Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Modernizmi i simbolizmit i Natasha Lakos
E enjte, 02.05.2024, 07:57 PM
MODERNIZMI I SIMBOLIZMIT I NATASHA LAKOS
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
"Rri dhe dëgjoj hapat e tua" e Natasha Lakos paraqet një portret
emocional të një individi që ndien ndikimin e një tjetri në mënyrë të thellë
dhe në heshtje, duke përjetuar ndryshime të rëndësishme në botën shpirtërore të
tij. Si zakonisht në krijimtarinë poetike të Lakos “subjekti” i poezisë është
shumë i thjeshtë, madje edhe fjalët janë të zakonëshme, por imazhet që krijon
poetja janë ato që ta bëjnë të bukur e magjike, gati parajsore këtë thjeshtësi.
Ka
një qasje midis procesit të krijimit të imazheve poetike nga Natasha Lako dhe
proceseve natyrore që që na e sjell ngjyrën e detit të kaltër në ndijimet tona.
Realisht uji i detit ësshtë pa ngjyrë, si uji i çezmës dhe kjo duket te valët që
shtrihen mbi ranishte ose dhe po të mbushësh një gotë ujë deti. Kaltërsia e
ujit të detit nuk është gjë tjetër
veçse reflektimi i kaltërsisë së qiellit, madje kjo është e dukëshme sidomos në
dimër, kur qielli është i mbushur me re të zeza dhe, edhe uji i detit shfaq
ngjyrë në të zezë, sipas dendësisë së reve. Dhe e kaltëra e qiellit nuk ëshstë gjë tjetër veçse përthyerja e
rezeve të diellit, si në një prizëm, në grimcat e ujit që ndodhen në atmosferën
e tokës, ku nga spektri i ngjyrave që
rezulton kjo përthyerje, ngjyra e kalëtr, duke qenë ngjyra më e forte dhe më e
dendur vjen në sytë tanë më shpejt dhe më e plotë. Pra kur ne shohim detin të
kaltër, ne në fakt shohim ndërveprimin e imazhit të kaltër të qiellit të
reflektuar te ujit ndërkohë që kjo kaltërsi qiellore është thjeshtë e kaltëra e
dritës së diellit e përthyer.Afërsisht ky proces ndodh dhe te poezia e Lakos, reflektimi
i simboleve, personifikimeve e metaforave dhe përthyerja e kuptimshmërisë apo
interpretimit, shfaq një sërë imazhesh (si kaltërsi e detit) që na magjepsin.
Lind pyetja: a është e ndërgjegjëshme poetja për këtë efekt të ndërveprimit të
figurave artistike? Unë gjykoj se ajo thjeshtë mendon poetikisht, ndjen dhe
flet me imazhe, te të cilat si në një pemë dallohen personifikimet,
metaforrat, simbolet, që ngjasojnë me
degë dhe nuk mendon për ndërveprimin midis tyre, pasi e ka kaluar fazën e të
menduarit për figuracionin si zbukurim. Njësojë si ne që themi natyrshëm: do
shkojmë të kridhemi në kaltërsinë e detit dhe nuk na shkon ndërmend fare për
reflektimin mbi ujë të kaltërsisë qiellore dhe ca më pak për efektin e përthyerjes
së dritës në grimcat e ujit në atmosferë. Meqënëse poezia "Rri dhe dëgjoj
hapat e tua" e Natasha Lakos është një poezi e shkurtër, unë do flas për këtë
qasje mes natyrës dhe poezisë, në kontekstin e ndërveprimit të elementëve
artistikë.
I-
Së pari,poezia "Rri dhe dëgjoj hapat e tua" e Lakos ka një qasje të
veçantë në interpretimin e personazheve dhe situatave, duke shfaqur një lloj
universaliteti që i lejon lexuesit të identifikohet në një mënyrë të
përgjithshme, pa u përqendruar në detaje të caktuara si gjinia e personazhit
kryesor. Ky lloj universaliteti është i arritur përmes fokusimit në emocionet
dhe përjetimet e njerëzve në përgjithësi, duke lënë hapësirë për shumë interpretime
dhe lidhje personale. Në këtë poezi të Lakos,heroi poetik që flet nuk ka një
identitet të qartë gjinor,dhe kjo e bën përmba -jtjen e poezisë të përshtatshme
për të dy sekset. Theksimi i përjetimit të emocio-neve dhe mendimeve të përbashkëta, e
bën lexuesin të ndihet si pjesë e një përjetimi të përbashkët njerëzore. Kjo qasje
e lirë dhe universale në interpretimin e temave dhe personazheve e bën poezinë
e Lakos një eksperiencë lehtësisht të ndjekshme dhe të lidhur me shumë lexues,
duke u dhënë liri për të reflektuar dhe identifikuar me përjetimet dhe
emocionet e shfaqura në vargje. Kjo shumësi interpretimi e adreson poezinë te
modernizmi duke na orientuar në këndvështri-min tonë të mëtejshëm.
