Mendime
Kimete Berisha: Pse qet shkelma?
E merkure, 08.05.2024, 06:55 PM
Pse
qet shkelma?
Nga
Kimete Berisha
1.
Po thua që drafti i Lajçakut për Asociacionin të ka pëlqyer, por nuk pranon ta
dërgosh në Gjykatën Kushtetuese, sepse Serbia nuk e ka nënshkruar.
Sa
je i madh e ke gabim.
Pikërisht
që nuk pranon Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen, domethënë mirë është për
ty....
Pse
e lidh Asociacionin me Serbinë?
2.
Perëndimi e sheh Asociacionin si punë të brendshme të Kosovës, ndërsa ti ke
kërkuar që Asociacioni të bëhet pjesë e
marrëveshjes me Serbinë, si kusht për njohje të Kosovës nga Serbia.
Pra,
ti nuk e trajton Asociacionin si çështje të Kosovës, por si çështje të
përbashkët të Kosovës dhe Serbisë.
Gabim
e ke.
Unë
të pyes: Pse pranon që t'ia japësh Serbisë Asociacionin (me kusht që Serbia të
pranon shtet), e nuk ia plotëson kushtin e njëjtë Këshillit të Evropës (për t'u
pranuar në Këshillin e Evropës).
Pse
për ty më i rëndësishëm është pranimi i Kosovës nga Serbia se sa pranimi i
Kosovës në Këshillin e Evropës!
-
Përgjigju vetes se unë e di pse!
3.
Nëse e çon draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, e plotëson kushtin
për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa e paragjykuar vendimin e Gjykatës
Kushtetuese.
Nëse
për shembull Gjykatës s'do t'i 'pëlqente' as ky lloj Asociacioni, ti s'do të
humbje asgjë, e do ta fitoje Këshillin e Evropës.
4.
Insistimi yt që Asociacioni të jetë kusht mes teje e Serbisë, duhet të
analizohet.
Nëse
je i bindur se Asociacioni është gabim - mos e bëj.
Ama
ta materializosh, ta bësh një gabim të pandreçshëm (Asociacionin) për një njohje nga Serbia, që
kur do të çnjeh, është gabimi më i madh.
5.
Garancia që ia keni dërguar Këshillit të Evropës bashkë me presidenten dhe
kryeparlamentarin (se do ta bëni Asociacionin) është pranim i kushtit, veçse
pranim në mënyrë të pamençur dhe primitive.
Atë
që e di se do ta bësh - bëje.
S'ka
Asociacion të mirë, këtë ta garantoj.
Kështu
qe, shtyrjen e zgjidhjes së problemit e bën veç në dëmin tënd.
6.
Pse asnjë punë nuk e bën pa qit shkelma!
Ata
500 këshilltarët që i ke, m'i pá - a i njeh!
Asnjërit
prej tyre, kurrë asnjëherë, një fjalë për këtë vend nuk u ka shpëtuar nga goja!
Një
tufë që marrin paga badihava pa e folur asnjë fjalë.
Besa
njërën e pashë një ditë grindej në shesh me njërën me zë të lartë...!
7.
Asaj që i tutësh - të ndodh.
P.S.
Tërë jetën ligjëroi kundër pasionit dhe kundër ndjenjave, stoiku Chrysippus
e
shkroi edhe librin kundër pasioneve.
Por,
vdiq duke qeshur kur e pa majmunin duke hëngër fik...!