Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Modernizimi i simbolikës së Odise Kotes
E merkure, 08.05.2024, 07:55 PM
MODERNIZIMI I SIMBOLIKËS SË ODISE KOTES
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
"Sheh ëndërr një dëshirë" është krijim që shpalos një ndjesi të
thellë artistike dhe psikologjike. Qysh në nisje, ajo pasqyron një peizazh të
mbuluar nga dëbora e bardhë, një imazh i cili nënkupton një pamje të pastër,
por edhe një ndërprerje, apo “fshehje” të qetësisë. Kjo pamje ka një paraqitje të ndjenjave të
ngjashme me shtegtimin e kujtimeve dhe ëndrrave në thellësinë e mendjes së njeriut.
Në
poezi perceptimi i kohës është në fantakohë pasi në poezi, perceptimi i kohës
është i shkëputur nga realiteti i zakonshëm dhe është i zhvendosur në një
dimension më tërheqës poetik. Përdorimi i ngjarjeve natyrore si fillim e
përfundim i ndryshëm nëpërmjet metaforave dhe imazheve, siç është rënia e
dëborës dhe ikja e perëndimit të kuq, përforcon këtë perceptim të "fantakohe"-s,
një lloj bashkërendimi i ndryshëm në kohë dhe hapësirë për të krijuar një
atmosferë magjike dhe të përçarë nga realiteti i zakonshëm. Kjo fantakohë,
zhvendosje në kohë dhe hapësirë, sjell ndjesi të lëvizshme, plotësim dhe
paplotësim të çdo destinacioni, duke e bërë udhëtimin si një përjetim gjatë
rrugës, jo vetëm në destinacionin përfundimtar.
Përmbajtja
e poezisë përqendrohet në idenë se ëndrrat dhe kujtimet janë pjesë e thelbësore
e identitetit të personit, laboratori mistik ku krijohet mundësia që njeriu të
eksplorojë thellësitë e vetëdijes dhe kuptimet e përjetimeve të tij. Ky
laborator ka aftësinë e zhbirrimeve të thella psikologjike, ku merr rëndësi
fuqia e përjetimit individual.
Në
kontekstin estetik, poezia përdor imazhe të pasura dhe metafora që shprehin
inkandeshencën e brendshme të individit që është gjithnjë, (ndonjëherë
pakuptuar) në një udhëtim të brendshëm shpirteror drejt vetëdijes, ëndërr -
realitet. Struktura e poezisë në dukje e
ndërlikuar, është e lirë dhe e hapur, i lejohet lexuesit të zbulojnë thellësinë
dhe gjerësinë e kuptimeve të saj në mënyrë të vazhdueshme.
Në
mbarim të mendimit, poezia "Sheh ëndërr një dëshirë," përfaqëson një
rrugëtim në labirinth a skutat e mendjes, përmes një shpalosjeje të pasur
artistike dhe psikologjike që sjell në vëmendje thellësinë e përvojës njerëzore
dhe ndikimin e ëndrrave dhe kujtimeve në identitetin dhe vetëdijen tonë.
I-Poezia
përputhet më së shumti me rrymën moderniste të simbolizmit,ku perceptimi i
kohës dhe hapësirës është fantakoë, ndërsa imazhet e dëborës, lumit, dhe
ëndrrës përfaqësojnë ndjenjat dhe mendimet e personazhit. Metaforat e simbolet
që shfaqen në poezi ndihmojnë në përcaktimin e një përjetimi emocional dhe
psikologjik të lirë, të hapur e mbi të gjithë në mundësi depërtimi shkallë pas
shkalle drejt njohjes së brendshme. Përvoja dhe stili i modernizmit të
simbolizmit aplikohen gjerësisht në krijimet e sotme europiane, si metodë
paraprijëse e artit të vërtetë.
