Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (7)
E merkure, 01.05.2024, 07:58 PM
Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbOmalazeze, fobi e pRavosllaves serbe (7)
Kongresi i Berlinit dhe LIDHJA
SHQIPTARE E PRIZRENIT
4. Kunfrontimi i Lidhjes ndaj Fuqive
të Mëdha dhe ndeshjet ushtarake me Malin e Zi
NGA
DR. NUHI VESELAJ
Pas një vit e gjysmë pritjeje nga afati i dhënë nga Kongresi dhe
7 muaj pas sorollatjes së Ahmet Muhtar Pashës dhe giithsesi pas
tërheqjes së mëhershme të Ushtrisë turke nga ajo trevë, Knjaz Nikolla
i Maliit të Zi, pas konsultimit me konsullin rus Jonina në Cetinje, dhe
me vojvodë-komandantët e vet vendosi që çështjen e diskutueshme të kufirit me
forcat e Lidhjes lidhur me Plavë Guci ta zgjidhë me forca të veta
ushtarake të përbëra nga 7 fise malazeze me nga 3 batalione dhe me vullnetarë
rasti serbë e rusë.
Ne në vijim do të prekim katër ndeshje ushtarake malalezeze -
Lidhje, tri për Plavë e Guci dhe një për Hot e Grudë.
1) Tri ndeshje për Plavë e Guci
a) Ndeshjet për dy karaulla Pepaj e Rzhanicë e Epërme
Nga vjeshta 1879, ushtria malazeze e përforcuar me 12 bataljone me
4.800 luftëtarë pas parapërgatitjeve rreshtohet drejt Plavës dhe nga fundi i
tetorit pushton një karaullë në fshatin Pepaj dhe në fillim të nëntorit pushton
edhe një tjetër në Rzhanicën e Epërme. Kjo për malazezët siç duket ishte sprovë
e parë, sepse synimi ishte Plava e Gucia. Sigurisht këto manovrime vërehen nga
Forcat e Lidhjes, të cilat situiatën e mbanin nën vëzhgim,,pasi forcat
shtetërore turke ishin tërhequr më parë. Thuhet se ishin e dërguar në frontet
nga Bllgaria. Kjo ngjarje rreth karaullave nuk mbeti pa jehonë.
Momentalisht nga Sanxhaku andej nga veriu dalin në skenë dy njësi siushtarake
boshnjake, njëra e komanduar nga Hoxhë Gushmira dhe tjetra nga Fejzo Kaliniq,
të cilët shprehen haptazi se nëse për Plavë e Guci nis lufta me malazezë, janë
të gatshëm me ndihmue Ali Beg Gucinë. Kështu, si duket u mashktruan malazezët,
të cilët tërhoqën së këtejmi një pjesë të forcave dhe e dërguan andej nga
Veriu. Në mbrojtje të karaullave lane afro 4.000 luftëtarë, atëherë forcat
vullnetare të Lidhjes sulmojnë dhe jo me pak humbje nga të dyja palët dëbojnë
malazezët, të cilët tërhiqen andej nga Sutjeska . Për një kohë në këtë anë nuk
pati provokime të tjera, andaj forcat vullnetare të Lidhjes pas një kohe u
tërhiqen në kufijt e vjetër.
b) Lufta e Nokshiqit
Si do t’i ketë konsideruar Knjaz Nikolla ndeshjet rreth karaullave
si taktizim apo jo, nuk dimë, por kemi lexuar që për aktet e tilla kishte
kritikuar nxitësit. Gjithsesi Knjazi kërkonte vepra më të mëdha. Nuk duronte më
zvarritje, andaj pas konsultimin me konsullin rus Jonina e ftoi kryevojvodën
Marko Milanov (shqiptim rus) me të cilin bën planin për pushtimin e krejt
krahinës Plavë e Guci (Shqipni e Vogël) të dhuruar ngas Kongresii Bërlinit.
Kështu, si e lexova nga një wikipedi, tashti veç ushtrisë së fiseve, i la në
dispozicion Mark Milanit (shqiptim vendës) 6 bataljona ushtri të pajisur me
armatimin e kohës, të kombinuar sipas njësive përkatëse: këmbësori, kavaleri,
artileri.
Së këndejmi, Mark Milani duke qenë i sigurt se me këto forca do ta
pushtonte me lehtësi Plavë e Guci dhe për me pasë gjithandej, mirëkuptim,
nga pala fqinje shqiptare, sipas asaj: kur s’ke çka bën, duhet të dorëzohesh,
por, pa marrë parasysh, do të dorëzohen ose jo, ky u çon selam se
planifikon dhe është i sigurt që me këto forcaqë ka do ta ketë gati :
“Kafjallin n ‘Nokshiq, n’ xhami,
Drekën në Plavë e darkën në Guci”!
dhe pak a shumë me këtë tregon që dita e sulmit nuk është e
largët, prandaj kjo mjaftoi që Ali Beg Gucia, kren, komandant i asaj Krahine,
ku kishte edhe prona të familjes, sipas vargjeve të një kënge popullore,
kanosjes së Mark Milanit do t’i përgjigjet kështu:
Ali Pasha t’madhe keshi,
Sa ta kam Shqipnin me veti
S‘ka çka m’ban krali as mbreti,
Kral as mbret as shtatë kralia
Due me rrnu në trojet e mia
E po m’ban nji Cerrnagore
Qi taborret ia kthei n’ vorre!