II-Si
zakonisht në krijimtarinë e Natasha Lakos dhe kjo poezi ka shumë dimensione dhe
mund të interpretohet në mënyra të ndryshme nga lexuesit e saj, tejë gjinisë së
heroit. Kështu, te vargjet metaforike: “Si
një godinë e sapombaruar ,/filluar prej qindra vjetësh", fraza: “godina e sapombaruar" mund të
paraqesë botën shpirtërore, emocionet apo kujtimet që personi tjetër ka lënë në
jetën e heroit që po flet, ku prania e tyre është aq e rëndësishme sa që
përjetohet si një pjesë e jetës prej një
kohe shumë të gjatë, prej qindra vjetësht,duke përforcuar idenë e vlerës së
ndjenjave dhe pranisë së personit në jetën e saj. Mirëpo ky varg shfaq një
imazh shumë të fortë, imazhin e një
godine të sapo mbaruar, ndonëse të filluar para qindra vjetësh, duke shfaqur
një përjetim të gjatë dhe të ngarkuar me histori të shumta. Ralisht, imazhi i
një godine të sapombaruar sugjeron një gjendje të mungesës së kujdesit dhe
vëmendjes, ndërsa fillimi prej qindra vjetësh thekson një histori të gjatë. Ky
kontrast shkakton një ndjesi të thellë të kohës që ka shënuar këtë godinë, duke
e bërë atë të shfaqë më shumë se një strukturë fizike, të shfaqë një dëshmi ngjarjesh
dhe përjetimesh. E parë në këtë kontekst, vargu "Si një godinë e sapombaruar,/filluar prej qindra vjetësh" shfaq
një personifikim, godina është personifikuar si e "sapombaruar", duke i dhënë një cilësi njerëzore, e cila mund
të lidhet me ndjenjën e braktisjes ose mungesës së kujdesit. Për më tepër,
fillimi prej qindra vjetësh përforcon idenë e një formë të vjetër dhe të
ndikuar nga koha, duke e personifikuar godinën si subjekt që ka një histori të.
Ndërkohë ky varg gjithashtu shfaq një element simbolik. "Godina e sapombaruar, filluar prej qindra
vjetësh" mund të interpretohet si një simbol i qytetërimit, historisë
dhe kohës. Prandaj, përveç metaforës dhe personifikimit, ky varg gjithashtu
mund të konsiderohet si një simbol i mëtejshëm i historisë dhe trashëgimisë së
një shoqërie ose një kulture. Kështu pra imazhi që na shfaq Lako në poezinë e
saj është krijuar nga ndërveprimi i metaforës, simbolit dhe personifikimit.
-Vargjet
"rri dhe dëgjoj hapat e tua / pa e
ditur në do ikësh" kanë disa elemente artistikë, ndërveprimi i të cilëve
shfaq imazhin e një personi që qëndron ose ndalon për të dëgjuar hapat e një
tjetri, duke mos ditur asgjë rreth qëllimit të tyre, në se është duke ikur apo
duke ardhur. Ky imazh mund të paraqesë një ndjenjë të pazëvendësueshme të ankthit,
kureshtjes, pritjes, ose vëmendjes ndaj një personi tjetër. Mirëpo ky imazh është
krijuar nga ndërveprimi i metaforës "hapat
e tua". Hapat janë përfaqësuar si diçka që dëgjohet, që shkakton një
ndjesi ose përshtypje në personin që e dëgjon, që sugjeron një ndjesi të
pranisë së dikujt, pa pasur nevojë për njohjen e saktë të identitetit të tij
apo destinacionit që ai ka. Është një mënyrë e fuqishme për të shprehur
ndjesinë e pranisë së një personi në mënyrë abstrakte dhe emocionale. Po ashtu dhe
personifikimi mund të shihet në mënyrën se si "hapat" paraqesin
ndjesinë e dëgjimit të tyre. Në këtë rast, "hapat" bëhen një entitet
i ndarë që lë pas një gjurmë apo ndjesi. Kjo e bën vargun të përçojë një
ndjenjë të lidhjes së një personi me kujtimet ose ndjesitë e dikujt tjetër,
edhe pse nuk bëhet e qartë se kush është ai personi apo ku do të shkojë, pavarësisht
se heroi poetik e “njeh” qysh në ecje, ndaj i quan “hapat e tua”. Në këtë kontekst, "hapat" interpretohen si simbol i përjetimeve,
përpjekjeve, apo ndryshimeve që një person mund të ketë bërë në jetën e tij.