Modernizimi
i Simbolizmit përfaqëson një prirje të artit e letërsisë drejt një përdorimi më
të lirë dhe më inovativ të simboleve për të përfaqësuar gjendjet emocionale,
mendore dhe shoqërore. Kjo përfshin përdorimin e teknikave moderne letrare dhe
artistike për të shprehur një thellësi dhe një kompleksitet më të madh në
përmba-jtjen dhe strukturën e veprave.
II-
-Në analizën e rrymës së modernizmit të simbolizmit te kjo poezi e Kotes mund
të përfshijë këto elemente kryesore:
-Përdorimi
i simboleve si elemente themelore të kësaj rryme është domosdoshmëri qoftë duke
përdorur objekte, ngjarje, ose figura që përfaqësojnë ide apo ndjenja. Kjo
krijon një thellësi të shtuar në interpretimin e tekstit, duke lejuar
shumëllojshmëri të kuptimeve.Psh: “Mbuluar
krejt gjthë kujtesa,/e bardhë qenka kjo dëborë."ku ky pasazh paraqet
një përdorim të shkëlqyer të simboleve, duke paraqitur dëborën e bardhë si një
metaforë për kujtesën dhe përjetimet e kaluara, ku ëndrrat dhe dëshirat
vazhdojnë të jetojnë edhe pse realiteti është i mbuluar nga kujtesa.
-Përdorimi
i simboleve dhe metaforave shpesh sjell fantakohën e realitetit,duke e bërë atë
të ndjehet si ëndërrim apo perceptim i distorzionuar. Termi
"Distorzionuar" nënkupton një ndryshim të formës së vërtetë ose
origjinale të diçkaje në mënyrë që të përfaqësojë një imazh jo-real. Kjo fjalë
përdoret për të shprehur një gjendje ku diçka është ndryshuar në mënyrë që të
mos jetë e qartë, e përafërt ose e saktë, duke sjellë një perceptim imagjinar
të realitetit. Në letërsi dhe art, termi "distorzionuar" përdoret për
të shfaqur një mënyrë të ndryshuar të paraqitjes së informacionit, ndjenjave
apo mendimeve, në mënyrë që të shfaqë një version të modifikuar ose një
interpretim të caktuar të situatës së dhënë. Kjo bëhet qëllimisht për të
shkaktuar ndjesi të caktuara që shprehin një perspektivë të caktuar, ose
thjesht për të shfaqur një stil të veçantë artistik ose kritikë. Psh, te poezia
e Kotes, pasazhi: "Mbuluar krejt
gjthë kujtesa, e bardhë qenka kjo dëborë./Ëndrrat dihet qê s'dorezohen,/
dorëzohet diç që s'ke në dorë." paraqet një ndjenjë të distorzionuar
të realitetit, pse këtu, autori përdor imazhin e dëborës së bardhë për të
përshkruar një gjendje ku realiteti është i mbuluar nga kujtesa. Dëbora e
bardhë është një simbol i mënyrës se si kujtesa mund të ndikojë në perceptimin
tonë të realitetit dhe si mund të deformojë realitetin aktual. Përveç kësaj,
fraza "Ëndrrat dihet qê s'dorezohen,
/ dorëzohet diç që s'ke në dorë" përforcon idenë e një realiteti të
deformuar. Ky varg paraqet një situatë ku ëndrrat, që zakonisht shërbejnë si
një burim i shpresës dhe qëndrimit, janë të paprekshme, ndërsa diçka tjetër, që
nuk është në kontrollin tonë, vendos të përfaqësojë realitetin. Kjo sjellje e
distorzionuar e realitetit përjashton mundësinë e një perceptimi static, të
kalcifikuar, shabllon dhe paraqet një ndjenjë të trishtuar në sensin për ta ndryshuar atë (realitetin) për lexuesin.