Aliu ishte ushtarak i shkolluar, anëtar i Shtabit suprem “Rojës
Kmbëtare” të Lidhjes dhe patjetër ishte në korrent me kryesuesin e Lidhjes: Muderriz
Ymer Prizrenin, dhe ishin të vetëdishëm se nuk kishintë bënin luftë
vetëm me një Mark Milan apo një Mal të Zi, por me ata që e përkrahnin 7 kralitë
(shtatë Fuqitë e Mëdha: Angli, Gjermani, Austrohungari, Francë, Itali , Rusi e
Turqi), prandaj në emër e mbëshhtetje të Lidhjes Shqiptare, që
asnjë pëllamb tokë shqiptare mos me i lëshue armilkut, punën e marrin me sieriozitet
të plotë s dhe për këtë moralist e sadokudo edhe armatimisht, por për
këtë ndeshje lypsej dhnënë kusahtrimin, si thotë kjo këngë popullore:
Ali Pasha i hypi atit
Ngjeshi shpatën prej dukatit
Ngjeshi shpatën shkoi në Plavë,
Haxhi Zekës po i çon fjalë
Jemi gati luftë me kallë.
Sot një javë kam me liftue
Kralit, Mbretit me i kallxue:
Tokë t’ Babës s’muj me lëshue.
Le dijë dhe shtat kralia
Boll na shkeli sllavshkavia…
dhe njëherazi, po sipas këngës, shkruan një letër dhe kërkon që
ajo të lexohet nëpër xhami, si në Gjakovë e gjithandej. Gjithashtu kërkon
të njoftohet drejtpërdrejt Shaban Beg Binaku e tutje nga Malsia e
Gjakovës, si Çel Shabani, i rugovas e të tjerë. Me fjalë të tjera njofton
opinionin se ai kishte vendue me e zbatue urdhërin e Lidhjes: me kundërshtue
jo vetëm Kralin (Nikoll Petroviçin) e Mbretin (Sulltan Hmitin)
por edhe Autoritetin, fuqitë e mëdha (të shtatë kralat), të
cilët me vendimet e tyre kishin injoruar të drejtat e komunitetit shqiptar,
duke vendosur që Plava e Gucia me kombësi krejtësisht shqiptare
muslimane të futet me dhunë nën sundim të Malit të Zi pravosllav, vetëm pse
ashtu kërkonte Rusia e ishte qejfi i Malit të Zi.
E treta, pikërisht kur Forcat malazeze ishin pozionuar drejt
kufirit dhe ushtria turke ishte tërhequr sipas urdhëresës së Kongresit, atëherë
zbatohet vendimi i Lidhjes, vendin e forcave turke e zënë forcat e Lidhjes dhe
njëherazi porositen vendasit mos me ikë, po me qëndrue në trojet e tyre se do
ta kenë mbrojtjen e Lidhjes. Po shënoj edhe një kushtrim–rrëfim të një
atdhetari vendës Kadri Bajri (i rugovas), i cili siç e thotë kënga, kishte zënë
pusinë, dhe ishte në gatishmëri me qëndrue me pushkë në dorë:
O ju vllazen n’gomni mue:
Kardaku m’ka rrethue,
n’shpellë të gurit jam ngujue;
Tokën knjazit s’muj me i lëshue,
N’tokë t’babës du me rrnue…
Dhe kështu, nëse nuk kuptohet serioziteti i gjendjesmbrojtja e
krahinës Plava e Gucia do të vihej ihej në sprovë
autoriteti i “Rojës Kombëtare” të Lidhjesë. Kjo ishte krahinë strategjike,
andaj e zgjodhi Rusia si dhuratë për Malin e Zi. Së andejmi, nëse bie në
dorë të armikut kjo Krahinë rrezikohej edhe Peja, Gjakova e krejt Kosova, por
në anën tjetër edhe Shkodra, andaj sipas Projekt-programit të Lidhjes për
mbrojtjen e saj ishin mobilizuar vullnetarë nga tërë Kosova e
Shkodra me Malësi e më gjerë, ngase kështu vërtet sprovohej forca Lidhjes
për mbrojtjen e kufijtve të Shqipërisë etnike që ishte synim-ideali
i saj.
