Mendime
Sadbere Emshiu, Shyqyri Fejzo: Shqiptari që konkuron për deputet në Gjermani në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm
E merkure, 11.09.2024, 06:54 PM
Shqiptari që konkuron për deputet në GJERMANI në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm
Nga
Sadbere Emshiu, Shyqyri Fejzo
Sami
Musa, politikan i "Partisë liberale - FDP-së së Hamburgut me origjinë
shqiptare, u zgjodh nga anëtarët e partisë liberale të shtunën e kaluar në
vendin e tretë për zgjedhjet parlamentare të Hamburg që do të mbahen në vitit e
ardhshëm. Integrimi në Europë, një objektiv parësor i politikës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kushtet
e zhvillimeve të sotme. Është fakt se ky është një kurs i përgjithëshëm dhe i
pakthyeshem të këtyre vendeve e popullatës së tyre. Ai (integrimi), siç del dhe
nga faktet, është një proçes i komplikuar ku mpleksen probleme ekonomike,
poltike e sociale të cilëve u duhet dhënë zgjidhje, jo vetëm nga vendi ynë, por
edhe ne vendet drejt të cilave synohet të ketë lëvizje të konsiderueshme
demografike.
Një
hap konkret që duhet njohur, na e jep shëmbulli i qytetit metropol të
Gjermanisë, Hamburgu. Nuk po ndalim në statistikat e treguesat e këtij qyteti,
të cilat janë të pa krahasueshme, si për
numurin e banorëve, prodhimin industrial, vëllimin e transportit ujor,
hekurudhor urban e interurban,etj. Qyteti dhe rrethinat që përfshihen në të ka
Parlamentin e vet, Qeverine e vet, brenda Republikës, buxhetin e vet etj. Në
këtë formë është kombinuar drejtimi e organizimi i pushtetit lokal me atë
kombëtar, pa prekur problemet e interesat jetike të vendit. Nga ana tjetër, në
këtë mënyrë është zhvilluar nisiativa e vetveprimi i pushtetit lokal, duke
çliruar energji të mëdha në dobi të
komunitetit dhe të ekonomisë. Me
theks në këtë shkrim do të ndalim në zgjedhjet lokale që u zhvilluan para katër
vitesh ku u zgjodh deputet dhe Sami Musa, me origjine shqiptare. Roli i tij në
Parlament ka qënë i ndjeshëm dhe ndikues për probleme që kanë dalë në
vazhdimësi të lidhura dhe me shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës Maqedonisë së
Veriut e kudo që jetojnë shqiptarë.
Cili
është Sami Musa? Një kandidat me moshë relativisht të re. Kjo është njëra anë.
Ana tjetër, jo më pak e rëndësishme është dhe fakti që Samiu në moshë riniore
është aktivizuar dhe afirmuar si një drejtues i aftë me njësitë organizative të
rinisë. Ai duke punuar me këmbëngulje e durim, me argumenta e fakte në
vazhdimësi, fitoi besimin e të rinjve e të rejave. Nuk ka aktivitet me karakter
masiv ku Samiu mos ketë marrë pjesë. Në vecanti periudha gati katërvjecare si
deputet atë e ngriti më lart, u bë më i pjekur, ngritës dhe ndjekës i
problemeve që dilnin, i qetë dhe objektiv.
Sami
Musa, politikan i "Partisë liberale - FDP-së së Hamburgut me origjinë
shqiptare, u zgjodh nga anëtarët e partisë liberale të shtunën e kaluar në
vendin e tretë për zgjedhjet parlamentare të Hamburg që do të mbahen në vitit e
ardhshëm. Babai i tij, Xhelil Musa, erdhi në Hamburg në vitin 1970 si një nga
punëtorët e parë (Gastarbeiter) nga Kosova, ku hapi disa hotele dhe restorante.
Me gjithë aktivitetet e shumta afariste, krahass punës së tij në gastronomi, ai
iu fokusua me përkushtim gjigant mbarë diasporës shqiptare, për të cilën ishte
gjithmonë i përkushtuar, si në kulturë, sport edhe në urelidhjet politike mes
institucioneve shterore të Hamburgut dhe të Kosovës së asajë kohë të vështire.
Për këto veprimtari, ai u nderua me çmimin "Nënë Tereza". nga
Presidenti i Shqipërisë. Këtë përkushtim ndaj komunitetit shqiptar tani po e
vazhdon edhe biri i tij, Sami Musa si deputet në perlamentin e Hamburgut prej
2020. Që nga shkurti i vitit 2023 Sami Musa është nënkryetar i Partisë Liberale
(FDP) në Hamburg dhe delegat Federal i Partisë Liberale. Së bashku me
eurodeputeten dhe nënkryetaren e Partisë ALDE (Alliance of Liberals and
Democrats for Europe group ) Svenja Hahn ishte në Kosovë dhe diskutoi për
shqetësimet e vendit me Presidenten Osmani dhe organizata të tjera. Takime të
mëtejshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë planifikuar
për vitin 2025 Ndër disa aktiviteteve të ndryshme, Sami Musa është angazhuar për
- njohjen e patentës shqiptare për shoferë, - liberalizimin e vizave të Kosovës
dhe mundësinë për mbajtjen e dyshtetësive. Ai ishte gjithashtu mbeshtetes i një
partneriteti midis shkollës Karl Gega në Tiranë dhe një shkollë profesionale në
Hamburg. Veç kësaj, ai po përpiqet të zgjerojë programet e shkëmbimit midis
universiteteve të Hamburgut dhe universiteteve në Evropën Juglindore. Si pjesë
e punës së tij në programin zgjedhor të FDP-së në Hamburg, ai shkon një hap më
tej dhe bën thirrje aktive për partneritete strategjike mes Hamburgut me
Tiranën dhe Prishtinën. Ai vetë ka lindur në Hamburg, por Musa thekson
vazhdimisht: Nuk do t'i harroj rrënjët e mia!
Sabere Emshiu, Shyqyri Fejzo
Hamburg, Shtator 2024