-Rryma
e modernizimit të simbolizmit përqendrohet në shprehjen e gjendjeve shpirtë
-rore dhe emocionale të personazheve dhe autorëve. Përdorimi i simboleve dhe
metaforave ndihmon në transmetimin e ndjenjave të thella dhe komplekse, duke
shkaktuar ndikimin më të thellë tek lexuesi.Psh: “Frym' a shpirt' tej hapësire,/prerë nga drit' e hënës."ku,
poeti shfaq një gjendje të lirë të shpirtit të tij, që prehet nga drita e
hënës, duke shprehur një lidhje mes shpirtit dhe natyrës, si dhe një ndjenjë
ngazëllimi dhe të lirë.
-Modernizmi
i simbolizmit shfaq një lloj misteri dhe ndryshimi në tekst, duke lejuar për
interpretime të shumëllojshme. Ky ndryshim dhe misteri jep një ndjenjë të
pazakontë, të mahnitshme për lexuesin. Psh: "Diçka e re, si fill balone/lëshuar qiellit ngjan." ku ky
pasazh vargjesh shfaq një ndryshim të papritur dhe një përjetim të misterit në
tekstin e poezisë. Përdorimi i imazhit të një balone që lëshohet në qiell shfaq
një moment të papritur dhe të pazakontë, duke sjellë një ndjenjë të mahnitshme
dhe të pazakontë për lexuesin. Kjo pasazh shkakton një perceptim të misterit
dhe ndryshimit, duke e bërë tekstin të mbushur me një atmosferë të ngazëllyer
dhe të pazakontë. Ose pasazhi: "Ka
ikur perëndimi i kuq,/të kthehesh pas e tmershme."që përvijon një ndjenjë të misterit dhe melankolisë, duke
përdorur imazhin e perëndimit të kuq që largohet për të shprehur një moment të
pazakontë dhe të mistershëm. Një ndjenjë e harruar rrethon këtë moment, duke e
bërë atë të ndjehet si një përvojë e pazakontë. Ky pasazh krijon një atmosferë
të pazakontë dhe të mahnitshme për lexuesin, duke e lejuar atë të bëjë
interpretime të ndryshme të kësaj poezie.
Në
këtë rrymë, shpirti dhe mendja janë qendrat e thella të shqyrtimeve dhe
krijimeve artistike. Përdorimi i simboleve dhe metaforave ndihmon në shprehjen
e mendimeve dhe ndjenjave, duke lejuar për reflektim dhe përvojë të thella personale
për lexuesin. Psh, vargjet: "Frym' a
shpirt' tej hapësire,/prerë nga drit' e hënës." Shfaqin një lidhje të
thellë mes shpirtit dhe mendimit, duke i paraqitur ato si qendra të
refleksionit dhe përvojës artistike. Përdorimi i imazheve si drita e hënës dhe
fryma që shkon përtej hapësirës përforcon idenë e thellësisë dhe misterit të
mendimeve dhe ndjenjave njerëzore. Ose vargjet:"Mbuluar krejt gjthë kujtesa,/e bardhë qenka kjo dëborë."shprehin
rëndësinë e kujtesës dhe mendimit në një mënyrë simbolike. Dëbora e bardhë
përfaqëson kujtesën dhe përdorimi i saj në poezi forcon idenë e një mendimi dhe
shpirti që janë në kompleksitetit të gjerë të shqyrtimeve dhe krijimeve
artistike. Përmes këtyre elementeve, rryma e modernizmit të simbolizmit shpreh
një shkëputje nga realiteti i dukshëm dhe një përqendrim në botën shpirtërore
dhe emocionale të individit. Kjo krijon një përjetim të thellë dhe të pasur për
lexuesin, duke e lënë atë të reflektojë mbi kuptime dhe ndjenja të ndryshme.