E katërta, kështu më 4 dhjetor 1879, pothuaj një muaj pas luftës
së karaullave, sipas versionit më të qëndrueshëm, pasmesnate, ushtria e
Malit të Zi, e krysuar nga komandanti Marko MiIanov, me të gjithë njësitë e
rregullta e speciale andej nga Pepaj e Velika kalon Limin e trazuar në urën e
vetme dhe natën po thuaj pa vështrisi marshon në anën tjetër të shtratit të
Limit nga burimi dhe hyn në fshatin Nokshiq dhe që menatë zë pozicionohet deri
pesë kilometra afër Plavës. Thuhet se kur lajmin në Plavë e e sjell një plakë,
burrat plavjanë, veç kishin qenë zgjuar me falë namazin e Sabahit dhe pasi
pakashumë si gjithnjë qëndronin të parapërgatur moralisht dhe me armët në dorë
që kishin e diskutojnë situatën. Meqë nuk kishin mundësi me hap front a me
pritë ndihmë nga Gucia që kishte 11 km largësi, por ishin të gatshëm me
luftue e me vdekë me nder, kështu në këtë situate nuk ishte me mend as me pritë
dritën, kur sipas Mark Milanit ishte paraparë pasi të zbardh drita me u
sinjalizue sulmi me topa, andaj nuk ishte me mend që aty në shtëpia me i pritë
gjylet e topave të ushtrisë malazeze, atëherë, trimat plavjanë me shokë
vendosin, apo e kishin paravendosur më herët që si zgjidhje në raste të
tilla ishte që nga krahët me i hy brenda në gji ushtrisë malezeze dhe aty në
zemër me i futë thikë e hanxharë. Kështu plavjanët me në krye Jakup
Ferrin sipas kushtrim- parullës:
Pushka e tagani i Hotit – Ndihma e Ndora e Zotit
filluan pa kërcima hutash andej nga krahët e mesit të frontit
me depërtue me shpejtësi brenda ushtrisë armike. Pothuaj, pasi u përzien
me ushtrinë e kundërshtarit në befasi, pasi nuk çka të pritnin,
filluan me pëdorë taganat e jataganat. Ndërkaq, si me u pasë marrë vesh rugovas
e malësorë, në krye me me Çelë Shabanin e shokë të
tij, të cilët kishin vërejtur levizje-marshimin e ushtrisë malazeze nëpër terr
që nga Pepaj dhe kështu edhe ata pa diktueshëm gjithandej duke ndjekur të
njëjtim marsh arrijnë që edhe ata të futen nga krahu tjetër në brenda ushtrisë
armike. Së këndejmi, forcat e Lidhjes arrijnë ta sulmojnë ushtrinë malazeze nga
të tri anët e nga brenda gjithnjë si padiktueshëm fillon ajo luftë-betejë
shqiptare-malazeze, jo me mejdane primitive dh e as me krisma hutash e topash,
po me tagana e jatagana, luftë fyt a fyt a perç për perç, dhe kështu
sulmuesit në truallin e vet, pasi e njihnin terrenin, ku i ndeshnin i vritnin
së pari, vojnovogjat malazezë, duke rrëzuar nga kuajt me jatagana e duke
ua hequr kokat me tagana. Dhe kështu ushtria malezeze me të zbardhur dita ishte
e çorientuar nga sulmet e papritura, andaj nuk pati rast me përdor as buri
alarmi, as artileri e kavaleri, por vetëm të mbrohej invidualisht me
thika e bajoneta. Në këtë mënyrë gjithë ajo ushtri mbeti pa komandë dhe nga
paniku për t’u shpëtuar taganave shqiptarë pasi ishin të rrethuar nga të tria anët
fillojnë ikën drejt Limit të trazuar. Kështu mos me zgjatë disa u vranë nga
taganat e jataganat e shqiptarëve e disa nga paniku morën ikën, dhe duke u
zhytur në lumin e trazuar dhe pasi nuk mund ta kapërcenin u mbytën në valet e
trazuara të lumit. Kështu ushtria malazeze pësoi katastrofë të vërtetë
marramendëse. Në këtë luftë fyta-fyta apo perç për perç,
pati viktima nga të dyja anët, por më tepër nga malazezët e zënë në befasi.
Këtë katastrofë e tregon kujtesa popullore, por edhe logjika e statistikave
edhe pse vibron në qinda e mija. Kështu do statstika flasin se mbi mbi 700-1000
shqiptarë vdiqen apo u plagosen në këtë luftë-betejë. Ndërsa viktimat nga
malazezët ishin disa fish më të mëdha, numrat vibrojnë 4000-5000 ushtarë
malazezë vdiqen, qoftë nga taganat e jataganat, qoftë nga lumi i trazuar apo
nga plumbat e armëve të tyre të rrëmbyera nga forcat e sapoarritura nga Gucia,
të cilat bënë spastrimi e terrenit gjithandej. Ne nuk jetojmë në as në paksimin
apo shumësinë e viktimave. Sinqerisht na vjen keq. Nuk dua të besoj që
një këngë boshnjake ku thuhet se Ali Beg Gucia, kur arriti në Plavë, në shnjë
fitoreje e përtshëndeten me afro 700 krena të prerë të ushtarëve të ushtrisë
malazeze, por patjetër duket të besojmë asaj popullorçes se ku ka zë, s’është
pa gjë. Prej krejt kësaj rrëfese duhet me besue se forcat malazeze paten
humbje kolosale që e pranojnë edhe vet, por nuk po zgjatëm më shumë për këtë.
Mark MiIani e pranon burrnisht kritikën nga Knjazi se nuk i ka kuhtuar rëndësi
mbrojtjes së frontit nga anët “sa boka”, nga të dy brinjat e frontit. Ja
edhe disa shembuj nga një këngë shqipe, ku knjazi quhej kral:
Mark Milani pa cen t’ vojvodës
Drejt po i kallxon Kral Nikollës:
Qysh ka hi në Lim prej hallit,
Qysh ka pshtue kap bishtit t’ kalit,
Ku pa vojnikë tue ik prej marres,
Tue i bajt Limi si du’jt e tallës!
Pa shumë trupa pre për së gjalli
Që i bante Limi kah Vishegradi!
Sidoqoftë, tani do të mbështetemi në disa të dhëna të
ravijëzuara në vargje të kangëve popullore, boshnjake:
Lim se muti vojvoda se ljuti!...
Shut u Lim skaqu crnogprci,
Bez ikakvih rana junaçke,
Pod navalom turskih vukovashe,
Copor ovce se razbjezhashe...
Pështatje shqip prej nesh:
Vojvoda sheh n’ zhgënjim,
Kah po nxihet ngjak lumi Lim
Ku malazezt nën ankth po zhyten
Pa shej herozmi aty po vetëmbuten!
Po mbyten si tufë dhensh t’ndërkyene!
Para turko-llavës e shpatës së tyne.
