Mendime
Florim Zeqa: Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!
E merkure, 08.05.2024, 07:34 PM
Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Secili njeri që frymon në sipërfaqën e tokës,
burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjenë tek paradhësit e tij, tek
mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e
kush tjetër frymëzimin e gjenë tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i
heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij.
Burimi i qëndresës
Unë
i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e
gjejnë tek parardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i
heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij!
Burimi
i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi,
Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i
kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave
të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi,
për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!
I
frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligshtuar në torturën
fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe
në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.
Disa
herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam
dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e
kohës!
Idoli i veprimtarisë
time politike
Secili
njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon
veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në
jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtërorë për t’u marrur me veprimtari
atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim
Rugova.
Tek
ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e
kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam
parë guximin dhe largëpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj
popullit tonë.
Tek
këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim
Rugova.
Ndjehem
krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të
krenarisë kombëtare.
Rugova
ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo
më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqesore me mençuri e udhëhoqi dhe
mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta
miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete SHBA-të,
aleancën më të fuqishme uashtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara
dhe demokratike të BE-së.
Lufta çlirimtare
kulminacion i rezistencës paqësore
Pa
rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për
një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqesore u bën edhe parapërgatitjet
për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit
të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.
Përgjatë
rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara
dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë
njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.
Si
pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipërcekura, sot populli ynë është
transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa
ndjenja kombëtare.
Vendin
e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për
përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.
Ndarjet
partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë
deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më
askënd pa interes.
Përderisa
në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i
nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të
katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.
Si
pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të
konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe
plaçitjeve të formave më ç’njerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e
vrasjeve brenda popullatës sonë.
Shkaktarë
kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto
25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe
faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.
Florim Zeqa
07.05.2024