Prania e tyre (hapave) ndihet dhe ndërgjegjësohet nga personi që i dëgjon,
megjithëse nuk është e qartë se ku ata po shkojnë ose çfarë kanë përjetuar,
ndaj themi që "hapat" shfaqen si një simbol i rrugëtimit, zhvillimit
dhe ndryshimit në jetën e një personi.
-Vargjet
"Ndjej sesi çel një nga një
dritaret, / sesi mbjell lule mbi parvaze pastaj" janë të pasura
simbole, metafora dhe personifikime që krijojnë imazhe që forcojnë ndjesinë
emocionale të përjetimeve të personazhitKu: Imazhi i "çeljes së dritareve" dhe "mbjelljes së luleve mbi parvazet" krijon një pamje të
mrekullueshme të një vemëndjeje të bukur e të përkushtuar. Çelja e dritareve që
ajros ndërtesën dhe mbjellja e luleve në parvaze është imazh vizual që paraqet veprime përkujdesjeje që ndodhin
përpara syve të lexuesit, duke e bërë përjetimin më të gjallë dhe më të
përceptueshëm. Ndërkohë "Dritaret" dhe "lulet mbi parvazet"
mund të interpret-hen si simbole të dritës, shpresës, bukurisë dhe frymëzimit.
Dritarja është simbol i hapësirës dhe mundësisë për të parë dhe përjetuar gjëra
të reja, ndërsa lulet mbi parvazet janë simbol i dashurisë, rritjes, dhe
bukurisë, ndaj lulet mund të interpretohen si sinjale të një dashurie që po vjen,
të ndryshimeve pozitive që po vijnë në jetën e heroit poetik. Metafora e "çeljes së dritareve" paraqet një
ndjenjë hapjeje dhe zbulimi të diçkaje të panjohur dhe të re, por edhe një frymëmarrje
më të gjerë me një ajër të pastër. Ndërkohë metafora e "mbjelljes së luleve mbi parvazet"
paraqet një proces kujdesi për të ofruar
diçka të bukur në jetën e tjetrit, duke folur nëpërmjet këtij gjesti për ato që
ndjen mbjellësi i luleve. Mirëpo duke përshkruar si "ndiej sesi çel një nga një dritaret" dhe "mbjell lule mbi parvaze", poezia
personifikon dritaret dhe lulet duke i dhënë cilësi njerëzore, gjë që e bën
përvojën më intime dhe të lidhur me lexuesin, duke e bërë atë më të
perceptueshme dhe emocionale. Nuk e di pse ajo folja “çel” dritaret më jep
kuptimin që dritaret çelin si lule, aq më tepër që lulet u mbollën në saksi te
parvazi i dritares.
-Le
të shohim vargjet: "kjo do të thotë
se në godinën e gjakut, / ke ndezur edhe zjarr" figuracioni i të
cilave shpalos një përjetim të thellë për lexuesin, ku: imazhi i "godinës së gjakut" dhe "ndezjes së zjarrit" krijon një
pamje të fuqishme. "Godina e gjakut"
përfaqëson trupin ose shpirtin, botën shpirtërore të heroit, dhe shtojmë se:
nqse te vargu i parë “godinë e
sapombaruar,/filluar prej qindar vjetësh” nuk e kuptuam idenë e poetes, me
“godinën e gjakut” gjithëçka bëhet e
qartë. Mirëpo në kontekstin poetik "Godina
e gjakut" është një simbol i botës shpirtërore të personit, ndërsa
"zjarri" është simbol i
pasionit, forcës dhe energjisë kreative. Kjo ndezje e zjarrit në godinën e
gjakut përforcon idenë e një fuqie shpirtërore të fjetur deri dje që sjell jetë
dhe frymë në përjetimet e njeriut . Metafora e "godinës së gjakut" shfaq një ndjenjë shpirtërore të personit, që është e lidhur ngushtë me
identitetin e tij. Ndërsa metafora e "zjarrit"
shfaq një energji dhe pasion të pandalshëm që nxit dhe transformon jetën. Por,
theksojmë se duke përdorur fjalën "ndezur"
në lidhje me "zjarrin",
poezia personifikon zjarrin duke i dhënë cilësi njerëzore të veçanta, siç është
aftësia për të ndezur, për të krijuar, për të shkaktuar ndryshime. Kjo e bën
përvojën më intime dhe më të lidhur me lexuesin. Krijimi dhe lexueshmëria e
imazheve poetike të Natasha Lakos kanë një qasje me krijimin dhe lexueshmërinë
e kaltërsisë së detit, ku përafrohen
forca e natyrës dhe talenti i poetes. Dhe mqse dolëm në këtë shteg
intepretimi, vlen të themi se: imazhet (e mësipërme) janë të ngjashme, madje të
njëjëshme me simbolet, metaforat dhe personifikimet, duke i dhënë poezisë një
dimensione shtesë në interpretimin e saj dhe neve duke na shfaqur forcën e
talentit të poetes Lako.