Ja tani, edhe dy vargje të një shakaje me brirë, ngucaskeqe, po në
boshnjakisht:
Plava sprda sa Sedam Brda
Kao Gusinje knezom Cetinje
Në shqip:
Plava Shtat Kodra i bëri pordha
Si Ai i Gucies knjazin e Cetines!
Kuptohet bëhet fjalë për ushtrinë e shtat fiseve malaze me nga
dy batljona ushtarësh që u munden nga trimat e Plavës e të
Rugovë-malsisë si dhe Ai (Aliu) i Gucisë ushtarakisaht e bëri pordhë knjazin
e Cetinës.
Lexues i nderuar, për mendimin tonë ishte befasi teksti që e hasa
në boshnjakisht si edhe ato në gjuhën shqipe që mbase mund të jenë edhe të
stilizuara, ngase ngjarja ka ndodhur para 164 vietesh dhe ndërkohë kanë ndodhur
përmbytje fatale fatesh, ndodhën golgota e barbarizma marramendëse përpara e
gjatë luftave ballkanike e LPB 1912-1915 -1918 për boshnjakë e shqiptarë, por
edhe për malazezë. Kosova e Mali i Zi u përfshinë në Serbi-Jugosllavinë –
Kralevinën karagjorgjeviqe, në të cilën kral Nikolla humbi fronin mbrteërië
malazeze, malazezët u shkrinë në serbë duke humbur shtetin, gjuhën dha traditë
e fe me historinë, të cilat ia përvetësoi Serbia, madje edhe gjatë periudhës së
Federatës Komuniste Jugosllave ndodhën shpërngulje apo shkombëtarizim,
sidomos për shqiptarëtarët, por edhe malazezët nuk e paten lehtë, andaj si
pasojë këngët e kujtesa e luftat e tilla si ajo e Nikshiqit ishin të
ndaluara. Sido që të ketë qenë ne po vazhdojmë me dis a ë vargje ndërlidhur me
Luftën e Nokshiqit në në gjuhën shqipe, ku përmenden trimat që luftuan dhe
vdiqen me nder në Luftën e Nokshiqit, pasi u kishte ardhë hasmi te dera:
Kush e nisi luftën më së pari:
Jakup Ferri, Çel Shabani
Jakup Ferri, i plavjan, ndërsa Çel Shabani, i rugovas, të cilët
ndër të parët i prinë luftës mbrojtëse-sulmuese që i solli vendit fitore
historike. Po i kujtojmë ca vargje që himnizojnë Jakup Ferrin:
Jakup Ferrit tuj dale fryma
I ka pre tridhetë kaptina.
ose e përpunuar
Jakup Ferri, more, ku je
Thërrasin malet me psikamë
Tridhetë krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë…
Madje, në një këngë tjetër për këtë shemblltyrë luftarake
informohet edhe vetë kryet e shtetit osman:
Padishah me t’ thane një seri
Tridhet krena i preu ni njeri,
Ia thonë emnin Fakup Feri
Atë që e thamë për përmbytje fati të shqiptarëve të asaj treve po
e ilustroj me shembullin e emrit të përtërirë nga familja të Jakup Ferit që në
Uzinën e Amortizatorëve të Prishtinës, në vitet e ’90 ku punoja si përkthyes,
aty punonte edhe inxhinieri Jakup Feroviq. Isha i njohur se dikush nga
familja e Ferajve në Prishtinë e paska cilësuar si njeri të humburnë valët e
jetës, shkollimi, ushtria, partia, martesa, pun ëësimi - interesi e
paskan tjetërsuar. Mua rastisht më ra në dorë një libër botim i Shqipërisë me
biografi (me fotografi) me këngë për Jakup Ferin, dhe nuk di si la bëra të
ditur a e di sa i përgjan gjyshit që ia përetri emrin. Ai u largua,
pasi ma lëshoi një shikim. Pritja që të më denoncojë, por ndodshi ajo që nuk e
pritja, ai gjeti rastin me erdhi në zyre. U rrëfye pothuaj me lot në sy se
ishte i humbur dhe i vjen keq. Me këtë po due me thane se ai tregoi se nuk
ishte i humbur, dhe sigurisht nëse i jepet ose kur t’i jepet rasti ado ta
tregojë vetn jo boshnjak-serb, po si shqiptar rast do ta treoj veten si
shqiptar.
Sidoqoftë në këngët tona nuk u harruan as luftëtarë të tjerë si:
Çka Nokshiqi që po gjimon
Bajram Hyseni po lufton
Po Lufton ky trim i rrallë
Ju del shkieve ballë për ballë…
…Dem Isufi trim-shpejt si rrfeja,
Ra Nokshiq i nxuer tre krena;
Rexh Avdia, zog i atit
Fyt për fyt me bijt e Markit
Djemt e Markit po bajnë be:
Me ksi trimash kurr s’jem’ pre
Me pas ditë që janë kaq trima
Do t’i zashim pobratima.
Këtu nuk është vendi të flasm për tipare të përbashkëta
menmtaliteti e trimërie vëllamerie shqiparo- malazeze e ëodhje jo të largëta
gjaku që mjerisht i kanë ftyrë e shfrytëzuar të huajt të huajtre për interesa
të veta.
