dhe Maqedonisë me origjinë pellazge, duke nisur që nga Trieste, në Mitrovicë, në Ulqin, në Folorinë, Kostur, Konicë, Grebene, SELANIK,, DERI NË Artë dhe Prevezë...Them se na i ka sjellë të gjitha trevat pellazge në krijimet e tij.. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe disa rrëfenja impresioniste të tpit të Kafkës etj. Shpesh, madje mund të them pa frikë, rëndom, në përshkrimet kthehet në prozë poetike të mirëfilltë, me të gjithë bukurinë e këtij stili, veçanërisht me mendimin e thyer dhe tingullin ngacmues për shpirtin Si poet, më duhet të pranoj se i ka kaluar përmasat mbarëkombëtare, madje i ka kapërxyer edhe këto kufij.Në një kohë, kur poezia, jo vetëm te ne, por edhe në Botë, është zbehur, është bërë thjesht një prozë e zhveshur nga melodia, flladet dhe aromat e vesës nektarore, lirikat e Pajtim Xhelos të rrëmbejnë shpirtin, për të të çuar në yllësitë e përfytyruara të legjendave hyjnore. Edhe poezia e tij epike të rrëmben në krahë, për të të çuar mysafir në botën burrërore të nderit, besnikërisë, bujarisë dhe trimërisë. Poezia e tij është gati hyjnore, teknika ka arritur përsosmërinë, Shpirti i tij i madhërishëm na flet me gjuhën e Perëndive përmes vargjeve brilante. Gjuha e poezive të tij ( natyrshëm, edhe e prozës) është Shqipja e kulluar, larg huazimeve dhe ndikimeve. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe...
Ai
ka bërë një punë të palodhur për të pëzënë nga fjalori fjalët “ ardhacake” si i
quan fjalët e panevojëshme që kanë pushtuar fjalorin( leksikun) e Gjuhës
Shqipe. Ai ka studjuar historiografin e lashtësisë së popullit tonë, ka arritur
në përfundime me vlera të pamohueshme që hedhin dritë mbi të vërtetat që na i
kanë rrëmbyer padrejtësisht fqinjët tanë. Natyrisht, nuk kish si të ndodhte
ndryshe, që një njeri me një kulturë kaq të gjerë e të thellë në të gjitha
fushat e jetës, një intelektual i mirëfilltë si Pajtim Xhelo, të mos ishte edhe
një poet dhe shkrimtar me përmasa të pakufishme, të pa konturuara. Ky është
shoku dhe miku im, Pajtim Xhelo, njeriu me një përvojë jetësore të
jashtëzakonëshme, që po na i lë këtë përvojë si Margaritar për brezat që do vinë.
Dhe të mendosh, që ky njeri deri para pesë viteve, nuk tha kurrë me gojën e vet
: “ Jam poet, apo shkrimtar, apo studjues” Po, thoshte gjithmonë : “ E dua
vendin tim, e dua kombin tim, e dua qytetin tim mbi jetën time fizike” Një
njeri me të tilla vlera, që nuk thotë “ Jam poet, jam shkrimtar, jam studjues”
është mishërim i thjeshtësisë, i dinjitetit dhe krenarisë që hesht, por që flet
me gjuhën e një shpirti të shenjtë. kujtoj Qeverisë e sidomos pushtetit local
të Vlorës që t’i krijojë kushte minimale këtij njeriu me përmasa të
jashtëzakonëshme, që ka pranuar të digjet pa flakë, pa bujë dhe zhurmë për të
mirën e Kombit, të Atmëmëdheut dhe Vlorës sonë.
Edhe
pse me probleme të rënda me shëndetin, sidomos me sytë, për të cilët mjekët e
kanë këshilluar të mos lexojë e të mos skruajë, pasi bëri nëntë ndërhyrje për
të ruajtur këtë pakëz dritë, ky njeri ka
vendosur
të sakrifikohet për atë qëllim madhor që i ka vënë vetes... Të lerë trashëgim
krijimet e tij perla për të gjithë ne, edhe për fëmijët e tij, se tjetër pasuri
ai nuk ka. I Uroj me zemër jetë të gjatë këtij njeriu të thjeshtë, të heshtur,
që nuk e ka njohur egoizmin dhe egocentrizmin, kësaj blete që ka mbledhur për
vite të tëra nektarin e jetës për të na sjellë mjaltin e shpirtit. Që në
gjimnaz, ne e thërrisnim Esenin. E them pa e tepëruar, që Vlora ka fat të ketë
një Esenin të ri. Ku ka poet tjetër që ka shkruar për Vlorën 24 poezi perla, që
nuk ngjajnë aspak me njera tjetrën Ku ka poet tjetër, që në të dhjetë vëllimet
e tij me poezi të na sjellë, njlloj si në prozë, dashurinë, gëzimin,
trishtimin, zhgënjimin, miqësinë e sinqertë, pabesinë, rrëzimin dhe ringritjen,
merakun, dhëmbjen, fitoren dhe humbjen me një stil klasik mjeshtëror, ku rima,
ritmi, figurat e mrekullueshme letrare, brishtësia dhe
ëmbëlsia
të të bëjnë të ndihesh në një lirishtë pylli, në një majë mali, të të puthin
valët e detit, të të freskojë ujët kristal të një kroi, të këndosh me netët
hënore, të vallëzosh me yjet... Shqipëria e ka këtë fat.
Vlora
e ka këtë fat.
Veç
ne, shqiptarët, duhet të mësohemi t’I vlerësojmë njerëzit që I shërbejnë kombit
me përkushtim që kur ata janë gjallë. Me keqardhje dhe dhëmbje, më duhet të bëj
të ditur që poeti,shkrimtari, studjuesi dhe publiëisti i përmasave
mbarëkombëtare Pajtim Xhelo, po jeton
mbase ditët e fundit nën dhëmbjet e një sëmundjeje të pashërueshme me kurajo,
duke më thënë në telefon : " Më vjen keq që do lë pa përfunduar dy romane,
bashkë me një të tretë që më mbeti dorëshkrim. " Përsëri i urojmë shëndet
dhe vetëm shëndet !