III
-Sigurisht që lexuesi do të dijë se cilat janë simbolet e poezisë së Odise
Kotës që ndikojnë në përfshirjen e kësaj poezie në rrymën e Modernizimit të
Simbolizmit, të cilat po i paraqesim si më poshtë:
a-Dëbora
e bardhë te pasazhi: "Mbuluar krejt
gjthë kujtesa/ e bardhë qenka kjo dëborë."i cili paraqet një pamje të
mbyllur nga dëbora e bardhë, duke shfaqur një realitet të ndryshuar dhe të
distorzionuar nga kujtesa.
b-Ëndrrat
dhe dëshirat te pasazhi "Ëndrrat
dihet qê s'dorezohen/dorëzohet diç që s'ke në dorë" i cili paraqet një
ndjenjë të papërshtatshme dhe një ndryshim të papritur në realitet, duke
shprehur një përshtypje të thellë emocionale dhe psikologjike për lexuesin.
c-Muzgu
dhe perëndimi i kuq te pasazhi:"Ka
ikur perëndimi i kuq, / të kthehesh pas e tmershme."ku perëndimi i kuq
përfaqëson një tranzicion emocional, duke sjellë një atmosferë e ndryshuar dhe
një perceptim të pazakontë të kohës dhe hapësirës.
d-Hëna
dhe yjet te pasazhi: "Frym' a
shpirt' tej hapësire / prerë nga drit' e hënës."ku duke përdorur
imazhe natyrore si drita e hënës dhe fryma, ky pasazh shpreh një lidhje dhe një
udhëtim shpirtëror drejt kuptimit dhe vetëdijes.
e-Balona
dhe qiell te pasazhi:"Diçka e re, si
fill balone /lëshuar qiellit ngjan." i cili paraqet një lloj lirie,
duke përdorur imazhin e një balone që lëshohet në qiell si një simbol i lirise
dhe çlirimit emocional.
f-Shpirti
dhe mendja te pasazhi:"Frym' a
shpirt' tej hapësire, / prerë nga drit' e hënës" ku fryma dhe shpirti janë përdorur si simbole të
një udhëtimi shpirtëror dhe një lidhjeje brenda vetvetes dhe me botën e
përrethme.
g-Drita
dhe errësira te pasazhi:"Gjithë
ditën flakë - ngasja, / për nga lumi hapat çon" ku shfaqet një
kontrast midis dritës dhe errësirës, duke përdorur imazhe natyrore për të
shprehur një ndjesi emocionale dhe një perceptim të ndryshuar të realitetit.
Këto
pasazhe vargjesh përmbajnë simbole të thella dhe të pasura, të cilat
përforcojnë kompleksitetin e poezisë së Odise Kotes dhe e bëjnë atë të
përjetohet në një nivel më të kompletuar nga lexuesi si poezi e rrymës së
modernizimit të simbolizimit.
V–
E veçantë tek poezia "Sheh ëndërr një dëshirë" e Odise Kotes është
përdorimi i elementëve që klasifikohen rryma të tjera poetike.si:
a- Titulli: "Sheh ëndërr një dëshirë" përmban karakteristikat e modernizmit
poetik duke e shfaqur përvojën individuale dhe emocionale në një mënyrë të
qartë e drejtpërdrejtë, karakteristikë kjo që i përket modernizmit poetik për
shkurtësinë dhe përmbajtjen e thellë në një formë të thjeshtë dhe të qartë,
duke përdorur fjalë të njohura dhe të qarta për të shprehur një ide ose ndjenjë
komplekse.
b- Ekspresionizmi shfaqet te vargjet: "Gjithë ditën flakë - ngasja, /çon hapat për
nga lumi. /Ka diç të marrë ky muzg, /të bën shpend fluturues.” ku imazhet
dramatike të flakëve dhe udhëtimit të shpendit fluturues shfaqin ndjenjat dhe
përjetimet personale në një mënyrë dramatike, përputhur me karakteristikat e
ekspresionizmit.
c- Simbolizmi Surrealist gjendet te
vargjet:"Ka ikur perëndimi i kuq/të
kthehesh pas e tmershme/Diçka e re, si fill balone/lëshuar qiellit ngjan."