Gjithsesi, e veçanta e luftë-betejës së Nokshiqit, është lufta
flijimtare me tagana e jatagana jo të një indiviti, por pjesë brezi luftëtarësh
të një ushtrie të re vetëflijues, jo me fjalë po me vepër treguen që për
interesin e shenjtë kombëtar ia vlen të flijohesh, sakrifikim ky që mbetet
shembull në hisorin kombëtare e ndërkombëtare. Fundja, siç përemendet në
teorinë e luftave taktika luftave të Skënderbeut që armikut më të fortë nuk i
dilte përballë, por zakonisht sulmohet brinjve të trupit të ushtrisë dhe bëhej
tërheqje e shpejt, ashtu duhet vlerësuar edhe Lufta e Nokshiqit, më
04.12.1879, ku u veprua guximtarisht në të njëjtën taktikë, u sulmuan
brinjtë e forces armike, por si i veçantë del veprimi që duke iu futur
brenda ushtrinë pushtuese, ajo dë të sulmohet deri në forcë-frymën e
fundit, veprim ky, i cili edhe i solli fitore historike kombit, duke u dhënë
edhe emër pavdekësie luftëtarëve ndërgjegjelartë, vetflijues, apo jo?!
c) Lufta e tretë malazeze –shqiptare për Plavë e Guci
(Pepaj, Velikë, Murinë)
Knjaz Nikolla, i cili sa lufta i kishte fituar kundër ushtrisë së
rregullt turke, nuk mund të pajtohej me kaq humbje të thellë, skandaloze, nga
një grup luftëtarësh rebelë vendas e vullnetarë të organizuar në emër të
Lidhjes Shqiptare, andaj me tepër për fytyrëpropagande karshi të huajve e
sadopak për me ia klthye moralin ushtrisë së vet shtetërore, bëri sa më shpejt
riorganizimin e saj dhe pas një muaji filloi së vepruari. nuk. Si të
veçanta të këtyre betejave dallojmë:
Së pari, me që palashbqiptare ishte përforciar ishte e përforcuar
ushtarkisht me vullnetare nga të gjitha viset e jo vetëm të vilajettit të
Kosovës që dukej, përveç reserves, edhe kështu se numerikisht ia
kalonte numrit të ushtrisë malazeze, atëherë, knjaz Nikolla me
vojvodë gjeneralët ndërroi taktikë, nuk organizoi sulm frontal me
tentim-invadimi të mbarë krahinës, por më tepër bënte provokime sa me
shkaktue viktima.
Së dyti, dhe se këto provokime mësyemje-tërheqjet zgjatënzgjatën një
javë e më tepër , shënohet datat 6 - 15 janar 1880 Sulmet ishin të
shkurta dhe në lokacione të ndryshme Njëhere sulmonte në pikën Pepaj,
herën tjetër në Velikë, pastaj në Murinë, thuuhet se u tentua edhe andej nga
Nokshiqi . Me këto lufta provokime kohëshkurta nxitnin
ushtrinë vullnetare në kundërsulme, tentonin t’i futnin në lak e kurthe
dhe nga pritat me armë zjarri shtonin viktimat.
Së treti, ndërlidhur me pikën e mësiprme, si duket në në Pepaj e
Velikë (2 raste më 9 tetot, 22 nëntot nuk shpëtoi pa viktima të shumta as
armata malazeze, ndërsa në Murinë (8 janar1880 si duket pati më shumë sukses në
viktimiziminm e ushtrisë vullnetare të Lidhjes, por gjithsesi përkundër
viktimave nga të dyja palët forcat e Lidhjes dilnin fituese
Së katërti, u tha se në këto lufta uhtzria e Lidhjes ishte
përfolrcuar me vullnetarë nga tl gjitha viset shqiptare edh në Kosova, pra edhe
nga Rrethbjeshka Suharekë-Prizren. Nga fshati ynë kanë marrë pjesë
disa veta, dy burra nga familja jonë e gjerë Veselaj, Mehmeti e Abaz, i cili
kishte mbetet i vrarë atje Mos me zgjatë, kujtoj këto vargje
që më nxiste im at t’i varlzoja:
Flet Mehmeti, sytë për tokë
Vetë u ktheva pa do shokë
Që plot hije u knojke pushka,
Po me vete i mori lufta…
Shkoj Abazi me do të tjerë
Tue pague veten tri herë
Nëpër t’ftoftë e ngrica t’ bores,
Ia thyem qafen Carragores.
Tash po sjell disa vargjël që si fëmijë i këndonim me gjithë zenër
dhe krenoheshim:
Mark Milani, Mark Milica
Nuk jam Shkodra Podgorica,
S’jemi hajna me kapica
Po Kosova t’ tanë me plisa
Tanë me plisa dhe djem fisi
Merri kërmat tej Nokshiqi…
Mos lyp toka pa t’pasë hak
Se ta nxijmë Limin me gjak!
Së pesti, për që ka marrë pjesë në këto lufta edhe Mic Sokoli
tregojnë vargjet e kësaj kënge:
Mic Sokoli po e ndrydh tfshamen
Bimni rubat me lidhë llanën.
Me lidhë plagë, me shtrëngu shtatin
S’ du kurrkush me ma pa gjakin.
