E shtune, 03.05.2025, 06:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Poezia dhe Ymer Nurka

E merkure, 08.05.2024, 07:52 PM


Shyqyri Fejzo

Poezia dhe Ymer Nurka

Poezia, kjo forcë qiellore e pamatë,

Udhëtimin e shekujve ktheu në kujtesë.

Tradita shkrepëtin shkëndija nëpër natë

Ndër kohra  poezia, mister do mbesë.

Gojëdhëna, në valët e jetës mbijeton.

Ngjall nostalgji, ndez zjarr krenarie.

Thesar, që kurrën e kurrës s’shteron.

Bardët rrojnë brenda çdo poezie.

Poetët me lëng çeliku janë gatuar,

Gjuha për ta është lënda e parë.

Verbi shenjtë prej zotash bekuar,

Me shpirtin është njësh e i pandarë.

Kjo punë fisnike sot dallon dy rryma,

Në një anë rrinë të vetëquajturit poetë.

Ashtu sikur kungujt e zbardhur nga bryma,

Thurin poezi, që s’i pëlqejnë as vetë.

“Jemi poetë” gjëmojnë e zhurmojnë,

I ngjan se rrotullon një mal kjo hile.

Mediat kudo për “thagmën” lajmërojnw

Si ai që pesë dhive u varte gjashtë zile.

Poetucët si nxe sot, as kosh e as arkë

Në vendin tonë s’i nxe më as hambari

Rreken të na shesin shkumbën për ajkë

Dhe pse s’dinë se nga lidhet gomari.

Gurë kilometrikë, poetët e traditës.

Si male të gjelbër me shumë burime.

S’u trembën kurrë vuajtjes e kritikës

Kur i lexon, mbushesh me frymëzime.

Tradita shtatzënë, flakadanë ajo lind,

Që e ngritën më lart yllin e lirikës

Ja Ymer Nurka, çdo çast po na bind,

Me lirikën e dashurisë dhe estetikës!

Poeti, që skalit vargun shumë hollë,

Lirikat e tij kush s’i ka kënduar?

Për artin e fjalës, ai mbetet një shkollë.

Të mësojmë prej tij, s’jemi të vonuar.

Lirikat perla, të gurrës së Ymerit,

Qofshin poetucë, iriqër, a kërmillë,

S’e arrijnë dot kurrë, për fjalë të nderit!

Këtë mjeshtër, që verbit ja din fillë.

Poezitë  e tij brenda gëlojnë jetë

Flakërojnë shpuzë shkruar me magji,

Muza ç i shpërthen llavë të vërtetë,

Dashurinë e sjell si një perëndi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx