Mendime
Florim Zeqa: Ç'montimi i Albin Kurtit!
E shtune, 07.09.2024, 05:36 PM
Ç'montimi
i Albin Kurtit!
Shkruan
Florim Zeqa
Në
analizën politike të kësaj fundjave, dëshirojë t'ua rikujtojë lexuesve rinjë
se, në asnjë shkrim deri më sot nuk i kam mbështetur të korruptuarit dhe
kapësit e paraprak të shtetit, sikurse që nuk do i mbështes as në të ardhmen
kapësit e vjetër apo të rinjë qofshin ata, të veshur në petkun e reformatorëve!
Përmes hipnozave dhe
mashtrimeve n'maje të shtetit
Hipnoza
ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet
përdorimit të sugjestionit gojor. Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë
njerëzit, megjithëse disa prej tyre përjetojnë nën hipnozë një rritje të të
ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të
ndërgjegjes.
Hipnozat
Albin Kurtit i morën fund kur edhe ai e kuptojë gabimin e tij në matamatikë,
për të cilën kishte pretenduar se është "gjeni." Mirëpo, këtë e bëri
tek pasi ekspertët matamatikorë i ekspozuan gabimet e tij në mediat elektronike
dhe rrjetet sociale. Kjo e detyroi Albin Kurtin ta pranojë përpjekjen për
manipulim, diçka që e bëri për herë të parë, por jo të fundit, ngase dështimet
e tij politike janë shumfish më të mëdha dhe më të rënda sesa ato matematikore
para nxënësve.
Qytetarët
duhet të marrin mësim nga matematicientët që e ekspozuan dështimin e Albin
Kurtit në matematikë, për të mos i përseritur gabimet në zgjedhjet e radhës.
Parandalimi
i mashtrimit fillon me lirimin nga manipulimet dhe hipnozat e Kurtit.
Kthimi
në gjendjen reale e qytetarëve të hipnotizuar e paraqet të vërtetën lakuriqe
ashtu siq është e jo ashtu siq ua prezanton Albin Kurti.
Në
zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti nën efektin e hipnotizimit arriti t'i
bind mbi 50% të votuesve kosovar, se periudha kohore 1999 - 2021 ka qenë më e
keqja në historinë e Kosovës, duke e harruar qëllimshëm faktin e pamohueshëm se
gjatë kësaj periudhe vendi ishte çliruar dhe pavarësuar, kishte ndërtuar institucione
kredibile dhe kishte ndërtuar politikë shtetërore me marrëdhënje të mira
ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe sovran.
Koncepti populist me
këmbë të shkurta
Nuk
është shqetësues koncepti populist, sa është shqetësues masiviteti i
mbështetësve injorant ndaj mashtruesve ordinerë!
Lider
populist janë ata liderë që akuzojnë të tjerët për shpërdorim të pushtetit dhe
tradhti kombëtare pa e pasur asnjë argument dhe që e paraqesin veten gjithnjë
si prijës shpëtimtar pa e dhënë as kontributin më të vogël personal në funksion
të shtetit dhe në të mirën e qytetarëve.
Pra
liderët egoist e promovojë veten e tyre para subjektit politik duke u
vetëshpallur "hero" të "ç'kapjes" së shtetit përmes
ndryshimit virtual, duke i ikur gjithnjë realitetit dhe të vërtetës!
Përformanca
e një lideri politik nuk matet me njohuri universale, por me aftësi menaxhuese
të situatave të vështira politike, me tolerancë dhe bashkëpunim me të tjerët,
pragmatizëm politik dhe me dashurinë ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Ç'montimi
i Albin Kurtit duhet të filloj nga gënjeshtra, se periudha kur vendi u çlirua
dhe pavarësua ishtë më e errëta në historinë e Kosovës, për të pëfunduar me
përkeqësimin e raporteve më SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Evropian.
Florim Zeqa
06.09.2024