Së gjashti, një e veçantë tjetër që ndërlidhet me këto lufta
provokuese është se shihet një degradim i traditës burrnore kreshnike
malësorë malazeze, sepse mesa dime, nëae nuk gabohem, sipas traditës ndër
malësorë ruhej fytyra e luftëtarit edhe pas vdekjes, përkatësisht kur i hiqej
edhe kur prehej koka në luftë a dyluftim, fytyra e të prerët si identitt
respektohej. Koka kapej e bartes nga flokët jo nga mustaqet a
nga goja, aqmë keq nga gjuha. Për këtl arsye me qëllim liheshin
flokët e gjata, ose liheshin perçat, trimat (bajraktarët) muslimanë
ilinin më afër ballit, ndërsa të tjerët në maje të kresë. Së këndejmë e quajtëm
degragim burrnie luftën e knmez Nikollës, ngase për të parën here në këtë luftë
vikzimave nuk u prenin kokat nël qafë, pot u prenin hundë buzë bashkë. Kapej
kufoma për musqaqe dhe kështu bëhej gjymtimi i fytyrave të luftëtarëve të
vdekur të kundështarit, duke ia prerë buzë e hundë,. Ishte kjo trofe lavdie si
provë-dokument luftëtarie që bahej para përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, nuk
mund ta dime. Vërtet ishte degradim i madh burrnor, sepse zhdukej identiteti i
viktimës dhe njëherazi mundësoheshin edh spekulime që mund të pësonte edhe
ndonjë shok i veti, vetëm të shtohej numri dhe lavdia e pseudoluftëtarit, apo
jo?!
Së shtati, pyesim, vallë a mos ka ndikue edhe ky gjest
i Knjazit në ftohjen e raportev me Mark Milanin nuk mund ta dime,
por e dime se Mark Milani pas këtyre luftave bëri mirë që u mor mes shkrime,
duke përmendur jo keq edhe malësorët fqinj të të njëjtit fis prejardhjeje gjaku
pu me fe tjetër.
Së teti, sido që të ketë qenë, knjaz Nikolla u tregua
i dobët ushtarakisht në krahasim me ushtrinë e Lidhjes, andaj më tepër nga
sedra e tyre, por edhe nga dobësia e Turqisë pasi nuk kishin mundësi me
intervenue kundër ushtrisë së forcuar të Lidhjes, Fuqit e Mëdha vendosën
me heqë dorë nga zbatimi i i vendimit të Kongresit të Bërlinit për
Plavë e Guci dhe më në fund e pëlqyen popozimin e ambasadorit
Italian në Stamboll konti Korti që si kompensim për Plavë e
Guci t’i jepet jepet Malit të Zi krahina tjetër fqinje Hot
e Grudë që binte në Vilajetin e Shkodrës dhe ishte e populluar
me shumicë katolikë,jo muslimane, por si do të shohim edhe popullsia e
kësaj krahinë shqiptare u doli e padëgjueshme, ngase ishte
denjësisht nën ndikimin dhe mbrojtjen e Lidhjes së Prizrenit.
2) Lidhja Shqiptare dhe Lufta për Hot e Grudë, Beteja te Ura e
Rzhanicës
Meqë Plavë-Gucia edhe pas tri
lufrave ushtrisë malazeze nuk i mundi forcat e, atëherë Fuqitë e Mëdha
pranuan sugjerimin e ambasadorit italian në Stamboll kontit Korti i
cili dha mendimin që krahina Plavë e Guci të zëvendësohet me
krahinën fqinje po shqiptare Hot e Grudë, pasi ishte e populluar me
shumicë kristiasno-katolike, të cilët njiheshin për luftat e tyre kundër
Turqisë për autonomi dhe kështu mendja e tyre kjo krahinë, që i takonte
Vilajetit të Shkodrës, do të pranonte më me lehtësi të bashkëjetonte nën
sundimin kristianoortodoks sllavomalazez, sesa me turhko-musliman. Turqia
e pranoi, ndërsa Mali i Zi ngurronte, pasi e dint e mirë atë që
Fuqitë e mëdha nuk e dinin apo nuk donin ta dinin:
Së pari, malësorët e Malësisë së Madhe Muslimanë e të
katolikë jetonion në harmoni të plotë në çdo situate edhe
kundër cubave të Malit të Zi, por edhe tani ata ishm bashkë, kundër
pushtimit nga Mali i Zi, siç ew tregojnë edhe këto vazgj të këlngës
popullore:
Disa turq e disa t’ kshtenë
U lidhen bashkë me shoqisojn
Për sulm t rrebt qysh u përbenë
Toka t’veta shkavt s’i lshojnë.
Së dyti, se Hot e Grudë si krahinë nuk e kishte vlerën
strategjike si Plavë-Gucia, prej nga synonin pansllavistët
(malazezo-serbo-rus), që së andejmi të depërtonin drejt Kosovës.
Së treti, ajo, Qeveria e Malit të Zi, do të kishte më shumë
problem me katolikë se me muslimanët, ngase nuk mund t’i konvertonte në
sy të Europës në oretodoksë dhe nuk mund as t’i shpërngulte si
turko-smuslimanë, siç beri aleatja e saj Serbia me okupimin e Sanxhakut trë
Nishit (Shqipnisë së Vjetër e shndërroi në Serbi Jugore ), sepse shpërngulja
ose shfarosja ishte qëllim ky i përbashkët edhe i Rusisë dhe i disa qaraeve
islamofobe e uropiane.
Së katërti , gjë që është me rëndësi të dihet edhe sot e kësaj
dite ishin e janë se shqiptarët muslimanë me turqit edhepse muslimanë nuk
kishin dhe përgjiothëisht nuk kanë një mentalitet dhe një qëndrim në raport me
ortodoksët, e didomos me sllavoortodoksët e veriut, ngase që nga pushtimi i
Konstatnpojës turq e ortodoks janë në aleancë kundër katolikizmit, prej nga
shqiptarët përherë ishin të orinetuar drejt perëndsimit, në aleancë me
klatolikë, si rrjedhoj më shumë shqiptarë katolikë janç islamizuar
formalisht, duke ruajtrur gjuhën e traditat kanunore dhe histporionë e
përbashkët, ndërsa ortodoksë shkieshqiptarë janë sllavizuar dh e sot quhe
në serbë malazez apo bullgarë.