ku përdorimi i imazheve surrealiste si filli i balonit që lëshohet nga qielli
shpreh një perceptim të pazakontë e të çuditshëm të realitetit dhe ëndrrës,
elemente këto që përputhen me karakteristi-kat e simbolizmit surrealist, që ka
si karakteristikë përdorimin e imazheve të çuditë-shme, të pazakonta për të
shfaur ndjenja dhe ëndrra në vargje.
d- Në disa fragmente, poezia mund të
interpretohet në kontekstin e realizmit magjik, një rrymë që kombinon
realitetin me elemente magjike dhe të mistershme si psh vargjet: "Mbuluar krejt gjthë kujtesa,/e bardhë
qenka kjo dëborë./Ëndrrat dihet qê s'dorezohen,/ dorëzohet diç që s'ke në dorë”
elementet e të cilës përfaqësojnë një pjesë të pasur dhe të ndryshme të poezisë
së Odise Kotes dhe i japin asaj një dimension të gjerë dhe një përmbajtje të
ndryshme që mund të interpretohet nëpërmjet shumë rrymave dhe perspektivave
poetike.
Pavarësisht
elementeve të rrymave të ndryshme poetike, këto elemente i shërbejnë më tepër
evidentimit dhe lartësimit të natyrës së modernizimit të simbolizimit poetik,
duke e bërë atë një mozaik modernizmi me qendër modernizim simbolizimi poetik.
Vlen
të theksojmë se: në nisje poezia arrin të shfaqë një ndjenjë universale të
dëshirës dhe ëndrrës përmes përdorimit të simboleve të qarta dhe të thella ku
fjala "ëndërr" përfaqëson një ide abstrakte dhe aspirata të
pashmangshme, ndërsa"dëshira" shpreh një synim të fortë dhe një
qëllim për të arritur diçka të rëndësishme. Përdorimi i këtyre simboleve në
titull e gjatë gjithë poezisë ndihmon në krijimin e një perceptimi të pasur të
temës së dëshirës dhe ëndrrës. Po ashtu, përdorimi i gjuhës dhe imazheve
moderne ndihmon në të qënët e poezisë në kontekstin e kohës së sotme, duke
prurë një lidhje me lexuesin e sotëm dhe e bën poezinë të përjetueshme dhe
relevante. Modernizmi në përdorimin e teknikave dhe formave të shprehjes lejon
poezinë të përmbledhë thellësinë e përjetimeve individuale në mënyrë që të
ndihmojë lexuesin të lidhet me të dhe të reflektojë mbi përvojën e tyre
personale.
Si
përfundim, përjetimi poetik i pasur dhe i frytshëm që ofron poezia "Sheh
ëndërr një dëshirë" e Odise Kotes është rezultat i një lidhjeje të
mirëfilltë midis modernizmit të simbolizimit dhe aftësisë e talentit të poetit
për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet e personazhit në një mënyrë të
frytshme. Kjo bën që poezia të jetë një përkthim poetik i pasur i realitetit
emocional dhe shpirtëror të njeriut në botën moderne.
Sarandë, maj 2024
ODISE
KOTE
Sheh
ëndërr një dëshirë ...
Ka
rënë dëborë e bardhë,
mbuluar
gjthë fusha,
sheh
ëndërr një dëshirë
që
ndreq në raft kujtimet.
Gjithë
ditën flakë - ngasja,
çon
hapat për nga lumi.
Ka
diç të marrë ky muzg,
të
bën, shpend fluturues.
Ka
ikur perëndimi i kuq,
të
kthehesh pas e tmershme.
Diçka
e re, si fill balone
lëshuar
qiellit ngjan.
Frym'
a shpirt' tej hapësire,
prerë
nga drit' e hënës.
bredh
me yjet sjell gezim,
nuk
e tundon vendmbërritja.
Mbuluar
krejt gjthë kujtesa,
e
bardhë qenka kjo dëborë.
Ëndrrat
dihet qê s'dorezohen,
dorëzohet
diç që s'ke në dorë.
Kur
ëndërr sheh një dëshirë ...