III-Poezia
"Rri dhe dëgjoj hapat e tua" e Natasha Lakos shfaq karakteristika të cilësive moderne, por përputhet
veçanërisht me disa cilësi të Rrymës Moderniste të Simbolizmit,
kryesisht për shkak të përdorimit të
simboleve, si dhe metaforave, fragmentarizmit dhe ekspresionizmit emocional që
përmban. Rryma Moderniste e Simbolizmit
ishte një nga të parat dhe më ndikuese në periudhën e modernizmit letrar,
veçanërisht në fundin e shek. 19 dhe
fillimin e shekullit të 20-të. Kjo rrymë u përhap gjerësisht në gjithë Evropën
dhe u bë një forcë e rëndësishme në krijimtarinë letrare dhe artistike.
Përfaqsuesit e kësaj rryme janë: Charles Baudelaire, Stéphane Mallarmé, Arthur Rimbaud,
Paul Verlaine etj.
Disa
karakteristika kryesore të Modernizmit të Simbolizmit, të cilat shfaqen te kjo
poezi e Lakos janë:
Shkrimtarët
dhe poetët e kësaj rryme përdorin simbole dhe metafora për të shprehur
ndjenjat, idetë dhe përjetimet në një mënyrë simbolike, pasi besonin se
realiteti mund të shprehej më saktësisht dhe plotësisht përmes simboleve se sa përmes
paraqitjeve të drejtpërdrejta.Simbolizmi te poezia e Natasha Lakos është i
pranishëm Psh: " si një godinë e
porsambaruar” ku termi godinë jo vetëm që shërben si një simbol qëndror,
por edhe si orientim i kuptimshmërisë së poezisë, ndërkohë që edhe “godina e gjakut" është një simbol që
plotëson kuptimshmërinë e simbolit “godinë
e porsambaruar”. Po ashtu fraza
"hapat e tua" që shërben si
simbol bashkë me simbolet: “Dritaret që çelin një nga një”,“Lulet mbi
parvazet”, “zjarri”, “dëgjimi” etj thellojnë emocionet
dhe shkaktojnë reflektime mbi përjetimet e personazheve, duke ndikuar gjerësisht në forcimin e karakterit simbolik
të poezisë.
-Ajo
që bën përshtypje te shkrimtarët dhe poetët e kësaj rryme është fakti se ata kishin një
përqendrim të madh në estetikën e tekstit dhe shpesh e trajtonin poezinë si një
art muzikore. Ata kërkonin harmoni në strukturën dhe zanafillën e fjalëve, duke
e bërë poezinë të duket si një kompozim muzikor. Në qoftë se do përqëndrohemi
te poezia e mësipërme e Lakos do ndjenim melodicitetin e fjalëve dhe rrokjeve
por dhe muzikalitetin e vargjeve.Psh fraza: "Si një godinë e sapombaruar," fillon poezinë me një imazh të
fuqishëm dhe të përshtatshëm, ku përdorimi i fjalëve të buta e të ngjyrosura
paraqet një pamje të shkëlqyer që krijon një atmosferë melodike. Fjala "sapombaruar" me një ndjesi braktisjeje i jep poezisë një nuancë
melankolie që karakterizon melodicitetin e saj. Vargu: "Ndjej sesi çel një nga një dritaret,"sjell
një ndjesi të ngrohtë dhe të ngazëllyer. Përdorimi i fjales "ndjej" përforcon ndjenjën e
intimitetit dhe të bashkëndarjes me lexuesin, ndërsa imazhi i "çeljes së dritareve një nga një"
krijon një ndjesi qetësie dhe kënaqësie. Ndërsa vargu:"kjo do të thotë se në godinën e gjakut,/ke
ndezur edhe zjarr." përfundon poezinë me një deklaratë të fuqishme dhe
simbolike, ku përdorimi i fjales "gjakut"
shpreh ndjenjat e personazhit, duke shtuar dimensionin emocional të përjetimit
të tij. "Zjarri" i ndezur
përfaqëson shpërthimin e pasionit të fshehur brenda personazhit, duke i dhënë poezisë një
përfundim të fortë e të frymëzuar.