Së pesti, si rrjedhojë nga pika e mësipërme, krenët
katolikëtë Malë[sisë së Madhe: Hot, Grudë,, por edhe Kastrat e Këlmendit, sepse
“Vija Kort” prekte edhe tokat e tyre, së bashku me kren muslimanë të Malësisë
më 1 mars 1880 bijnë në Shkodër dhe sipas mësimit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit Dega Skodër , programin e së cilëls e kihin miratua më
herët bëjnë peticion-protestë drejtuar ambasadorëve të Fuqisve të Mëdha
se nuk pajtohen me kalimin e tyre nën sundim të Malit të ZI.
Së gjashti, më 25 mars 1880 Komiteti
Ndërkrahinor i Lidhjes -Dega Shkodër vendosi që tokat e atakuara me atë
propozim, se Fuqivbe të Mëdha do t’i mbrojë ushtarakishtë. Madje edhbe me
këtë cendsim u njoftuan Fuqitë e Mëdha.
Së shtati, ndërkaq më 11 prill Komiteti Ndërkrtahnor i
Rojës Kombëtare lëvizi edhe më tej, gjë që ishte me rëndësi të dihet edhe
sot e gjith ditë: emnoi Shtabin Ushtarak me komandaturë: Hodo
Beg Sokoli, kryetar dhe kapedani i Mirditës Prenk Bibë Doda, zëvendës,
në Shtab figurojnë si anëtarë krenë e luftëtarë të regjur, 5
nga qyteti i shkoldrës prej të cilëve sipa emravetë padtuar ,3 mmuslimanë e 2
katolikë, ndërsa si përfaqësues të katë fiseve (Hot, Grudë, Kastrat e Këlmend).
u emnun nga dy anëtar, prej 8 anëtarëve me emra, 3 janë muslimanë
ndërsa 5 ishin katolikë, së këtejmi shtatbi përbëhej nga 7
(3+1+3) muslimanë dhe 8 ( 2+1+ 5) katolikë , Ishte ky përfaqësim i denjë
dhe i natyrshëm për mbrojtjen e popullsisë dhe të krahinës së atakuar, apo
jo?!
Së teti, pa marrë parasysh peticion-protestat e vendasve dhe
të orgeaneve të Lidhjes, Fuqitë e Medha me pëlqimin e Turqisë, madje edhe të
Malit t të Zi, më 18 pril 1880 nënshkruan Protokollin për
ndrtyshimin e vendiimit të Kongresit të Bërlinit që në vend të
Plavë e Gucisë Malit të Zi i jepet krahina Hot e Grudë dhe caktohet ceremonia
e zbatim-dorëzimit, pas katër ditësh më 22 prill 1880, kur nga Kalaja
e Tuzit do të largohet ushtria e Portë së Lartë dhe në
vend të saj do të vendoset ushtria e Malit të Zi.
Së nënti, miërpo lidhur me këtë vendim, pati reagim nga Forcat e
Lidhjes, Në të vëtetë me 19 prill 1880 forca ushtarake e Hodo Sokolit
nga Shkodra urgjentisht arrin në Tuz. Ja si pëlrshkruhet momenti e ktij
rrugëtimi në vargjet e këngës popullore:
Hodo Begu me at si era
Botën shkon me fjalë tuj nxe,
Eni burra t’presim krena,
Mos ta lshojmë asni pllam dhe!
Siç po sihet ky shpall luftë, madje në një miting madheshtor më
parë në Shkodër, meqë Turqia nuk po mbron tokat shqiptare shporehet
haptazi se nuk e njeh më shtetin e Sulltanit, por vetëm atë të
Lidhjes, dhe për këtë kishte miratimin e mbi 1500 protestuesve, qytetarë e
ushtarakë.
Së dhjeti, më 21 prill 1880, një ditë para largimit të
ushtrisë shtetërore të Portës së Lartë, Hodoja, përkatësisht ushtria e
Lidhjes merr situatën në tërë krahinën e Malësisë së Madhe (Hot,
Grudë, Kastrat e Këlmendt) dhe bjpherazi zbaton urdhresën e Ymer
Prizrenit që ishte: Me hir ose me pahir, gjith armatimi nga
depoit e ishtrisë turke duhet të vihet në dispozicion Rojës Kombëtare
– Ushtrisë së Lidhjes.
Së njëmbëdhjeti, më 22 Prill 1880, në mëngjes, ushtra e
Turqisë e lëshon Kalanë e Tuzit dhe mënjëherë aty vendoset Ushtria
e Lidhjes e komanadantëve Hodo Sokoli dhe Prenk Bibë Doda. Ja si e
pëshkruahet ka akt në këngën popullore:
Të merkurën, tetë sahati
Haxhi Pasha hoq nizamin,
Shkodra e Male qilluen gati,
Ia xunë shkaut istikamin.
Së dymbëdhjeti, po atë ditë, më 22.O4.1880, pak
më vonë Ushtria malazeze, me 10 mijë trupa,
e pajisur edhe me topa- artileri, niset drejt Tuzit, mirëpo sa
arrin te Ura e Rzhanicës të lumit Cem ndalet nga pararoja e ushtrisë së Lidhjes
e përbërë nga qinda malësorë të kryesuar nga Ismail Marku, pari i Hotit Fillon
përleshja. Pararojës i vijnë ndihmë, gjithnjë e më shumë njësi të reja
malësorësh. Kështu ishtria shqiptare kishte moral e motiv më të lartë për sulm
e qëndresë sepse, siç e thotë poeti:
Ma mirë dekë nën dhe me u kja
Se për ligsht ne me na sha,
Se për t’gjallë me ndej nën shkja…
Së trembëdhjeti, kraktaristikë e njësive luftarake të Lidhjes
ishte se në luftë u prinin krenët e bajraktarët, prandaj me të drejtë kujtohen
edhe në këngë.
