Ragip Rugova: Urime Rugovë! E fundit e more dhe ndër të parët e hodhe
Urime Rugovë! E fundit e more dhe ndër të parët e hodhe. E hodhe sepse kurrë s'tu kap. S'të rrinte dot ky petk i huaj që synonte të ta zaptojë shpirtin dhe mendjen... Të të bëjë rob të një kulture të huaj, të një kodi të shëmtuar, të një mendësie që nuk shartohej dot me zemrën tënde liridashëse malësore...


