-Poezia
"Rri dhe dëgjoj hapat e tua" e Lakos ndërsa përmban melodicitet në
vargje e fjalë, ofron një mundësi të bukur muzikaliteti, duke e bërë atë të
këndueshme në masë të gjerë, si një këngë dashurie, e cila konkuron
njëkohësisht më muzikë dhe tekst. Kjo poezi ofron këtë mundësi e muzikalitetit
përmes përdorimit të elementëve të ndryshëm që e bëjnë atë të këndshme për t'u
lexuar e dëgjuar, si: a)-Ritmi i rregullt dhe i këndshëm krijon lëvizje
harmonike dhe të qëndrueshme në fjalë duke ndihmuar në krijimin e një melodie
të këndë-shme për lexuesin. b)-Përdorimi i rimave dhe aliteracioneve , që ndihmojnë
në krijimin e një melodie të veçantë në poezi. Rrjedha e fjalëve me zëra të
ngjashëm ose me rima të përsëritura, rrit nivelin e muzikalitetit të poezisë,
duke e bërë të përshtatshme për tu kompozuar.
c)-Nëpërmjet përdorimit të imazheve poetike dhe metaforave të pasura, krijohet
një atmosferë e ngrohtë, që ngjall ndjenja të ndryshme te lexuesi, e krijojnë
mundësi që të përshtaten lehtësisht me muzikën duke e bërë poezinë të këndshme
për tu dëgjuar. ç)-Përdorimi i fjalëve me tinguj të butë shton mundësi
muzikaliteti te poezia. Kjo krijon një efekt qetësues e të bukur, që e bën
leximin e saj një përjetim të këndshëm.Sigurisht që duhet një kompozitor i zoti
që ti shfrytë- zojë thellësisht mundësitë që ofron ky tekst poetik i cili,përmes
elementëve të mësipërm, arrin të përcjellë një muzikalitet të butë e të ngrohtë, duke bërë që lexuesi të
përjetojë një udhëtim të këndshëm shpirtëror dhe tërheqës përmes fjalëve dhe
tingujve të saj.
-Shkrimtarët
dhe poetët modernistë të simbolizmit shprehën emocionet dhe ndjenjat në një
mënyrë shumë të personalizuar dhe shpesh eksploruan tema të tilla si
melankolia, ankthi, duke eksploruar ndjenja të vetërefleksionit e vetëdijes. Psh:
“Ndjej sesi çel një nga një
dritaret,/sesi mbjell lule mbi parvaze pastaj" ku, ndjenjat janë
shprehur në një mënyrë shumë personale. Ndjenja e hapjes së
"dritareve" dhe mbjelljes së "luleve"shfaq një emocion dhe ndryshim shpirtëror, që
shprehet në një mënyrë shumë emocionale. Mund të cilësonim dhe fragmentarizmin
që shihet te pasazhi: “Ndjej sesi çel një
nga një dritaret" ku struktura e vargut është e fragmentuar, duke
shprehur një proces ndryshimi të ngadalshëm ose
ndryshime të vogla që ndodhin një nga një, që përputhet me
karakteristikën e fragmentary-zmit në Modernizmin e Simbolizmit. Sqarojmë se
synimi ynë nuk është zbërthimi i karakteristikave të modernizmit të simbolizmit,
por paraqitja e elementëve të kësaj rryme moderniste te poezia e Natasha Lakos,
të cilin mendojmë se e bëmë të pranishme për lexuesin.
Ajo
që mund të themi në mbyllje të këtyre shënimeve është fakti se poetja Natasha
Lako në krijimtarinë e saj poetike gjithnjë ka synuar dhe eksperimentuar poezi
me karakteristika të rrymave të ndryshme të modernizmit poetik, gjë që të
krijon përshtypje se ajo po mbjell në një parcelë kopështi lule të ndryshme, që
vetëm duke i parë nga lart, sheh e ndjen se po krijon një mozaik të bukur
poetik.
Sarandë, fillim prilli
2024
Natasha Lako
RRI DHE DËGJOJ HAPAT E
TUA
Si
një godinë e sapombaruar,
filluar
prej qindar vjetësh,
rri
dhe dëgjoj hapat e tua
pa
e ditur në do ikësh.
Ndjej
sesi çel një nga një dritaret,
sesi
mbjell lule mbi parvaze pastaj,
kjo
do të thotë se në godinën e gjakut,
ke
ndezur edhe zjarr.
“Lëkura
e ujit” Toena 2004, f.50