Shka ka thane njaj Halil Haka
Bini djem se mbet Nikë Daka.
Kanga përmend edhe tima e kren të tjerë si: Baca Kurti, Marash
Uci, Palok Gjoka, Çun Mula e të tjerë.
Së katërmbëdhjeti, kështu luftakaloi edhe fyty-fytas që
zgjati siç e thot Fishta deri “kur filloi nata me da” e atëherë edhe
ushtria e agresorit u thye dhe mori të “hiknin sa ku mujtke tuj nga”, Së
këtejmi Ushtria malazeze u detyrua të tërhiqet në Podgoricë. Forcat e Lidhjes e
fituan edhe këtë luftë-betejë, edhe pse pati jopak viktima, astu si edhe pala
kundështare.
Së pesëmbëdhjeti,ditëve në vazhdim forcat malazeze, 19 batalione,
afrio 9 mijë trupa qëndronin në kufijt të pozicionuar drejt krahinës Hot e
Grudë, përballë tyre qëndronin forcat kufitare të Rojës Kombëtare të
Lidhjes shqiptare, të cilat në fillim të majit u përfocuan me qinda forca
vullnetare të gatshëm për qëndesë që i kishte sjellë zvendëskomandanti i
shtabit ushtarak Prenk Bibë Doda nga Mirdita, autoriteti i të cilit
kishte edhe jehonë ndërkombëtare, andaj në këtë mënyrë falendorohet, në këtë
mnyrë, në një këngë shkodrane:
Heu, njitash na ka ardhë dita
Me derdh gjak për tokat tona,
Besë kanuje sjell Mirdita,
Pushka e Prenks do nxjerr’ nga goja!
Së gjashtëmbëdhjeti, duke vëzhguar forcat malazeze në kufi, në
krahasim me forcat vullnetare të Lidhjes me moral të lartë dy
komandantët e dy krhinave, Ali Pashë Gucian e Hodo Sokoli me shtabet e
tyr, shprehën gatishmërinë të sulmonin dhe shpartallonin ushtrinë e
kundështarit, mirëpo baza e Lidhjes Këshilli i Përgjthshëm nuk i
lejoi, ngase kishin bindje se fitorja te Ura e Rzhanicës ishte e mjaftueshme,
që Fuqitë e Mëdha nuk do ta preknin as këtë krahinë, siç bënë edhe për
Plavë e Guci. Dhe kjo do të dalë e saktë.
Së shtatlmbëdhjeti, në të vërtetë, Fuqitë e mëdha, dy ditë pas
betejës së Rzhanicës, më 24 prill 1880, i bën kërkesë Turqisë për
intervenim në të mirë të zbatimit, po ajo tregoi se vërtet nuk kishte
kapacitete e mundësi me luftë me i detyrue shqiptarët, të cilëve iu kishte
bashkuar edhe ushtria e kapedanit të Mirditës.
Së tetëmbëdhjeti, shumë keq, pse Fuqitë e Mëdha nuk kuptonin, apo
nuk donin të kuptonin se shqiptarët katolikë e muslimanë nuk luftonin për fe,
por parësorisht për “Atme”, luftonin për Atdhe të përbashkët, për
tokën e të parëve, për gjuhën, për traditat, për historinë e ravijëzuar nga
historia, mbështetur në kanu e vërtyte por që tashti ishin gërshetuar edhe me
idetë e njoma, të sapopëqafuara mallimisht të Rilindjes Kombëtare Shqiptare? “Feja
e shqiptarit është Shqiptaria” (Vaso Pasha), ide këto që jo vetëm i kishin
përqafuar intelektualët tanë, si moderriz Ymer Prizreni si pari e
muslimanëve ashtu edhe Prenk Bibë Doda, kren pari i katolikëve që kishin
një qëllim të rrënjosur: lindjen e sforcimin e autonomisë shqiptare të
përbashkët që shprehej edhe në të drejtën e mobilizimit ushtarakdhe buxhet të
pavarur në emër të Lidhjes.
Së nëntëmbëdhjeti, dhe vërtet Fuqitë e Mëdha, edhe bashkë me
Turqinë, pse u ballafaquan me një pjesë të forcën së rilindur të kombit
shqiptar që pritej të sforcohej që nuk nuk do të jetë as nën
ndikim të Portës së Lartë as të asaj sllave e greke, por dxco ta përfaqësojë
botën e vet shqiptare dhe kërkonte vetëm ndihmë të rritej të edukohej në
frymë të botës europiane[ Sido me qenë, Fuqitë e Mëdha treguan vetëm
njëfarë mirkuptimi formal në dobi të Lidhjes shqiptare, që siç hoqën dorë nga
zbatimi e vendimit të Kongresit të Bërlinit për Plavë e Guci, ashtu
do të heqinm dorë edhe nga vendimi Protollit të vet për Hot e Grudë,
por është për kerardhje, pse nuk hoqën dorë pa e dhurue Malin e ZI
me toka shqiptare, madje edhe do të shantazhojnë kundër Lidhjes shqiptare
me kërrcënimr navale dhe duke detyruar e përkrahur Turqinë për shtypje-shuarjen
e saj, siç do të shohim në vijim të pjesë-punimit tonë.