Mendime
Florim Zeqa: Pulë para Albinit, shqiponjë para ndërkombëtarëve
E hene, 26.08.2024, 06:49 PM
Perversiteti politik i Vjosa Osmanit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Mbase
shumica e kosovarëve nuk e kanë të qartë, a po e mbron Vjosa Osmani Kosovën nga
"antiamerikanizmi" i Albin Kurtit apo po e rrënon këtë të fundit
fshehurazi në prapaskenë në emër të mbrojtjes së shtetit!?
Heshtja që flet
Heshtja
e presidentes Osmani ndaj kritikave të ambasadorit amerikan dhe të tjerëve ndaj
Albin Kurtit e dëshmon qartë lojën e dyfisht që presidentja e jonë po e bën me
Urën mbi lumin Ibër për ngritjen e imazhit të saj politik!
Me
fjalë të tjera, Vjosa ndjehet e kënaqur kur ndërkombëtarët e kritikojnë Albin
Kurtin, duke e ndjerë veten si e vetmja që punon për të mirën e Kosovës!
Thënë
të vërtetën, Vjosa Osmani ka kohë që është duke ia punuar pas krahëve Albin
Kurtit. Mungesa e guximit të Vjosa Osmanit për t’u përballur publikisht me Kurtin,
po e bën që kjo në prapaskenë ta kundërshtojë atë para ndërkombëtarëve, kurse
publikisht deklarohet se është për hapjen e Urës!
Pse
po e bën këtë?
Vjosa
Osmani duke qenë e binduar se fati i saj politik është në dorën e Albin Kurtit,
është kthyer në servile duke i mbështetur kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj Albin
Kurtit.
Kjo
lojë e dyfisht apo perversitet i Vjosa Osmanit është duke e dëmtuar në aspektin
politik çështjen e Kosovës, kurse hapjen e Urës në veçanti!
Pulë para Albinit,
shqiponjë para ndërkombëtarëve
Vjosa
Osmani ndryshe flet me Albin Kurtin e ndryshe para ndërkombëtarëve. Ato që i
flet fshehurazi me ndërkombëtarët, ajo nuk e ka guximin t’i flet hapur para
opinionit publik, e aq më pak para Albin Kurtit.
Mbase
Vjosa Osmani ëndërron që pas rënjes së Albin Kurtit, do të mbetet e vetmja
lidere politike që ka trashëguar raportet e mira me ndërkombëtarët pas
zgjedhjeve të vitit 2021.
Kaq
mendjelehtë dhe miope politike është presidentja e vendit me përmasat e vogla
numerike dhe gjeografike në gadishullin ballkanik.
Kjo
vjen si rezultat i ambicieve dhe egos personale për të qenë mbi gjithë të
tjerët, në këtë rast edhe mbi Albin Kurtin, të cilin e sheh si pengesë në
rrugëtimin e saj politik.
Vjosa
Osmani sikur qëllimshëm po harron se kapaciteti intelektual i saj është shumë
më i vogël sesa ambiciet dhe egoja personale për autoritarizëm politik.
Patriotizmi
i Vjosa Osmanit nuk është i bazuar në parime dhe ideologji, por në interesin
personal. Thirret e çirret se është rugoviste dhe e djathtë, por në fakt është
më afër majtizmit, pra më pak është demokrate sesa komuniste.
Prej
ardhjes së saj në krye të shtetit, Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka dalur në
mbrojtje të parimeve politike, por gjithnjë i ka bërë argatin interesave të
saja personale duke i përdorur simbolet dardane në zyrën e presidentit
(flamurin dhe foton e Rugovës) për të vetmin qëllim, për të mbajtur afër vetes
militantët partiak (të LDK-së) që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit
parlamentare.
Nuk
e përmenda rastësisht LDK-në, për faktin se votuesit e Vjoses nuk janë nga
LVV-ja por të LDK-së, shumica prej të cilëve janë elektorat i mashtruar,
përfshirë eksponent të lartë të kësaj partie, në mesin e tyre kryetarë komunash
dhe deputet.
Florim Zeqa
23.08.2024