Mendime
Florim Zeqa: Grupet e interesit kancer i shtetit!
E merkure, 28.08.2024, 02:40 PM
Grupet e interesit kancer i shtetit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pse
edhe përkundër ndërrimit të pushtetit, mentaliteti qeverisës po mbetet i njëjtë
në Kosovë? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta mësoni në rreshtat e mëposhtëm të
këtij shkrimi analitik, krejtësisht të pavarur dhe apartiak.
Kur grupet e interesit e
udheheqin shtetin, popullin e han dreqi
Nga
secili pushtet në tjetrin nuk po ndryshon asgjë esenciale sa i përket
mentalitetit qeverisës në vendin tonë, për shkak të bartjes së dukurive
negative nga njëra qeveri tek tjetra. Sindroma e krijimit të grupeve të
interesit dhe e nepotizmit po ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e korrupsionit
endemik.
Grupet
e interesit të kthyera në grupe mafioze brenda partive politike po e ndikojnë
dhe kontrollojnë në vijimësi sistemin e drejtësisë në marrjen e vendimeve të
shpejta dhe të (pa)drejta. Si pasojë e kësaj situate, favorizohet krimi dhe
kriminelët, të cilët po e përgjakin Kosovën e lirë sikurse në kohë lufte.
Jo
rrallë herë ndodhë, që si pasojë e ballafaqimit të grupeve kriminale po e
pësojnë qytetarët e pafajshëm, të cilët po bien viktima të sulmeve në vende
publike dhe në shtëpitë e tyre afër vendit të ngjarjeve tragjike.
Nepotizmi
dhe familjarizmi ishin dukuri e të gjitha qeverive paraprake deri tek kjo e
fundit. Punësimet familjare dhe ato partiake nuk u ndalen as me këtë qerveri, e
cila i stërmbushi institucionet publike dhe ato shtetërore me familjarë dhe
militant partiakë.
Diplomacia
kosovare gjithnjë ka qenë e dominuar me njerëz të afërt të partive në pushtet,
por kjo e fundit i ka tejkaluar të gjitha limitet. Dallimi i kësaj qeverie me
qeveritë paraprake në caktimin e stafit diplomatik është se, në qeveritë e
kaluara kishim edhe figura kredibile dhe diplomat të karrierës, ndërsa në këtë
të fundit stafi diplomatik është i mbushur me anonimusa pa përvojë, pa
integritet dhe pa personalitet të formësuar politik, të cilët nuk i njeh as
lagjja e vet!
Porqë,
këta anonimusa janë të dobishëm për qeverinë, të cilët, përveqse janë servil të
përkushtuar ndaj shefave të tyre, janë produkt i nepotizmit dhe korrupsionit,
të cilët kanë ardhur në shprehje me mbushjen e xhepave të pushtetarëve në
stilin e vjetër, “ambasador dhe konsull bëhet ai apo ajo që qet më shumë në
“Defin e pushtetarëve” dhe jo vetëm, siq ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Ngase
përmes njerëzve të besueshëm nëpër ambasada dhe konsullata, pushtetarët
zhvillojnë edhe aktivitetet tjera bisnesore në shtetet evro-perëndimore.
Ndihmesë
të mirë në këtë drejtim ju bëjnë edhe sekserët e tyre në Diasporë, përmes të
cilëve pushtetarët e bëjnë më lehtë shpëlarjen e parave të pista.
Aq
i fuqishëm është biznesi diplomatik në diasporë, saqë arrijnë të pasurohen edhe
sekserët e pushtetarëve, të cilët brenda natës blejnë banesa në perëndim,
ndërtojnë shtëpi luksoze dhe vila në Kosovë!
Të
dashur mërgimtarë, është e drejt e juaja të votoni cilin do subjekt politik që
i besoni, por mos bini pre e grupeve të interesit të këtyre partive të
inkriminuara deri në palcë, të cilët ju përdorin “mish për topa” (numra për
vota) vetëm gjatë proceseve zgjedhore, për t’ju harruar më pas sikur të mos të
kishit ekzistuar fare!
Florim Zeqa
25.08.2024