Mendime
Enver Bytyçi: Pse shërbimet e huaja dhe bashkëpunëtorët e ikur prej tij nuk i denoncojnë “aferat” e Sali Berishës?!
E marte, 20.08.2024, 07:59 PM
Pse shërbimet e huaja dhe bashkëpunëtorët e ikur prej tij nuk i denoncojnë “aferat” e Sali Berishës?!
Nga
Enver Bytyçi
Thjesht
dhe qartë, sepse nuk ka fakte, nuk ka prova, nuk ka përgjime, nuk ka biseda
kompromentuese, nuk ka asnjë dëshmi të tillë! Keni dëgjuar nga ikanakët e
Partisë Demokratike të thonë qoftë dhe një detaj në biseda ose në takime
konfidenciale e të thonë se “Sali Berisha u ka thënë këtë ose atë”, gjithnjë në
shkelje të ligjit apo të etikës qeverisëse?! Unë jo! Ti më the gjithashtu se
nuk ke dëgjuar! Nuk kam dëgjuar më thanë edhe ata dhe ato! Si ka mundësi, në 34
vite në politikë të mos ketë gabuar asnjëherë Doktori e të fliste pa u menduar
mirë në mënyrë të komprementuar, qoftë dhe me një bashkëpunëtor të tij?!
Po
këto shërbimet e huaja të inteligjencies dhe sigurisë, europiane apo amerikane,
thoni po të doni, edhe ruse, kineze e serbe, nuk e paskan përgjuar Doktorin?!
Në ndonjë moment kanë tentuar edhe ta asgjësojnë, jo më të mos e përgjojnë! Në
Serbi njihet si armik i saj dhe nacionalist që kërkon të destabilizojë
rajonin?! Dhe në gjithë këtë kohë prej 3 dekada e gjysmë të gjitha këto
shërbime ose veç e veç tyre, nuk paskan zbuluar asnjë provë të implikimit të
tij në veprimtari anti-ligjore?! Ose duhet të besojmë në mrekullinë, që një
njeri të ketë aftësitë hyjnore të fshehjes të së vërtetës prej gjithkujt, ose
duhet të pranojmë se Sali Berisha i përket rracës së politikanëve dhe njerëzve
që nuk bën kompromis me moralin, me korrektësinë, me drejtësinë dhe është i
betuar që të repsektojë vetëm ligjin.
Ndryshe
do të ishte bërë objekt bisedash, thash e themesh, goditjesh dhe akuzash të
pafund e të pamëshirshme.
Jo
se nuk akuzohet pa asnjë provë e dëshmi. I thonë gjithçka, por pa asnjë fakt.
Megjithatë Sali Berisha është person i shpallur non-grata nga Departamenti i
Shtetit Amerikan me letër-porosi të Ramës dhe Sorosit. Eshtë dhe në arrest
shtëpiak nga departamenti i drejtësisë se Edi Ramës. Por ama nuk është Berisha,
por është Rama objekt i talljeve dhe barcoletave, si dhe objekt talljeje
ironike nga përgjimet e shërbimeve të huaja dhe nga akuzat që i bëjnë
ish-bashkëpunëtorët e tij. Ish- bashkëpunëtorë të Doktorit kanë thënë se
Berisha “është kriminel” pa dhënë asnjë fakt dhe provë kriminale. Kanë thënë se
ai “është diktator”, por janë penduar më vonë, kur kanë përfituar nga toleranca
e tij. Por asnjë prej tyre deri më sot nuk ka thënë se “Sali Berisha është i
korruptuar”! Kanë folur për korrupsionin në qeverisjen e Berishës, por kurrë
nuk e lidhën direkt kryeministrin Berisha me rastet e korrupsionit në
administratën e tij!
Shërbimet
e huaj me përgjimet dhe investigimet e tyre nuk e akuzuan kurrë Sali Berishën
për paligjshmëri, siç po bëjnë sot me pasuesin e Berishës, Edi Ramën. Rama
tashmë është në krye të skandaleve të përgjimeve për grabitjen e votave e të
zgjedhjeve. Eshtë personazhi kryesor që mban një koordinator në selinë e tij
për lidhjet me krimin e organizuar dhe grupet mafioze. Eshtë lideri i vetëm në
botë që u jep favore strategjike kriminelëve që porosisin vrasje dhe grabisin
qindramijë m2 tokë në bregdet. Eshtë koordinatori i korrupsionit bremda vendit
dhe atij ndërkombëtar. Të gjitha këto njerëzit i gjejnë në transkriptet e
përgjimeve dhe dëshmitë e ish-bashkëpunëtorëve të tij, si ish-zv. Kryeministri,
Arben Ahmetaj.
Por
në arrest shtëpie e non-grata është Sali Berisha, nuk është Edi Rama! Kjo e bën
drejtësinë shoshë, një katraurë, tek e cila askush nuk ka e nuk mund të ketë
besim. Drejtësia është balancë. Nëse ajo mbron kriminelët në pushtet si Edi
Rama, edhe kur ka prova pa fund për ta ndëshkuar e dënuar atë dhe, ndëshkon
liderin e opozitës pa asnjë provë dhe fakt, pa akuzë dhe në kundërshtim me kushtetutën
e ligjin, atëherë kjo nuk është balancë. Eshtë zhdrejtësi e disbalancuar, e
deformuar, selektive, dmth është padrejtësi e kontrolluar dhe e komanduar.
Kontrollorët dhe komanduesit e saj janë ata që e shohin Sali Berishën si
non-grata, edhe pse zyrtarët e atij shteti i korrupton Edi Rama e jo Sali
Berisha. Kontrollorët e komanduesit e saj janë gjithashtu të korruptuarit e
vërtetë të pushtetit të Tiranës.
Këta,
të korruptuarit në krye të qeverisë së Tiranës e duan Berishën në arrest e të
akuzuar për korrupsion, sepse duan të thonë se “nuk jemi ne të korruptuarit,
përkundrazi, ishin ata para nesh”! Se “ne po bëjmë drejtësi dhe denoncojmë e
luftojmë “të fortët”, si Berisha”! Dhe të fortët (pra kriminelët) shpesh herë
në romanet raciste vendosen në gjeografinë veriore të Shqipërisë. Gjithnjë për
të thënë se “Ata janë shpellarë”. “të pabindur”! Kjo e dyta është e vërtetë.
Ata, përfshirë dhe Sali Berishën, janë të pabindur kur është fjala për
mbrojtjen e territorit të shtetit e të kombit dhe të dinjitetit të tij. Prandaj
Sali Berisha është shpallur non-grata dhe në arrest shtëpiak sot! Historia do
ta dëshmojë dhe shkruajë me germa të arta këtë të vëërtetë. Edhe nëse në
historinë politike të Berishës mund të shkruhesin dështimet e tij, kjo që po
ndodh nuk do të lejë hapësirë të shkruhet për dështime. Sepse vendosmëria e tij
në mbrojtje të integritetit e dinjitetit njerëzor e kombëtar tejkalon çdo
kriter shkencor të të shkruarit të historisë!